• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

BE bojkoton pjesërisht presidencën hungareze të Këshillit

08:23 : 17/07/2024
në BOTA

Komisioni i BE-së, bëri të ditur të hënën (15.07), se presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ka marrë vendim që organi që ajo drejton të marrë pjesë në takimet jozyrtare të Këshillit vetëm në nivel funksionarësh.

Në këtë mënyrë Komisioni i BE-së i bashkohet shteteve të tjera. Shtete si Suedia dhe Lituania patën deklaruar më parë se në takimet jozyrtare do të dërgojnë paraprakisht vetëm punonjës të nivelit ministror. Komisioni i BE-së e ka zgjeruar më tej këtë masë duke mos vendosur kufizim kohor.

Vendimi është marrë „duke pasur parasysh zhvillimet e fundit që kanë karakterizuar fillimin e drejtimit të Këshillit nga Hungaria”, bëri të ditur në X (ish twitter) një zëdhënës i Komisionit të BE-së. Edhe vizita e planifikuar në Hungari e Komisionit të BE-së nuk do të zhvillohet.

Shkaktar: „Misioni paqësor” i Orbanit

Me këtë kihen parasysh udhëtimet që Viktor Orban ka kryer në kuadër të një „misioni paqeje” të vetëdeklaruar. Fillimi ishte një takim me presidentin Volodymyr Selenskyj në Ukrainë dy javë më parë. Pasuar nga një udhëtim në Moskë, ku ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin. Edhe presidenti kinez, Xi Jinping e priti Orbanin në një takim. Në kuadër të samitit të NATO-s, mbajtur në Uashington, Orbani foli edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Të premten e fundit (12.07), para atentatit, Orban foli me kandidatin republikan për president në SHBA dhe ish-presidentin, Donald Trump.

Lexo edhe:

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

Këto udhëtime shpalosën një lloj kuptimi të dyfishtë. Kështu për shembull në një postim që bëri në X pas vizitës në Kiev dhe në një intervistë që dha për gazetën Bild, pas vizitës në Moskë, Orbani iu referua vetëm presidencës së radhës të Këshillit të BE-së. Njëkohësisht nga Hungaria u tha për shembull gjatë një konference shtypi mbajtur në Bruksel, nga ministri hungarez për Çështjet Europiane, Janos Boka se Orbani nuk është duke vepruar i ngarkuar dhe në emër të BE-së, duke e bërë këtë gjë të qartë në zyra të ndryshme. Por presidenti rus, Wladimir Putin e përmendi këtë rol gjatë përshëndetjes që bëri.

Që prej 1 korrikut, Hungaria mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së. Në këtë pozicion vendi duhet të drejtojë takimet përkatëse të Këshillit dhe të ndërmjetësojë në arritjen e kompromiseve me Këshillin e BE-së, një nga dy ligjvënësit e BE-së.

Ministri hungarez për Çështjet Europiane, Janos Boka pati theksuar më parë, se vendi i tij do të punojë si „ndërmjetës i vërtetë”.

Sidomos vizita në Moskë një javë para javës së kaluar shkaktoi kritika të mëdha brenda BE-së dhe shteteve anëtare. Vizita e Orbanit është bërë „pa mandat” dhe nuk do të diskutohet për Ukrainën pa pjesëmarrjen e Ukrainës, shkroi në një postim Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian kur shpërthyen thashethemet e para për udhëtimin e tij. Edhe shtete si Gjermania dhe Çekia kanë theksuar se Orbani nuk është duke udhëtuar me porosi të BE-së.

Me vendimin që ka marrë Komisioni i BE-së kërkon tani të tregojë me një “gjest simbolik, se nuk është dakord me udhëtimin e pakoordinuar të kryeministrit hungarez në shtete të treta,” shpjegoi të marten (16.07), Stefan de Keersmaecker, zëdhënës i Komisionit të BE-së.

Çfarë rëndësie ka vendimi?

