• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllja e 1/3 së listës së kandidatëve për deputet, caktohet data për seancën në Kushtetuese

10:09 : 29/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ta zhvillojë më 26 nëntor seancën publike lidhur me kushtetutshmërinë e ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor.

Kjo seancë është në përgjigje të kërkesave të dy partive politike, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit dhe Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, të cilat kanë apeluar në këtë gjykatë duke kërkuar shfuqizimin e nenit që parashikon përbërjen e listave për deputetë.

Kodi i ri zgjedhor u miratua në seancën plenare të 26 Korrikut me 106 vota pro dhe 2 kundër, pas një pakti të arritur mes dy partive kryesore, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike.

Kodi i ri parashikon mbylljen e 1/3 të listës së kandidatëve për deputetë dhe padia në Kushtetuese është bërë vetëm për shfuqizimin e këtij neni dhe jo për pjesën tjetër, siç është vota e diasporës.

Më konkretisht neni parashikon mbylljen e pjesës së parë të listës 1/3 e saj dhe pjesa tjetër 2/3 do të jetë listë e hapur, ku edhe një votë do të bëjë diferencën.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh në PS? Rama mbledh nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

Amnistia Penale/ Politologu: Ka deputetë që votuan ligje për të nxjerrë familjarët nga burgu

Me këtë kod zgjedhor, rreth 30% e emrave të deputetëve në krye të listës që do ta kenë vendin e sigurt në Kuvend, do të përcaktohen nga kryetarët e partive. Emrat e renditur më poshtë më pas do të zgjidhen me vota preferencia, nëse partitë arrijnë të marrin më shumë se rreth 30% të mandateve në një qark.

Më konkretisht, në Qarkun Tiranë që janë 36 mandate deputetësh, 12 emrat e parë të listës së kandidatëve të një subjekti zgjedhor, janë emra të sigurt për t’u futur në Kuvend, mjafton që forca politike të arrijë numrin e votave për të çuar në parlament 12 deputetë.

Pas këtij numri rendor, do të ketë një garë të hapur mes emrave që renditen, duke hyrë në funksion ai që konsiderohet si votë preferenciale, që do të përcaktojë më pas se cilët emra do të marrin mandatin, referuar numrit të votave personale.

Kështu, ka një hapje të vogë të listës, teksa kryetarët e partive do të arrijnë të futin “besnikët” e tyre në Kuvend, pa i vendosur në sfidën se sa vota preferenciale kanë në terren. Gjithçka do të jetë në dorë të kryetarëve të partive se kë do të futin në listën e sigurt dhe kë jo.

Por, duke qenë se lista e kandidatëve për deputetë është shumë e gjatë, vetëm emrat e parë arrijnë të futen në Kuvend dhe numri i deputetëve që do të zgjidheshin nga votat preferenciale do të jetë shumë e vogël.

Nëse kjo formulë do të ishte aplikuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, atëherë 31 deputetë do të ishin zgjedhur të mbështetur nga vota e qytetarëve dhe 109 të tjerë do të ishin të mbrojtur/favorizuar nga renditja e partisë.

Dy subjektet politike, LZHK dhe Shqipëria Bëhet argumentojnë se kjo dispozitë dëmton demokracinë e brendshme të partive dhe të drejtën e zgjedhësve për të zgjedhur lirisht përfaqësuesit e tyre.

Seanca e 26 nëntorit pritet me interes të lartë nga opinioni publik dhe politik, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të ndikojë ndjeshëm mbi zgjedhjet e ardhshme dhe mbi procesin e hartimit të listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike.

Etiketa: 26 nentordeputetGjykata Kushtetuesekandidatetkodi zgjedhorlistatmbyllja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çfarë po ndodh në PS? Rama mbledh nesër në mëngjes drejtuesit politikë të qarqeve

18:22 : 23/06/2026
AKTUALITET

Amnistia Penale/ Politologu: Ka deputetë që votuan ligje për të nxjerrë familjarët nga burgu

21:56 : 18/06/2026
Lajmet e Dites

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për emrat e rrugëve, Osmani: Ditë e zezë për shqiptarët

18:18 : 17/06/2026
AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor për çështjen “McGonigal”, pranon atë për zgjedhjet

17:36 : 01/06/2026
AKTUALITET

Grabitja në Rinas/ Vëllezërit Çala i drejtohen Kushtetueses, kërkojnë rrëzimin e vendimit të GjL-së

14:21 : 27/05/2026
AKTUALITET

Kushtetuesja mbyll shqyrtimin për “Diellën”, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

16:30 : 26/05/2026
Para
Makina e Renato Çepa

Do i vendoste tritol "Kel Llumit", por i shpërtheu në dorë/ Identifikohet viktima

TË GJITHA

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş