• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës/ Spiropali thërriti Këshillin e Legjislacionit, reagon Bardhi: Urdhër anti-kushtetues!

16:51 : 08/08/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali thërriti Këshillin e Legjislacionit, pas kërkesës së PD-së për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për të zbatuar vendimin e Kushtetueses për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi shprehet se kryetarja e Kuvendit ka miratuar një urdhër anti-kushtetues, pasi sipas tij, ajo e ka detyrim kushtetues dhe ligjor të thërrasë sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit breda 3 ditëve nga paraqitja e kërkesës së 1/5 së deputetëve.

Sipas Bardhit, mbledhje e Këshillit të Legjislacionit, përveçse zvarritje e panevojshme e procedurës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është konsideruar edhe një procedurë antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së shton më tej se zvarritja 2 vjeçare e kësaj çështje, mos zbatimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është mbrojtje politike nga drejtësia të një deputeti të mazhorancës, bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës.

Reagimi i plotë:

Lexo edhe:

“As Diella nuk e beson”/ Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania!

‘Një aferë korruptive që ulëret’/ Bardhi për TEC-et lundurese: Të paprekshmit e SPAK quhen Rama dhe Balluku

“Kryetarja e Kuvendit ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të thërrasë sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit breda 3 ditëve nga paraqitja e kërkesës së 1/5 së deputetëve, për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Mbledhje e Këshillit të Legjislacionit, përveçse zvarritje e panevojshme e procedurës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është konsideruar edhe një procedurë antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Në paragrafin 61 të vendimit nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se: “Gjykata vlerëson se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet, struktura në të cilat shumica parlamentare ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të vendimit të Gjykatës, ka thirrur ekspert të jashtëm dhe, më pas, ka vlerësuar se çështja duhet t’i përcillet për votim seancës plenare”. 

Zvarritja 2 vjeçare e kësaj çështje, mos zbatimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është mbrojtje politike nga drejtësia të një deputeti të mazhorancës, bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës. Është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. 

Dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”.  Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.”

Ditën e djeshme, gupi Parlamentar i Partisë Demokratike iu drejtua me një shkresë kryeparlamentares Elisa Spiropali, ku kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, në lidhje me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Kërkesa është firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe 28 deputetë të tjerë të PD-së dhe opozitës.

PD kërkon që t’i hiqet mandati ish-ministres Xhaçka për konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik me vendim të Këshillit të Ministrave, për të ndërtuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në fshatin Gjilekë të Himarës.

Më konkretish, PD kërkon zbatimin e vendimit nr. 1, datë 23.01.2023 dhe nr. 55, datë 10.07.2024 të Gjykatës Kushtetuese dhe dërgimin po në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Etiketa: Elisa Spiropaligazment bardhimandatiolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“As Diella nuk e beson”/ Bardhi akuza Ramës për “Paketën e Maleve”: Propagandë, ja ç’thotë e-Albania!

12:26 : 26/07/2026
AKTUALITET

‘Një aferë korruptive që ulëret’/ Bardhi për TEC-et lundurese: Të paprekshmit e SPAK quhen Rama dhe Balluku

12:28 : 24/07/2026
AKTUALITET

Elisa i bie samarit ta dëgjojë gomari

17:22 : 23/07/2026
AKTUALITET

Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca

15:46 : 23/07/2026
AKTUALITET

Tabaku i përgjigjet Spiropalit: Bashkoni votat me opozitën për të çmontuar sistemin që vetë e ngritët!

14:04 : 23/07/2026
AKTUALITET

“S’ju rrezikojnë vezët e qytetarëve!” Bardhi në Kuvend: Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë

10:54 : 23/07/2026
Para

Urgjenca nuk i dërgoi ambulancën në kohë, ndërron jetë gjyshi i Efit

TË GJITHA

Horoskopi për nesër: Takime romantike, vendime të rëndësishme dhe kujdes me paratë

22:58 : 27/07/2026

Përplasen dy makina në Durrës, një i plagosur

22:56 : 27/07/2026

“Sara Mila, ushtare e sulltanit”, protestuesit: Ke të fala nga burgu i Elbasanit!

22:52 : 27/07/2026

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

22:47 : 27/07/2026

Fjalimi i fortë i Elsa Demos në protestë: Pas Teatrit dogjën pyjet dhe ndërtuan resorte

22:37 : 27/07/2026

Bardhi dënon publikimin e pamjeve nga Kuvendi: Është dhunë ndaj një gruaje

22:21 : 27/07/2026

Gazetari komenton protestën: Policia ka gazin dhe ujin, qytetarët kanë vezë e domate

22:06 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom giriş