• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD e PS “bashkojnë forcat”, shpërfillin shoqërinë civile për të drejtën e informimit

16:39 : 30/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në 11 Qershor në sallën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mbajt seanca dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë vitit 2023.

 Më herët, Kuvendi ka thirrur shoqërinë civile për të dërguar komentet e tyre mbi punën e komisionerit dhe si mund të përmirësohet ajo, në kuadër të konsultimit publik.

 “Konsultimi është ajo formë e bashkëpunimit, ku organet e Kuvendit u kërkojnë përfaqësuesve të shoqërisë civile mendimin e tyre për një projektligj apo rreth një çështjeje të caktuar. Nisma dhe tema e konsultimit del nga organet e Kuvendi”, thuhet në manualin e pjesëmarrjes së publikut në procesin e vendimmarrjes.

 Kuvendi ka kryer hapin e parë të konsultimit publik, duke mbledhur komente nga shoqëria civile. Këto komente u janë dërguar vetëm një ditë përpara komisionit, deputetëve të qeverisë dhe opozitës, në datën 10 qershor, edhe pse palët e interesit i kishin depozituar në Kuvend që në muajin prill. Por në mbledhjen e 11 qershorit, gjatë diskutimeve të tyre, as qeveria dhe as opozita nuk u ndalën në komentet e shoqërisë civile.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është thirrur për të dhënë koment mbi këtë çështje nga Kuvendi dhe është përballur me mungesë reagimi.

Lexo edhe:

‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

Koha që i kanë vënë në dispozicion përgatitjes së komentit për punën e Komisionerit “është hedhur në kosh” nga deputetët, të cilët nuk e kanë parë të arsyeshme marrjen në konsideratë të këtyre komenteve.

Organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët janë ata që përballen çdo ditë me të drejtën e informimit dhe zbatimin e këtij ligji, si pasojë janë palë interesi që e përjetojnë pasojat negative të mosfunksionimit të ligjit apo mohimin e dhënies së informacionit nga institucionet.

Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit tha për Citizens se KSHH dërgoi mendime dhe sugjerime në kuadër të shqyrtimit të raporteve të tyre vjetore në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për nëntë institucione të pavarura përfshi Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 “Pavarësisht se kanë kaluar afro 2 muaj nga dërgimi i tyre, KShH nuk ka marrë përgjigje për nivelin e reflektimit të tyre në rezolutën e Kuvendit për veprimtarinë e këtyre institucioneve”, tha Skëndaj për Citizens.

 Ajo shtoi se KSHH ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme procesin e formalitetit në konsultimin publik, “i cili bën që grupet e interesit dhe shoqëria civile në tërësi të humbasë besimin tek procesi dhe rëndësia e tij në një shoqëri demokratike”.

 Sipas saj kjo mund të jetë edhe arsyeja pse shumë organizata të shoqërisë civile zgjedhin të jenë pasive në procese të tilla konsultative, “çka dëmton parimin e gjithëpërfshirës dhe të transparencës”.

Sugjerimet për punën e Komisionerit erdhën edhe nga përfaqësues të medias, konkretisht, gazetari Artan Rama.

Në një reagim për Citizens ai tha se komentet e tij nuk janë marrë në konsideratë nga asnjëra prej palëve. Sipas tij Kuvendi nuk ka zbatuar politikat e pjesëmarrjes së publikut.

“Kjo tregon se Kontrolli Parlamentar nuk ekziston! Kjo mund të pritet, deri diku, për deputetët e mazhorancës, të cilët janë kukulla të pushtetit, por mbetet e pashpjegueshme heshtja e përfaqësuesve të opozitës”, thotë Rama për Citizens.

Sipas një studimi të realizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), pas pothuajse një dekade nga miratimi i ligjit “Për njoftimin dhe Konsultimin Publik”, ai ka një zbatim të vakët, ndërsa ka nevojë për amendime.

Qindra dokumente përjashtohen çdo vit nga procesi i konsultimit, duke mos pasur një arsyetim për publikun.

Studimi provon atë që kanë përjetuar në rastin konkret organizatat dhe përfaqësuesit e medias. Pra nga njëra anë thekson se ka pjesëmarrje të ulët nga qytetarët si pasojë e mungesës së besimit, e nga ana tjetër nënvizon se dhe “kur flasim për grupe më të organizuara përveç mungesës së besimit kanë dëshmuar dhe raste kur kanë kontribuar aktivist dhe nuk janë marrë parasysh”. 

Problemi tjetër që ngre studimi i IDM është monitorimi. Nuk ka monitorim nga një institucion i pavarur, pra qeveria monitoron veten.

