• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga lëvizjet në qarqe deri tek ndryshime në kryesi, çfarë ndodhi në Asamblenë e PS

15:44 : 08/09/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Për më shumë se 2 orë, Partia Socialiste zhvilloi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare këtë të dielë, teksa u morën disa vendime të rëndësishme për këtë forcë politike, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në pranverën e vitit 2025.

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kreu i PS, që në fillim paralajmëroi deputetët me më shumë se një mandat, se do të jenë në garë të hapur, teksa të rinjtë do të jenë pjesë e listës së mbyllur.

“Sot hapim një kapitull të ri të kësaj partie. Nisemi drejt përballjes për një mandat të katërt të PS, pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati skuadra e re përfaqësuese për Shqipërinë 2030. Deputetët me më shumë se një mandat, pa përjashtuar dhe drejtuesit e qarqeve, të jenë në garë të hapur si të gjithë të tjerë. Në listën e mbyllur do të jenë pak prej tyre me detyra specifike. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do të jenë deputetë me vetëm me një mandat dhe të rinj dhe të reja që do të jenë në këtë listë”, tha Rama.

Lëvizjet në qarqe, ndryshohen drejtuesit politikë

Një ndër vendimet kryesore që u mor gjatë ditës së sotme në Asamble, ishte ndryshimi i drejtuesve politikë në qarqet e vendit, teksa kishte lëvizje por edhe emërime të reja.

Lexo edhe:

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

Qarku i Tiranës që dikur drejtohej vetëm nga Erion Veliaj, tashme do të ketë dhe dy drejtues të ri, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.

Ndërkohë që në Qarkun e Durrësit, largohet Ardian Çela, ndërkohë që drejtuese politike do të jetë kryebashkiakja e PS, Emirjana Sako.

Në Vlorë drejtues politike do të jetë Bledi Çuçi, ndërkohë që Rama ka larguar nga ky Qark Blendi Klosin, i cili do të qëndrojë vetëm Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Në Shkodër drejtues politik do të jetë vetëm Benet Beci, ndërkohë që më parë ishte Elisa Spiropali.

Fieri do të drejtohet nga Belinda Balluku, ndërkohë që është larguar nga ky qark Taulant Balla.

Sipas Ramës Taulant Balla do të jetë drejtues politik i Diasporës, pra do te koordinoje votimin e emigranteve.

Elbasani i hiqet Damian Gjiknurit, i cili zëvendësohet nga Arbian Mazniku.

Ndërkohë që Berati i është besuar Ervin Demos. Ulsi Manja katapultohet ne Lezhë.

Ndërkohë që Qarku Dibër i është besuar Blendi Goxhnes.

Pandeli Majko mban drejtimin e Kukësit, NIko Peleshi konfirmohet drejtues Politik në Korçë, kurse Kumbaro në Gjirokastër.

Rama i heq kontrollin e Tiranës Veliajt

Vëmnendjen kryesore në Asamblenë e Partisë Socialiste e mori heqja nga kontrolli i plotë i qarkut të Tiranës Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj, e ka drejtuar fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në dy zgjedhjet e fundit, teksa vendimi i Ramës që këtë funksion ta ndajë me kryparlamentaren Elisa Spiropali dhe ministren e Arsimit Ogerta Manasterliu, duket se nuk e ka pritur mirë.

Teksa Rama ia komunikoi publikisht, kamerat u fokusuar tek Veliaj, i cili u shfaq i mërzitur.

“Qarku i Tiranës është jo vetëm qarku me listën më të gjatë të kandidatëve, I cili do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve – më shumë se sa në zgjedhjet e shkuara – po edhe një qark ku mozaiku i bashkive që e përbëjnë, ka nevojë për një vëmendje e organizim të veçantë.

Prandaj barrën e drejtimit politik të qarkut Tiranë do ta ndajnë, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu”, tha Rama.

Ndryshimet në kryesinë e PS, Rama Largon Xhaçkën, Beqajn dhe Bushati

Pas caktimit të drejtuesve politikë në qarqe, kryeministri Edi Rama propozoi edhe emrat e rinj të kryesisë, konkretisht 7 burra dhe 7 gra, ku do të zgjidhen 10 në total, duke respektuar edhe kuotën gjinore, 5 me 5.

Emrat e propozuar nga kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama janë: nga burrat, Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Pirro Vëngu, Pjerin Ndreu, Toni Gogu dhe Vangjel Tavo.

