Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Lushnjë Berat.
Nga informacionet paraprake, mësohet se një autobot që po transportonte karburant është përplasur me një mjet bujqësor, traktor. Drejtuesi i autobotit, shtetasi Petro Peti, ka mbetur i bllokuar në autobot.
Policia ndodhet në vendion e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.














