• Kontakt
Saturday, July 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Magazina me 195 kg drogë në Korçë/ Zbardhen EMRAT e katër të arrestuarve (PAMJE)

09:37 : 25/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona pas zbulimit të magazinës në fshatin Voskop ku thahej droga dhe përgatitej për t’u shitur.

Në prangat e uniformave blu kanë rënë pronari i magazinës Andon Demirshan, bashkëpunëtori i tij, Gentian Guri dhe dy të tjerët Anesti Burda e Redion Hamitaj.

Ndërkohë janë marrë nën hetim 3 shtetase për moskallëzim të krimit. Të arrestuarit dhe 3 punonjëset e marra nën hetim raportohet se janë kapur në flagrancë brenda ambienteve të amgazinës.

Në vijim të hetimeve u identifikua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim shtetasi me iniciale S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë operacionit u sekuestruan 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje), që u gjetën në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.

Lexo edhe:

Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve /EMRI

Sekuestrohen 46 kilogramë kanabis në Rinas, arrestohen dy poseduesit

Gjithashtu policia sekuestroi edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

“Sekuestrohen 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje), që u gjetën në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Sekuestrohen edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, gjatë kontrolleve intensive në territor dhe në ambiente të mbylluara, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë siguruar informacion për përshtatjen e një ambienti për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Voskopi”, kanë ndërhyrë menjëherë në ambientet e magazinës në pronësi të shtetasit A. D., në fshatin Voskop, ku kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:

A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Voskop, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”;

G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

A. B., 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe R. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në ambientet e magazinës, u kapën në flagrancë 3 shtetase për të cilat nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të hetimeve u identifikua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën të kultivuara 2 bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • Pamje nga droga e sekuestruar në Korçë:

Etiketa: arrestimedrogekanabisKorcevoskop

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve /EMRI

22:40 : 03/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Sekuestrohen 46 kilogramë kanabis në Rinas, arrestohen dy poseduesit

20:54 : 03/07/2026
AKTUALITET

Njeriu që afroi Khayattët e Zvërnecit me Trump, kërkon hetimin e lidhjeve të qeverisë Rama me drogën

13:00 : 03/07/2026
AKTUALITET

Kishin kultivuar 1874 bimë kanabis, arrestohen babë e bir në Kukës

12:13 : 03/07/2026
AKTUALITET

Drogë në tokë shtetërore/ E pësojnë 3 punonjës të Zonave të Mbrojtura në Divjakë! Sekuestrohen 44 kg lëndë narkotike

11:54 : 03/07/2026
AKTUALITET

Kriminologu italian: Mafia shqiptare kontrollon pjesën më të madhe të trafikut të kokainës në Evropë

11:37 : 03/07/2026
Para

Arrestohet i riu në Tiranë, shpërndante kokainë në zonën e 'Xhamllikut' dhe 'Freskut'

TË GJITHA

E moshuara bie nga autobusi, transportohet në spital në gjendje të rëndë

13:02 : 04/07/2026

Sot protesta kombëtare, diaspora vjen me këngë patriotike dhe flamuj/ VIDEO

12:42 : 04/07/2026

Shqipëria, e fundit në rajon për logjistikën në tregti, e vetmja që shënoi rënie

12:32 : 04/07/2026

Avokati i protestuesit: Niko Qarkaj është dhunuar në burg pas krizave të epilepsisë

12:14 : 04/07/2026

Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

11:54 : 04/07/2026

Pas zjarrit në malin e Shëngjinit, ndizen dhe 3 vatra të tjera në Zadrimë, Balldren dhe Pllanë

11:38 : 04/07/2026

Lëvizte me armë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë. Policia sekuestron 40 fishekë dhe një radio

11:31 : 04/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişbetosferen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkHoliganbetultrabetnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetPerabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom giriş