  • Qeveri e opozitë shpërfillin konsultimin publik

Ajo që bën përshtypje në këtë mes është mos përfshirja e deputetëve të opozitës. Teksa deputetët e qeverisë “lajnë duart” i shmangen përgjegjësisë për mospërshirjen në rend dite me përgjigjen “ne ua kemi dërguar deputetëve komentet”, deputet e opozitës nuk kanë një përgjigje të qartë.

Citizens u dërgoi kërkesa për koment dhe tentoi te komunikonte përmes telefonit me deputetët e pranishëm në komision.

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Klotilda Bushka në një përgjigje përmes koordinatores tha se “gjatë të gjitha mbledhjeve ku janë zhvilluar seancat dëgjimore ka theksuar që të gjitha komentet e ardhura për të gjitha institucionet i janë përcjellë të gjithë anëtarëve të Komisionit”.

Me përcjelljen e komenteve të ardhura znj. Bushka e konsideron të përfunduar detyrën e saj për konsultimin publik, teksa nuk ka një përgjigje për pyetjet “pse nuk janë marrë në konsideratë komentet dhe pse nuk janë futur në rend dite diskutimi”.

 Sakaq, relatori i komisionit z. Xhemal Qefalia tha se nuk i ka marrë komentet dhe se duhet t’i drejtoheshim zonjës Bushka për komente dhe jo atij, pasi ai “është thjesht një relator”.

Qefalia tha se nuk ishte detyrë e tij të përfshinte komentet, ndërsa kur u pyet se pse ai si deputet i Kuvendit nuk ka konsideruar që të përfshijë personalisht në fjalën e tij asnjë nga këto komente, tha se “nuk i janë vënë në dispozicion”, edhe pse ato i ka marrë me email një ditë më parë.

Gjatë komisionit z. Qefalia foli me superlativa për punën e komisionerit, teksa nuk pati ndonjë koment apo sugjerim për ndonjë përmirësim, ndërsa komentet e ardhura nga shoqëria nuk ishin pjesë e fjalës së tij.

Kampi i opozitës duket edhe më i paqartë.  Znj. Dhurata Çupi e pranishme në këtë komision dhe gjatë prezantimit të punës së komisionerit nuk bëri asnjë koment negativ apo pozitiv. E pyetur se pse nuk e ka konsideruar të përfshijë komentet e ardhura nga shoqëria civile në kuadër të konsultimit publik, znj. Çupi tha se “nuk e mban mend mirë se ka qenë dhe në një komision tjetër atë ditë” dhe se pyetjen e saj ja ka dhënë deputetit të opozitës Saimir Korreshit, i cili nuk bëri asnjë pyetje lidhur me të drejtën e informimit gjatë fjalës së tij.

 Zonja Çupi pranon se i ka marrë komentet, duke thënë se janë vënë në dispozicion të gjithë deputetëve dhe i janë dërguar institucioneve, por nuk ka një përgjigje të qartë se pse nuk janë përfshirë në komision. Duke iu shmangur pyetjes ajo përsërit gjatë komunikimit disa herë se ka lëvizur nga komisioni atë ditë dhe se pyetjen e saj ja ka dhënë z. Korreshi.

Mbi këtë situatë, gazetari Artan Rama shprehet se ka kërkuar nga disa prej deputetëve arsyet e qëndrimit të tyre, por shton se  ata “heshtën përsëri, mendoj se kjo kërkon nje hetim të mëtejshëm”.

Po ashtu, gazetari Artan Rama thotë se në këto rrethana edhe integriteti zgjedhor humb peshën e tij, “pasi kemi mbërritur në një pikë, ku deputetët kanë pushuar së përfaqësuari zgjedhësit e tyre”.

“Dhe kjo është më e rëndë se korrupsioni i qeverisë”, përfundon Rama./ Citizens.al

Etiketa: forcatkorrupsionkuvendPDpolitikapsRamashoqeria civileshpërfillin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Parlamenti i ri doli nga një farsë’/ Xhaferri: Opozita synon të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

17:15 : 07/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Boçi: Ka dy qëndrime brenda PD-së, nëse do futemi apo jo në Kuvend do e vendosin forumet

18:15 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025
Para

Zjarri përfshin pyllin e Bodës në Maliq, kërkohet ndihmë nga ushtria

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 8 shtator 2025

22:59 : 07/09/2025

Funerali i Giorgio Armanit, ja ku do të jetë banesa e fundit e stilistit legjendar

22:34 : 07/09/2025

Pranga shqiptarit në Greqi, dyshohet se dhu*oi fëmijën e tij 4-vjeçar

22:21 : 07/09/2025

Tirana zyrtarizon pasuesin e Miles, njihuni me trajnerin e ri të bardhebluve

22:07 : 07/09/2025

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com