• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Çdokush prej jush keni minimalisht një arsye madhore për të dalë në protestë

15:44 : 06/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha shtresave të popullsisë që të bëhen bashkë dhe të protestojnë nesër, për çdo arsye që ata kanë të dalin nesër në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës. Duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën më të madhe që do të organizohet nesër në Tiranë, Berisha u shpreh se, nga nesër nis mosbindja civile pa ndalim. Sipas tij, Europa na mëson një gjë që demokracia fitohet e nuk dhurohet.

“Thirrja ime sot, shkon për të gjithë pensionistët. Nëse rritja e pensioneve, 7 mijë lekë të vjetra, që u bëri Edi Rama dhuratë, mjafton për ilaçet tuaja. Mjafton për ushqimet tuaja. Mjafton për nevojat tuaja. Ju edhe mund ta shmangni protestën e nesërme për votën e lire. Por nëse është e kundërta, atëherë mosbindja civile edhe për ju, bëhet një detyrim. Vetëm qeveria teknik, vota e lire sjelle ndryshimin, sjell pensionin qe ju meritoni. O sot o kurrë është radha jone! Thirrja ime sot, shkon për të gjithë amvisat shqiptare. Ju kërkoj 5 minuta, të bëni një llogari. Sa para ju duheshin për të mbushur një shportë me ushqimet baze 11 vite me pare? Krahasojeni pak, me sa para u duhen sot, për të mbushur një shportë me po të njëjta ushqime.

A janë rritur pagat, aq sa të përballohet kjo rritje stratosferike çmimesh? Eurostat thotë se shqiptarët sot, paguajnë çmimet më të shtrenjta në Europë për ushqimet dhe kanë të ardhurat më të ulëta. Nëse dhe për ju rezulton kështu, atëherë mosbindja civile per votën e lire edhe për ju, është një detyrim. O sot o kurrë Është Radha jone Thirrja ime sot, shkon për të gjithë bizneset. Për biznesmenët e vegjël kam disa pyetje. Sa net pa gjumë kaloni ju, në ankth për monopolet e qeverise që po gllabërojnë xhiron tuaj? Apo për taksat që përlajnë edhe ato pak fitime që keni? A keni dëgjuar ndonjë zgjidhje nga qeveria, për mungesën e punëtorëve? Për informalitetin? Por edhe për biznesmenët e mëdhenj të ndershëm të këtij vendi. Sipërmarrjet tuaja, janë si një fëmijë i dytë për ju! Sa të sigurt ndjehen sipërmarrjet tuaja, djersa dhe mundimi, përballë klienteles se Edi Rames përballe shtetit, ku gjithë institucionet kontrollohen nga Edi Rama?

Bëni një reflektim të thjeshtë. Nëse sipërmarrjet tuaja sot ndihen të kërcënuara, atëherë mosbindja civile për qeveri teknike dhe votën e lire edhe për ju, është një detyrim. O sot o kurrë është radha jone. Të fundit, por absolutisht jo për rëndësi. Thirrja ime sot, shkon për të gjithë fermerët tanë qe janë sot fermerët me te braktisur dhe nënçmuar ne Ballkan dhe Europe. Sakrifica e tyre shkon dëm, në qindra ton të korrura, që hidhen në plehra, sepse Edi Rama preferon më shumë fermerët serbë se ata shqiptar, atëherë mosbindja civile, për qeverinë teknike për votën e lire bëhet një detyrim për te gjithë ju si rruge shpëtimi. O sot o kurrë per qeveri teknike votën e lire është Radha jonë. Unë nuk dua të zgjatem. Por sot çdo mjek, çdo arsimtar, çdo punëtor, çdo avokat, profesionist i lirë, apo çdo punonjës i ndershëm administrate. Çdo i ri dhe çdo i moshuar. Çdo besimtar i çdo feje, sot të gjithë keni minimalisht nga një arsye personale madhore, për të dalë nesër në mosbindje civile për qeveri teknike për votën e lire. O sot o kurrë është radha jonë! Nuk ua them unë këtë. Por ndërgjegjja juaj,” tha Berisha.

Etiketa: arsyeBerishaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
AKTUALITET

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026
Para

Izraeli kryen goditje masive në Bejrut, teksa shqyrton kundërpërgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş