• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djalli i zi kthehet në vendin e krimit

09:36 : 27/07/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Enver Bytyçi

Djalli i zi ishte më 22 korrik 2026 në zonën turistike malore të Thethit. I shoqëruar nga së paku dy djajë të tjerë shkoi, ai në vendin e krimit të para një viti dhe sërishmi shiti hilet dhe intrigat e veta. Nëse i numërojmë këto hile e intriga, do të ishte besoj e 1001-ta në radhën e të gjitha mashtrimeve që djalli ka bërë gjatë kohës së tij në postin e numrit një të qeverisë shqiptare. Në këtë aspekt, ai nuk ka konkurrent. Nuk e kanë konkurruar dot as më djallëzorët e planetit në raport me shqiptarët, pra serbët!

Shihni si e shet hilen e radhës djalli i zi! U tha banorëve të Thethit se pronën ju e keni të trashëguar brez pas brezi, por ju nuk keni letra. Letra të bën pronar, tha djalli i zi. Nuk të bën pronar trashëgimia, siç jo të bën të tillë psh., në çdo vend europian e në botë. Dhe më pas vazhdoi: – Që ju të bëheni pronarë të pronës suaj të trashëguar, duhet të aplikoni te “Paketa e Maleve”. Pasi të aplikoni me projekte, ne e shohim atë dhe e miratojmë. Pasi ta miratojmë, ne jua japim letrat, por ju duhet të paguani një euro për m². Pse këtë një euro? Që ti, viktima e djallit, ta besosh se “kryeministri po të bën ty pronar”. Ti nuk ke pse i je mirënjohës as babës, as gjyshit e as stërgjyshit për pronën që ta kanë lënë trashëgim. Mirënjohja duhet të shkojë për djallin e zi. A nuk i prishi kishat e xhamitë djalli i kohës së komunizmit, me qëllim që “populli ta dinte për Zot atë”?!

Kushdo që ka pak tru e lexon fare lehtësisht fabulën e djallit të zi. Ai edhe e pranon se prona dhe toka janë të banorëve të Thethit, e trashëguar nga një brez te tjetri, edhe u kërkon një euro pagesë për ta bërë të tyren. Mesazhi është: – Ti e ke të trashëguar pronën! Ti e ke tënden atë. Por vetëm nëse ta jap unë, padishahu i madh i shndërruar në një djall të zi. Vetëm nëse ti bën një projekt tek arkitekti i preferuar i imi. Vetëm nëse ti paguan “taksën” e korrupsionit! Vetëm nëse ti pastron paratë e drogës e të krimit të organizuar! Dhe në fund, vetëm nëse ti këtë pronë dhe këtë pasuri e aktivizon dhe e shndërron në fuqi dhe vota për Rilindjen! Në të kundërtën, nëse nuk je me mua, atëherë ti do të marrësh “noc rrokun”, siç i pëlqen të thotë shpesh herë!

Lexo edhe:

Spraj dhe piper drejt protestuesve, përfundon në ambulancë njëri prej tyre

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

Shihni kurbën e mashtrimit të djallit të zi! Në kohë fushate, para zgjedhjeve të 14 majit 2025, shkoi ai në Theth dhe thethianëve ua dha tapitë e tokës. U premtoi leje dhe legalizime për bujtinat e ndërtuara në trojet e vjetra të gjyshërve. Por sapo mbaruan zgjedhjet çoi aty fadromat dhe prishi, shkatërroi dhe rrafshoi me tokën rreth 100 biznese të tilla. Arsyeja? Sepse thethianët nuk votuan në shumicë për Rilindjen dhe djallin e zi. Ishte një hakmarrje primitive e bazuar në pabesi! Ish te një nga kulmet e hileve dhe intrigave të tij. Megjithatë, ai mori guximin të shkojë sërishmi në vendin ku kreu krimin e shëmtuar. Ishte atje të mërkurën e kaluar dhe elaboroi hilen e radhës. “Nuk kam thënë se nuk do të prishen bujtinat që i prishëm”, u thoshte! Dhe askush nuk i thoshte: – Po ti ke pallate në mes të Tiranës të ndërtuara pa leje dhe nuk ndërmerr asnjë veprim. Të kanë mbetur bujtinat e Thethit të dëshmosh arrogancën dhe diktatin tënd?!

