• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK me frena para “peshqve të mëdhenj”, merr si të pandehur vetëm 5% e të hetuarve për korrupsion

09:16 : 26/09/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

“Peshqit e mëdhenj” arrijnë t’i shpëtojnë rrjetës së SPAK-ut dhe të Gjykatës së Posaçme. Këtë e tregon një raport për rezultatet e punës së organeve të drejtësisë së re, që përfshin punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të Gjykatës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Raporti, që rendit dhe krahason statistikat e punës së SPAK dhe GJKKO arrin në përfundimin se zyrtarët e nivelit të lartë që u morën të pandehur janë më pak se 5% e të hetuarve për korrupsion gjatë vitit që shkoi. Dokumenti është hartuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Nga gjithsej 586 të pandehur që u dërguan për gjykim në raste korrupsioni, thotë raporti, vetëm 32 ishin zyrtarë të lartë, që përbën 5.46% të totalit.

“Ky numër nënvizon vështirësitë e vazhdueshme në sjelljen e zyrtarëve me pushtet para drejtësisë. Edhe tek dënimet ka sfida të rëndësishme. Nga gjithsej 479 dënime për korrupsion, vetëm 20 prej tyre përfshinin zyrtarë të lartë, që përbën 4.17% të totalit. Kjo sugjeron se ndonëse ka një përpjekje për të sjellë para drejtësisë individët në pozita të larta, numri i dënimeve të dhëna ndaj tyre mbetet dukshëm i ulët, duke lënë kështu të kuptohet se sfidat në adresimin e korrupsionit në nivelet e larta mbeten ende të mëdha” thuhet në raport.

Mes të dënuarve nga 2020 deri në 2023 janë 3 ish gjyqtarë, 1 ish prokuror, 1 ish anëtar i KPA-së, 3 ish kryetarë bashkie, 1 kryetar bashkie, 1 ish nënkryetar bashkie, 1 ish zv.ministër i brendshëm, 1 ish sekretar i përgjithshëm ministrie, dhe 2 ish deputetë.

Lexo edhe:

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

Nga 1 mijë të pandehur thotë raporti, janë hetuar 43 zyrtarë të lartë për korrupsion.

Prej tyre janë dërguar për gjykim 32, si të dyshuar për korrupsion dhe u dënuan për këtë lloj krimi 20 zyrtarë të lartë.

Numri i vogël i zyrtarëve të lartë të dënuar, pa i hyrë cilësisë së hetimit, është tregues se ata që u quajtën “peshqit e mëdhënj” janë ende të paprekshëm nga drejtësia e re. Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe abuzim me fondet publike ishte motivi kryesor që iu hodh publikut duke arsyetuar nevojën e një reforme në drejtësi. Supozohej që largimi nga detyra i qindra ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve, do të ripërtërinte sistemin duke sjellë në detyrë prokurorë dhe gjyqtarë që do të frenonin korrupsionin në nivelet më të larta.

Që kjo nuk ka ndodhur, nuk e tregojnë vetëm shifrat, por edhe një sërë dosjesh hetimore që tregojnë se SPAK ka një vijë të kuqe të cilën nuk arrin ta kalojë, madje në disa raste hetimet zmbrapsen sapo del një personazh politik. Rastet më flagrante së fundmi janë ato për hetimet e kompanisë “5D”, ku janë arrestuar të gjithë drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpuntorët më të ngushtë të kryetarit, Erjon Veliaj, ndërsa ky i fundit vetëm është marrë në pyetje nga ata që i quajti “kolegë” të tij. Hetime të tjera për të cilat prokurorët janë kufizuar në ndëshkimin e të gjithë zyrtarëve të lartë të përfshirë janë ato të inceneratorëve, të sterilizimit, të përgjimeve të SKY ECC etj.

Në diferëncë nga çfarë ndodh në anën e pushtetit, duhet thënë se SPAK nuk është zmbrapsur para hetimeve që prekin opozitën, ku janë marrë nën hetim politikanët që kanë mbajtur detyrat më të larta shtetërore, si Sali Berisha ish-kryeministër dhe ish-president, Ilir Meta ish-kryetar kuvendi dhe ish-president, Fatmir Mediu ish-ministër i mbrojtjes etj./ Lapsi.al

Etiketa: hetimkorrupsionpeshqspakzyrtare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
SPORT

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
Para

Skavica/ Aktivistja përplaset me Ramën në SHBA: Po bëni “gjenocid” në Dibër (VIDEO)

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş