Një përplasje e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur në rrugën “Vllazërimi” në Durrës.
Si pasojë e goditjes, njëri prej automjeteve humbi ekuilibrin dhe u përmbys në rrugë.
Bilanci paraprak flet për një person të plagosur, i cili u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, një tjetër person mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe u nxor me vështirësi nga efektivët e Policisë, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit janë ende në hetim, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të përplasjes.