Vendimi i von der Leyenit ka të bëjë me takimet e ashtuquajtura jozyrtare që zhvillohen në nivel ministror, shpjegoi zëdhënësi i BE-së ditë më parë. Në këto takime vijnë zakonisht ministrat e fushave të ndryshme që shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin, dhe nuk marrin vendime për ligjet konkrete të BE-së. Këto takime zhvillohen shpesh në atë vend që mban në momentin e dhënë presidencën e radhës së Këshillit të BE-së. Edhe Hungaria ka planifikuar për gjashtë muajt e ardhshëm një seri takimesh të këtij lloji. Mes të tjerash, një takim që mbahet javën e ardhshme në Budapest të ministrave të drejtësisë dhe ministrave të brendshëm. Në këtë takim jozrytar trajtohet një çështje që prezanton vendin që mban takimin dhe orientimin e tij politik në çështjet europiane.

Ndryshe mendohet të jetë puna me një takim të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive, që është planifikuar të mbahet në nëntor, si dhe me një takim të planifikuar të mbahet në muajin gusht, të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së. Peter Stano, zëdhënës i të ngarkuarit të BE-së me politikën e Jashtme, Josep Borrell, theksoi se takimi i ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm është kompetencë e diplomatëve të lartë të BE-së. Deri tani nuk janë marrë vendime për këtë takim. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, është duke u diskutuar që ky takim të mbahet në Bruksel dhe jo në Budapest. Vendimi mund të merret në takimin tjetër jozyrtar, që pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Edhe takimet zyrtare të Këshillit që zhvillohen rregullisht në Luksemburg dhe Bruksel, nuk preken nga vendimi i marrë ditën e martë nga von der Leyen.

Von der Leyen para rizgjedhjes

Ministri hungarez i çështjeve europiane, Janos Boka kritikoi këtë vendim duke postuar në X, se BE është një institucion i krijuar nga vendet anëtare. „Komisioni i BE-së nuk mund të zgjedhë me cilat institucione dhe vende anëtare do të bashkëpunojë dhe me cilat jo. A merren tani vendimet e Komisionit bazuar në lojëra politike?” shkroi Boka.

Vendimi, që nuk është marrë ndonjëherë më parë, merret vetëm pak ditë para rizgjedhjes së Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen nga Parlamenti i BE-së. Sidomos Të gjelbërit, socialdemokratët dhe liberalët kanë kërkuar në të kaluarën trajtim më të ashpër të Hungarisë.

Politikani i të Gjelbërve, Daniel Freund mendon se vendimi i marrë është „një hap i parë i mirë”. Në bisedë për Deutsche Wellen, ai kërkoi që koha e presidencës hungareze të radhës të Këshillit të shkurtohet , sepse kryeministri hungarez ka shkelur rregullat e BE-së me vizitat që ka bërë.

/DW

Etiketa: BEbojkotonpresidencën hungareze

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026
AKTUALITET

Zyrtarët e BE ‘zbarkojnë’ në Tiranë/ Eurodeputetja gjermane në protestën kundër Ramës

09:25 : 25/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

13:20 : 19/06/2026
Para

Shqiptarët të dytët në Europë me orët më të gjata të punës

TË GJITHA

Policia procedon penalisht 11 protestues: Cënuan rendin dhe qetësinë publike

18:56 : 25/06/2026

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026

Mbreti Charles nuk do të jetojë më në Pallatin Buckingham në Londër

18:33 : 25/06/2026

Një ‘yll i ri’ mund të shfaqet në qiell brenda pak ditësh, astronomët presin shpërthimin e rrallë kozmik

18:18 : 25/06/2026

Klimë e tensionuar te Zvicra? Ylli i Gjermanisë: Xhaka është busulla e ekipit

18:14 : 25/06/2026

Rama “vishet” me flamingo, Koçeku i përgjigjet me kullën: Provoje me këtë

18:03 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet