• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ PD: Fondet e IPARD shkuan për njerëzit e pushtetit, investitorët strategjikë dhe krimin

12:14 : 27/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se fondet e IPARD janë vjedhur nga minsitrja e Ramës dhe ortakët.

Vangjeli tha se këto fonde në vend që tu shkonin fermerëve, kanë gostitur oligarkët dhe patronazhistët. Ajo shtoi se për këtë BE ka bllokuar fondet për fermerët shqiptarë dhe ka kërkuar që të kthehen mbrapsht disa milionë euro të fondeve të mëparshme.

Ajo tha paraqiti disa emra të cilët i konsideoi si përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË ANTIKORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI:

“Një lajm që ndoshta u ka shpëtuar, në serialin e gjatë të megavjedhjeve dhe megaskandaleve të qeverisë Rama, është se parlamenti i Lindës së bindur, rrëzoi kërkesën e PD për mocion me debat për fondet e IPARD, të cilat sipas OLAF, krahut investigativ të BE, janë vjedhur nga minsitrja e Ramës dhe ortakët e saj, dhe në vend që tu shkonin fermerëve, kanë gostitur oligarkët dhe patronazhistët.

Lexo edhe:

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

Për këtë BE ka bllokuar fondet për fermerët shqiptarë dhe ka kërkuar që të kthehen mbrapsht disa milionë euro të fondeve të mëparshme.

Në vijim po paraqesim për publikun disa nga përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR. Këta emra janë edhe arsyeja se pse Parlamenti e refuzon mocionin me debat të PD.

Të lidhur me inceneratorët

Sokol Tusha vëllai i Drejtorit të Veliajt Taulant Tushës i arrestuar për Inceneratorin e Tiranës përfitoi 196 mijë euro nga fondet e IPARD.

Petrit Tare ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës me subjektin “Bloom Fruits” shpk, përfitoi 251 mijë euro. KLSH në 2014 kallëzoi në prokurori për shpërdorim detyre Petrit Taren në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos.

Basilika e Shën Mëhillit denoncuar nga znj.Monika Kryemadhi me 2 punëtorë e lidhur me ish deputetin e PS Alqi Bllako dhe inceneratorin e Fierit përfitoi 931 mijë euro, si dhe “Bioplant” shpk denoncuar po nga M. Kryemadhi përfitoi 234 mijë euro

Zyrtarë dhe ish zyrtarë publik

Balkan Trans Albania Shpk me pronar Rodolf Xhillari konsull i Izraelit në Shqipëri përitues 538 mijë euro

KAVALJON shpk pronar Elvis RROSHI përfituar 135 mijë euroI.N.C.A NORD FISH SHPK Alban Zusi Ish zv Ministër i Bujqësisë 673 mijë euro

Mazllëm Çeliku këshilli bashkiak Klos 209 mijë euro

Albania Piemonte Shpk Orjeta Myzeqari 236 mijë euro

Ndrec Llusku i PSD 116 mijë euro

Loreta Tozaj ish drejtore e Hipotekës Vlorë investimi 113 mijë euro

Nari Lundër pronar Ardian Tufa, Administrator i Njësisë Administrative Farkë ka përfituar 222 mijë euro

Investitorë strategjikë, kocesionarë dhe kompani të cilat fituan kontrata rindërtimi dhe tendera etj

Company Riviera 2008 Shpk e rindërtimit dhe tenderave përfituar 810 mijë euro nga IPARD.

Coast to Coast Invetitori Strategjik Gjikuria 189 mijë euro

DONI FRUITS Shpk përfitoi 924 mijë euro me pronarë Marin Gjonaj fituesi i fitues në ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Gjoricë të Bulqizës, më parë i shpallur në kërkim nga policia për ferma Bitcoin dhe Ejup Ahmeti i cili sipas Erjon Braçes vononte pagesat e bujqve për produktet që u kish marrë.

Kronos Konstruksion Shpk përfitoi 541 mijë

Vëllezerit Hysa zotërues të 3 koncesioneve me dosje në SPAK e Prokurori përfituan nga programi 31 mijë euro

Dolenc Shtepani pronari i ish medikamenta kompani farmaceutike 548 mijë euro

Këta janë disa prej tyre, por ka edhe të tjerë, madje me precedentë penalë të denoncuar nga mediat.

Arbër Çekaj, ka përfituar 264 mijë dollarë nga fondet BE-së, përmes Ministrisë së Bujqësisë, për ndërtimin e 9 dhomave frigoriferike në Maninas, për ruajtjen e frutave, ambjentet e ndërtuara me fondet e BE i përdorte për kokainën që trafikonte.

Gjergj Luca i Rozafës me aplikues Andon Nako një tjetër person i arrestuar për vjedhje, kanë përfituar në total 1.3 miliard lekë.

Agron Metvelaj, subjekt i ligjit anti-mafia i arrestuar në maj të vitit 2012, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga Interpol Roma “për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”.

Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja’, me aktivitet kryesisht në trafikun e drogës, rezulton në listë e përfituesve të fondit të BE për bujqësinë, me 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.

Shumica e kompanive përfituesve janë krijuar dhe rregjistruar si subjekte tregtare pikërisht në periudhën e aplikimit për përfitimin e fondeve tregues i cili krijon dyshime të arsyeshme se kanë patur garanci për shpalljen e tyre fitues.

Ndërsa një pjesë tjetër e subjekteve si kompani ndërtimi, investitorë strategjikë, zotërues të një ose disa koncesioneve në fushën e energjisë, servise makinash etj, nuk kanë patur asnjë lidhje me objektin për të cilin kanë përfituar para nga programi.

Kjo ngre gjithashtu dyshimin e fortë e të arsyeshëm se janë dakortësuar paraprakisht dhe garantuar nga AZHBR për përfitimin e këtyre fondeve të BE, dhe kanë shtuar objektin e veprimtarisë në rregjistrat e QKB pikërisht në ose përreth kohës së aplikimit e marrjes së këtyre pagesave.

Nëse Linda e parlamentit të Edit nuk guxon ta njollosë qeverinë që i ka dhënë postin, po SPAK-u i Dumanit, do të jetë i publikut apo i partisë? Do të veprojë apo… me kismet!?”

Etiketa: denoncimiEdi RamamilionaparaPDqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
Para

EMRI/ U mori me forcë varëset nga qafa dy grave, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

TË GJITHA

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com