Ndërsa nga gratë u propozua: Albana Koçiu, Anila Denaj, Delina Ibrahimi, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Klotilda Bushka dhe Lindita Nikolla

Me këto propozime të reja kryeministri ka lënë jashtë kryesisë aktuale, Olta Xhackën, Mimi Kodhelin, Blerina Gjylametin, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashin.

Kujtojmë që ish ministri Ilir Beqaj ndodhet prapa hekurave pasi akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian gjatë kohës që ai drejtonte SASPAC.

Ndërkohë për deputeten Olta Xhaçka ka një betejë që ka shkuar deri në Gjykatë Kushtetuese që lidhet me mandatin e saj të deputetes. PD kërkon që Xhackës ti hiqet mandati, për shkak se bashkëshorti i saj është investitor strategjik.

Emrat e propozuar për anëtar kryesie, do te zgjidhen 5 burra dhe 5 gra

1-Arben Pëllumbi

2-Erjon Braçe

3-Eduard Shalsi

4-Pirro Vëngu

5-Pjerin Ndreu

6-Toni Gogu

7-Vangjel Tavo

1-Albana Koçiu

2-Anila Denaj

3-Delina Ibrahimi

4-Etilda Gjonaj

5-Klodiana Spahiu

6-Klotilda Bushka

7-Lindita Nikolla

Rama: Opozita do jetë si në 1997

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri rolin e orakullit në lidhje me parashikimin për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen pranverën e vitit që vjen.

Për Edi Ramën, opozita do të marrë më pak mandate se në vitin 1997 dhe kjo për faj të drejtuesve të tyre.

“Ka vetëm një gjë që është më keq në Shqipëri dhe ajo është Partia Demokratike. Kemi një strukturë shkencore të kolauduar që bën anketime të opinioneve. Në zgjedhjet e ardhshme, PD zor se do të marrë më shumë mandate se në 1997. Mbajeni shënim. Këtë herë humnera është destinacion i asaj partie, i zgjedhur nga udhëheqësit udhëprerës të saj”, u shpreh Rama.

Po ashtu  Rama nuk harroi të sulmonte dhe opozitën, e cila sipas tij nuk ka asnjë ide përveç propagandës dhe baltës ndaj mazhorancës.

Lexo edhe:

Vrasja e Egli Progës, Rama bën prokurorin! Sulmon opozitën dhe mediat: Organizuan protestë mashtruese

Etiketa: AsambleaBeqajperjashtimepsRamaVeliajvendimexhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025
AKTUALITET

Në kulmin e vapës/ Treshja Rama-Karakaçi-Dalipi lënë pa drita Beratin

13:11 : 05/07/2025
AKTUALITET

“Flluska” e ndërtimit në Tiranë/ Agjenti imobiliar: Po “ftohet” tregu i shit-blerjes së apartamenteve

09:00 : 05/07/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

08:34 : 05/07/2025
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkise Vlore, Ermal Dredha gjate nje ceremonie te organizuar me rastin e 34 vjetorit te Partise Socialiste. Gjate ceremonise, pjesemarresit kane folur per fitoren gjate zgjedhjeve te 11 majit dhe integrimin ne BE./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Vlora Mayor, Ermal Dredha during a ceremony organized on the occasion of the 34th anniversary of the Socialist Party. During the ceremony, participants spoke about the victory during the May 11 elections and EU integration.
AKTUALITET

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”

15:37 : 04/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimi i Veliajt? Rama në dilemë: Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë!

11:16 : 04/07/2025
Para

“I dashuri im kishte fëmijë, por s'ishte i martuar”, Klea Prenga reagon sërish pas sulmit nga motrat Berisha

TË GJITHA

Përmbytjet në Teksas, shkon në 51 numri i të vdekurve

09:01 : 06/07/2025

Pësoi dëmtim të rëndë ndaj PSG, ja sa pritet të mungojë Musiala

08:47 : 06/07/2025

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune

08:36 : 06/07/2025

Tragjedi në Kosovë, vajza 2-vjeçare mbytet në pishinën e familjes

08:30 : 06/07/2025

Këmbimi valutor 6 korrik 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:17 : 06/07/2025

Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet

08:10 : 06/07/2025

Temperaturat shkojnë në 40 gradë, ja parashikimi i motit për sot

08:03 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com