• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK merr të pandehur Plarent Ndrecën për tenderat mln euro të Ministrisë së Brendshme

11:36 : 21/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Hija e SPAK ka rënë mbi një tjetër funksionar të lartë të mazhorancës qeverisëse. Kapitali ka mësuar se Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht nën akuzë deputetin socialist Plarent Ndreca.

Burime i thanë Kapitalit se Ndrecës i është komunikuar akuza, e cila lidhet me hetimet për tenderat e rindërtimit të komisariateve të Policisë.

Në vitin 2019, zoti Ndreca u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Në atë kohë, kjo ministri zhvilloi disa tendera për rindërtimin e komisariateve të policisë në rrethe të ndryshme të vendit. Por këto tendera u veshën me dyshime të forta për korrupsion.

Çështja u soll për herë të parë në publik nga një auditim i KLSH-së, pas të cilit organi auditues bëri edhe kallëzim në SPAK.

Dy ditë më parë, prokurorët e SPAK morën për më shumë se 1 orë e gjysmë në pyetje ish ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sipas raportimeve Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e tenderave nën hetim nga SPAK.

Lexo edhe:

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

Por nëse Lleshaj është thirrur si person në dijeni, ish Sekretari i tij i Përgjithshëm duket në pozita më të vështira në raport me hetimin e SPAK.

Plarent Ndreca ka mbajtur disa poste të rëndësishme në Qeverinë Rama. Para se të merrte postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, ai ka mbajtur dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit.

Gjatë kohës që ka qenë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca është akuzuar nga opozita edhe në lidhje me tenderin abuziv 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit.

Por, në atë kohë SPAK mori të pandehur vetëm 10 zyrtarë të thjeshtë të Ministrisë së Brendshme dhe hetimet nuk u shtrinë as tek Plarent Ndreca dhe as tek ish-shefi i tij, Sandër Lleshaj.

Në atë kohë, Plarent Ndreca, në një reagim mediatik “lau duart”, duke të thënë se nuk kishte lidhje me këtë abuzim edhe pse u planifikua dhe u realizua në kohën që ai kishte një post të rëndësishëm në këtë ministri.

“Ndjeva keqardhje, nuk është lajm që është i pëlqyeshëm, që u hiqet liria disa funksionarëve. Ndjeva trishtim. Sa i përket aspektit ligjor është një akt që duhet përshëndetur. Duhet të jemi të përmbajtur në deklarimet publike dhe mediatike, për të mos krijuar presion tek asnjëra nga palët në proces. Nga pikëpamja kushtetuese ata persona janë ende të pafajshëm”, tha Plarent Ndreca për mediat në atë kohë. Gjithsesi ai pranoi se kishte dijeni për tenderin, por jo për çdo hap procedurial.

Ndërkohë, Plarent Ndreca mori mandatin e deputetit në Janar të këtij viti, pas vendit të lënë bosh nga ish-zv. kryeministri në arrati Arben Ahmetaj. Mandati i Ahmetajt i takonte Dallëndyshe Bicit sipas votës preferenciale të zgjedhjeve të vitit 2021, por ajo e refuzoi, pasi ndihej më “ngrohtë” në “folenë” e Kadastrës.

Etiketa: akuzai pandehurkomisariatetMinistrai e BrendshmePlarent Ndrecapolicisespaktenderat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA pushon çështjen ndaj prokurorit Elidon Hysenaj, mbetet në fuqi konfirmimi në detyrë

20:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Sulmi i opozitës dhe frika e maxhorancës/ Nuk e kanë me prokurorin, por me “ushtarin e Ramës” Dumani

13:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Blinin vota për PSD në Kukës, SPAK dërgon për gjykim dy kushërinjtë Peposhi

12:24 : 28/10/2025
Para

“U manipulua”/ Zhupa: Kryqëzimi i të dhënave të EUROSTAT dhe INSTAT e bën Censin të pavlefshëm

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com