Megjithatë, kësaj radhe djalli u bë “engjëll”! U ofroi edhe njëherë dorën e bashkëpunimit me sentencën “Ju keni prona e toka, por pa mua ato nuk vlejnë”! Dhe nëse unë jam kushti i zhvillimit të tyre, ju duhet të më bindeni dhe madje të më votoni, sepse zgjedhjet lokale po afrojnë. Nuk ka në botë regjisor, shkrimtar, romancier që fantazon me kaq shumë djallëzi dhe që vepron me kaq shumë hipokrizi! Kameleonët janë njëmijë vite mbrapa fantazisë së hileve të kryeministrit të Shqipërisë. Ata kanë dalë jashtë loje në shfaqjet e tyre, krahasuar me djallin e zi.

Hileja qëndron edhe diku gjetkë. Kur djalli i zi i prishi bizneset e Thethit kishte për qëllim dy objektiva të tjerë: – T’u thoshte shqiptarëve se “kur unë matem me malësorët e Prek Calit dhe bajraktarët e Shalës, Shoshit dhe Thethit, juve të tjerëve nuk ju kam në llogari. Kur unë mundem që këta “burra malësie” t’i godas keq atje ku atyre iu dhemb më shumë dhe prapë të më pranojnë në sofër, ju nuk ju kam në defter”! Kjo është njëra prej hileve të tij. Tjetra ka të bëjë me ngjarjet e ditës. Thethi dhe pritja e thethianëve i shërbeu djallit të zi që me t’u kthyer në Tiranë të nxjerrë vendimin e qeverisë së tij për të investuar në zonat e mbrojtura. Pra, u tha protestuesve dhe opozitës se “unë e mora dekretin e Thethit për këto investime dhe nuk do të ndalem edhe pse BE dhe protestuesit janë kundër.

Kryeministri ynë ka vendosur të sillet me shqiptarët, me pronat e tyre dhe trashëgiminë tonë kulturore, siç sillen djajtë e zi me këto fondamente të jetës njerëzore. Tashmë shumica e qytetarëve shqiptarë e ka kuptuar këtë hile. Por ka nga ata që ose nuk e kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë, sepse në një farë mënyre edhe ata bëjnë lojën e djallit të zi. Pra duan të përfitojnë diçka të paligjshme e të pandershme nga djallëzitë e kryeministrit tonë. Nga këta ka jo pak brenda dhe jashtë vendit. Sidomos emigrantë të shtëpive të barit apo të trafikut të drogës. Këta janë kontingjenti që është përdorur dhe po përdoret edhe në “Paketën e Maleve” nga Edi Rama! Djalli i zi e i madh bashkëpunon me djajtë e drogës dhe krimit të organizuar! Nuk ndalet as ai, as ata! Duhet t’i ndalim ne shqiptarët që vuajmë pasojat e këtyre djallëzive dhe hileve e intrigave pa fund!

Etiketa: Edi Ramaenver bytycitheth

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Spraj dhe piper drejt protestuesve, përfundon në ambulancë njëri prej tyre

10:43 : 27/07/2026
AKTUALITET

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Jemi kthyer në makthin e Ramës! Do ta rrëzojmë

20:32 : 26/07/2026
AKTUALITET

“Empati me fjalë, arrogancë me vepra”/ Protestuesit i përgjigjen Ramës me pankarta

20:26 : 26/07/2026
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:58 : 26/07/2026
AKTUALITET

“Mobilizimi më i madh ndër vite”/ CNN: Objektivi i protestave është Edi Rama

19:40 : 26/07/2026
Para

“Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”, qytetarët me domate e speca para Parlamentit

TË GJITHA

Sherr masiv në zonën e plazhit në Durrës, plagosen me thikë tre të rinj

10:53 : 27/07/2026

Çmimet e shtrenjta, ngadalësohet ritmi i kursimeve, teksa familjet konsumojnë më shumë

10:50 : 27/07/2026

Spraj dhe piper drejt protestuesve, përfundon në ambulancë njëri prej tyre

10:43 : 27/07/2026

“Po merren zvarrë protestuesit për ju”/ Shehaj-socialistëve: “Blindoheni” këtu sepse keni frikë!

10:39 : 27/07/2026

Policia shtrin në tokë qytetarët, shoqëron me forcë disa protestues

10:33 : 27/07/2026

Zjarr në hyrje të Ksamilit, flakët pranë një resorti

10:27 : 27/07/2026

Kuvendi i rrethuar nga protestuesit/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshimet në përbërjen e komisioneve

10:24 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş