• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga tensionet deri tek votimi i ministrave të rinj, çfarë ndodhi në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend

18:53 : 30/07/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ka zgjatur rreth një orë seanca e jashtëzakonshme plenare në Kuvend.

Mes tensionit dhe kaosit është shoqëruar kjo seancë plenare për shkak se opozita protestoi për ndryshimet në qeveri dhe emërimin e Elisa Spiropalit në postin e kryeparlamentares duke pasuar Lindita Nikollën e dorëhequr për arsye “shëndetësore”.

Fillimisht ishte kreu i Grupit te PD, Gazment Bardhu ai i cili ka kërkuar fjalën për procedure dhe ngritur si kërkesë që seanca të shoqërohej me debate për arsyet e lirimit nga detyra e ministrave: Balla, Peleshi dhe Mete.

Por Lindita Nikolla nuk i ka dhëne fjalën opozitës, duke thënë se një proces i tillë nuk shoqërohet me debat.

Në këtë moment Bardhi ka bllokuar foltoren dhe nuk kanë munguar debatet me tone të larta, ndërkohë që Lindita Nikolla e ka përjashtuar nga seanca kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Gjithashtu Nikolla ka rrëzuar kërkesën e Grupit të PD për seancë me debat 6 orë në lidhje me ndryshimet.

Tensionohet situata në Kuvend/ “Gënjeve Parlamentin, the jam sëmurë”- Bardhi përplaset me Nikollën, kryeparlamentarja: Të të vijë turp

  • Bardhi përplaset me Nikollën: “Gënjeve Parlamentin, the jam sëmurë”

Bardhi është përplasur me Lindita Nikollën, duke i thënë se ka gënjyer sallën me arsyen e largimin nga posti i kryeparlamentares, duke u shprehur se ishte sëmurë.

Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se duhet ‘t’i vijë turp’ me fjalët që përdor dhe insinuatat që krijon. Përplasja Bardhi-Nikolla:

Bardhi: Gënjeve Parlamentin dhe sallën, the jam sëmurë. Ju zbatoni kodin mafioz.

Nikolla: Ti je i përjashtuar s’mund të marrësh fjalën për procedurë.

Bardhi: Si nuk të vjen turp?

Nikolla: Ty të të vij turp për fjalët që përdor dhe për insinuatat që krijon…

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e sotme në Parlament ka nisur me tensione, pasi deputetë të opozitës kanë krijuar zhurmë teksa kryeparlamentarja Nikolla njoftonte pikat e diskutimit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar vazhdimisht të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se është përjashtuar nga seanca.

  • Mes kaosit, PS miraton ndryshimet në qeveri
Teksa foltorja e Parlamentit është rrethuar nga gardistët, Bardhi është afruar i shoqëruar nga deputetë të tjerë demokratë, ndërsa i është drejtuar kryetares së Parlamentit me fjalë të ashpra.

Mes kaosit që shkaktoi opozita, Kuvendi ka miratuar me “shpejtësi” ndryshimet në qeveri.

  • Shkarkimi i Elisa Spiropalit:

79 pro
2 abstenim
2 kundër

  • Shkarkimi Ervin Metes, ministër financave

78 pro
2 abstenim
5 kundër

  • Sharkimi i Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes

78 pro
2 abstenim

  • Shkarkohet Taulant Balla, ministër i Brendshëm

84 Pro
Abstenim 0
2 kunder

  • Emërimet e reja, Petrit Malaj, ministër i Financave,

Pro: 77 pro
2 abstenim
14 kunder

  • Pirro Vengu. ministri i Mbrojtjejs

77 pro
2 abstenim
12 kundër

  • Ervin Hoxha, ministri i Brendshëm

76 pro
2 abstenim
11 kundër

  • Taulant Balla, ministër për Parlamentin

78 pro
9 kundër

 

  • Bardhi: Krimi i organizuar ka diktuar emërimin e tre ministrave të rinj

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur pas seancës së posaçme në Kuvend, duke thënë se emërimet e reja janë diktuar nga krimi i organizuar.

Sipas tij, tre ministra janë individë anonimë që janë keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale të përqendruara na qarkun e Durrësit.

“Së pari më lejoni të shpreh qëndrimin tonë në emër të grupit të PD për këtë që ndodhur sot. Nga sot krimi i organizuar është dhe më i fuqishëm në qeverisjen e vendit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka diktuar Edi Ramës tre emërimet e reja në kabinetin qeveritarë, individë anonimë, që ishin keqpërdorur në pozicionet e tyre administrative deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale të përqendruara na qarkun e Durrësit”, tha Bardhi.

Ndër të tjera ai u shpreh se kryeministri Edi Rama kontrollon gjithçka dhe se asnjëherë nuk kërkon ndjesë për aferat korruptive të qeverisë së tij.

“Për ne nuk ka asnjë dallim mes Nikollës dhe Spiropalit. Edi Rama kontrollon gjithçka. Deputetët e tyre i trajtojnë si kartona që ngrihen dhe ulen, jo si përfaqësues të interesit publik. Keni dëgjuar ndonjëherë km të kërkojë ndjesë për Ahmetajn, Beqajn, Tahirin, Kokën? Të gjithë ministra të shkuar para drejtësisë për shkak të aferave të qeverisë. Nuk e ka bërë kurrë. Në vend që të vendosë pikën te problemi, nuk thotë jam unë, por problemi është Klevis Xhoxhi apo Zaka e Korçës.

Kjo tregon se sa kohë nuk kërkon ndjesë për aferat korruptive, do të thotë që mollët dhe dardhat i kanë ngrënë bashkë, kanë shtuar dhe qofte”, tha deputeti demokrat.

I pyetur nëse ka frikë të shkojë në zgjedhje me PS-në, Bardhi tha: “Rama do të vijojë të vjedhë zgjedhjet të përdorë krimin, administratën, paratë e pista. Ky është modeli i tij, të vjedhë zgjedhjet që të vjedhë Shqipërinë”.

  • Socialisti shtrëngon duart dhe nxiton t’u marrin numrat! Çfarë s’u pa në Parlament

Tre ministrat e rinj të kabinetit Rama, Petrit Malaj tek Financat, Pirro Vengu te Mbrojtja dhe Ervin Hoxha tek Ministria e Brendshme morën sot kartonat jeshilë të maxhorancës socialiste.

Votimi i tre ministrave të rinj u shoqërua me duartrokitje nga të majtët, ndërkohë që nuk munguan nga ata që shkuan të shtrëngojnë duart me ministrat e rinj.

Në foton e realizuar nga LSA, duket deputeti Denis Deliu, i cili shtërgun duart me Pirro Vengun, ndërkohë që është duke i marrë numrin ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Hoxha.

  • Me 75 vota pro, Spiropali merr drejtimin e Kuvendit

Mes kaosit që ka shkaktuar opozita, Elisa Spiropali është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me 75 vota pro dhe 4 kundër.

Në fjalën e parë të mbajtur si kryeparlamentare në seancën e sotme (30 korrik) të jashtëzakonshme, ajo tha se do të jetë vullnet mirë me opozitën, njësoj si me kolegët e saj të mazhorancës.

“Kolegë do kërkoja mirëkuptimin tuaj për këtë fjalë dhe më pas vijojmë me debate në sesionet e tjera. Mirënjohja është një fjalë e cila në gjuhën e dikujt që merret me politikë tingëllon si trokitja e një gote kristale fallco, sic tingëllojnë gjitha fjalët kyce të bashkëjetesës sociale, ku bashkëjetesa politike është territor i mbuluar me re te zeza gjykimesh dhe paragjykimesh të frikshme. Por edhe përtej këtij territori, në jetën e përditshme të turra-vrapit kapitalist dhe arrivist mirënjohja ka hyrë në garderobën e kostumeve në rrobave të vjetra, jashtë mode.

Sot dua të them që mirënjohjen që gjithnjë e e kam kuptuar si detyrim për të kthyer më shumë se sa kam marr, e ndjej si një shtysë për të bërë më shumë se sa kam mundur deri më tani. Nuk kam ndroje të pranoj se jam prekur si asnjëherë më shumë në jetën time publike, nga vlerësimi që më blatuan duke me zgjedhur kryetare kuvendi të Shqipërisë. Besoj që e di mirë që ky është një ushtrim jashtëzakonisht i vështir, por në fund jam e qartë që në këtë ushtrim cfarë shkon mirë është e juaja dhe cfarë shkon keq është e kujtdo që ju nxirrni këtu lart. Kjo nuk me tremb, por me motivon.

Mirënjohjen ia blatoj të parëve qytetarëve që më sollën për herë të parë në 2017 dhe më risollën në 2021 si deputete në këtë sallë. Mirënjohjen ua kam detyrim sot e gjithmonë secili koleg në sallë dhe kryetarit të kësaj shumice, njeriut më të pakënaqur nga vetja dhe nga ne, që ma besuan mua këtë përgjegjësi soleme. Në këto pak fjalë dhe në këtë situatë krejt atipike për mua, duke pasur parasysh 3 vitet e mandatit qeverisës kaluar në vijën e parë të zjarrit politik, dua të falenderoj me zemër zonjën grua që zëvendësova sot.

E dashur Lindita, gjatë 3 vite e drejtove këtë Kuvend me përkushtim, urtësi dhe durim, që më shtë dukur gjithnjë mbinjerëzor. Deri dje kisha një zili të çuditur për ty, sot kam një zili të sëkëlldisur nga krahasimi që do të më bëhet me ty. Uroj të të afrohem sa më shumë. Kolegë të opozitës, ju qeni mësuar të debatoni me mua në këtë sallë dhe përtej saj, dijeni se do tju shoh njësoj përballë, por nuk do të me keni përballë. Do të më gjeni vullnet-mire në krahun tuaj të djathtë, po njësoj si shokët e kolegët e mi majtas do të më kenë në krahun e majtë. Dua të dini, që sot se nëse do të gjykoj se duhet të ndërhyj si palë, nuk do ta bëjë këtu, por do të zbres poshtë në foltore”, tha Spiropali gjate fjales se saj.

  • Incident, deputeti i opozitës hedh ujë në drejtim të Ramës

Gjatë momentit të votimit dhe largimit të Nikollës, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit teksa ka protestuar duke qëlluar tavolinat.

Një prej deputetëve të opozitës e la lagur Edi Ramën me shishen e ujit që mbante në dorë, ndërsa kryeministri e mori me sportivitet duke i buzëqeshur. Menjëherë punonjësit e Kuvendit janë përkjekur që ta mbrojtur kreun e qeverisë me një dosje në mënyrë që të mos lagej.

 

1 nga 3
- +
Etiketa: bardhiEdi RamakorrupsionKuvendindryshimeopozitaperplasjeqeveriaspiropali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk ka arritur të sigurojë fakte të pakundërshtueshme për manipulimin e zgjedhjeve

21:23 : 06/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi që “zhduk” banorët te ish-uzina Dinamo: Do shembin pallatet, pronari ka marrë letra false

20:18 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
Para

Conference league/ Drita siguron turin e 3-të kualifikues, triumfon edhe në ndeshjen e kthimit (Video)

TË GJITHA

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com