• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raportimi në Kuvend/ Berisha: Dumanit i ikte fytyra e fliste si në kafaz, pse u duartrokit nga socialistët

14:49 : 16/07/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani në Kuvend, teksa në fund mori edhe duartrokitjet e deputetëve të Partisë Socialiste.

Sipas Berishës, ditën e djeshme, deputetët e opozitës i bënë autopsinë Skrapit të Partisë dhe Dumanit me pyetje gozhduese dhe fakte, argumente dhe dokumente të pakundërshtueshme. Lideri demokrat shton më tej se dje shqiptarët panë tek Dumani “një militant të verbër, një mashtrues Grotesk, pa dinjitet, një hakmarrës primitiv, një peng të krimeve të tij që i mirrej fryma dhe i ikte fytyra e fliste si në kafaz”.

Berisha përmendi dhe 9 arsyet pse Altin Dumani mori duartrokitjet e socialistëve, duke përfshirë nga amnistia që iu ka bërë ministrave dhe ish-ministrave të korruptuar deri tek goditja ndaj opozitës për të mbrojtur pushtetin e krimit të Edi Ramës

DEKLARATA E SALI BERISHËS: 

Partia e Krimit duartrokiti dje heroin e saj Altin Dumani në parlament.

Lexo edhe:

Transferonin paratë e pista përmes sistemit “Hawala” nga Zvicra në Shqipëri, goditet grupi kriminal

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

Dje pas një seanca maratonë në të cilën deputetët e opozitës i bënë autopsinë Skrapit të Partisë dhe Dumanit – kreut te tij – me pyetje gozhduese dhe fakte, argumente dhe dokumente të pakundërshtueshme, qytetarët shqiptar panë tek ai një militant të verbër, një mashtrues Grotesk, pa dinjitet, një hakmarrës primitiv, një peng të krimeve të tij që i mirrej fryma dhe i ikte fytyra e fliste si në kafaz.

Me gjithë këto, ai u largua nga salla shpërblyer me duartrokitje frenetike nga pseudomazhoranca e krimit.

Më të drejtë mund të shtrohet pyetja, pse ajo duartrokitje në fund të seancës për Dumanin heroin e tyre.

Shkaqet e kësaj duartrokitje janë.

1- Amnistimi nga Dumani si armik i egër opozitës, dhe votës së lirë të shqiptarëve i krimit elektoral të qeveritarëve, zyrtarëve qendror dhe lokal të Partisë së krimit Edi Ramës, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Ulusi Manjës, Damian Gjiknurit, Pandeli Majkos, Bajrave, Troplinve, Rrajave, Ndokve, Avdylve, Çelëve, etj., etje.

Kjo amnisti është një krim monstruoz kundër votës së lirë dhe opozitës, është licencë për Edi Ramën dhe narkoshtetin e tij për grabitjen e zgjedhjeve. Për çdo njeri që ndjen veten opozitar, Altin Dumani puthador i pushtetit, është armiku i votës tyre, lirisë së tyre.

2- Dumani u duartrokit nga deputet e Krimit sepse ai, si asnjë institucion akuze në asnjë vend në Europë përveç Rusisë së Putinit, ka vendosur në arrest politik pa asnjë provë, fakt apo dokument, pra me urdhër politik kryetarin e partisë më të madhe opozitare për të mbrojtur pushtetin e krimit të Edi Ramës dhe vetëm e vetëm, Sali Berisha ka denoncuar me fakte dhe dokumente çdo ditë vjedhjen, korrupsioni e Edi Ramës, familjarëve, qeveritarëve të tij.

Vetëm e vetëm se ai ka denoncuar korrupsionin e Vllahutinëve, Mc Gonigalëve, King Smithëve dhe Kimve të tjerë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të vendit të tij.

Altin mercenari u duartrokit dje sepse ai ka vendosur në ndjekje penale dhe persekutim pa asnjë bazë ligjore kryetarët e dy partive të tjera parlamentare, opozitar dhe të zgjedhur lokal të opozitës.

Me këto akte antikushtetuese dhe antiligjore, Altin Dumani dëshmon veten dhe institucionin që drejton, si një organizatë kriminale politike në shërbim të verbër të narkoshtetit dhe Edi Rames dhe armik i egër opozitës, kushtetutes, ligjit dhe demokracisë.

3-Deputët e Krimit e duartrokitën dje Dumanin si herojnë e amnistimit të krimeve vjedhjeve monstruoze të Edi Ramës, familjarëve, ministrave dhe zyrtarëve të tij të Partisë. Ai është autori i amnistisë së krerëve të vjedhjes se shekullit të djegësave, Edi Rama, Erion Veliaj, Ëngjëll Agaçi, etj., i amnistisë së vjedhjes së dytë më të madhe të shekullit me PPP e shëndtesisë nga Rama dhe Beqja.

I amnistisë së aferës McGonigal të korrupsionit ndërkombetar të Edi Ramës.

4-Dumani është monstra e aministisë së shumfishtë të Erion Veliajt për djegësin e Tiranës, pyllin orbital me 1 milion pemë imagjinare dhe ‘5D’ ‘Echo Tiranën’ etj., etj.

5- Dumani u duartrokit dje nga deputetet e krimit sepse ai ka amnistuar Taulant Ballën për dosjet e tij që e implikojnë sipas dokumenteve zyrtare në akuza direkt në vrasje, trafiqe droge, krime elektorale, vjedhje në tendera me banditë, përdorim të telefonit të koduar etj., etj. Ai ka amnistuar Fatmir Xhafën i cili në çdo ligj të botës është subjekt i ligjit antimafia. Belinda Ballukun e rrugëve 10-15 herë më të shtrenjta se në Europe, famozen mafioze Xhaçkën etj., etj., etj., që kanë dhjetëra e dhjetëra dosje krimesh dhe vjedhjesh.

6-Dumani u duartrokit dje sepse ai përçmon dhe poshtëron shqiptarët. Ai vendos arrestin e Ilir Beqajt për vjedhjen e 120 mijë eurove të donatorëve të huaj, por e amniston atë për aferat e sterilizimit, laboratorëve, check up, qindra milion euro të vjedhura, vetëm e vetëm se aty vidhet me Edi Ramën.

7-Dumani u duartrokit nga deputetet e krimit dje sepse ai është autori i amnistisë së dyfishtë të Olsi Xibrakës si drejtues kryesor i grupit të strukturuar kriminal shqiptaro-kolumbian të Xibrakës dhe si bashkëpuntor mbrojtës i Amant Josifit që vodhi 2 miliardë euro me bitcoin, qytetarëve europian.

8-Deputetët e krimit duartrokitën dje Dumanin sepse ai është autori me skandaloz në Europë dhe në botë i kallp mandateve apo mandat arresteve për statistike dhe pazare. Kështu nga 72 mandate arresti të lëshuara në 3 muaj, përveç atyre që kanë qenë në burg para lëshimit të tyre, janë arrestuar gjithsej 6 vetë. Të gjithë të tjerët u njoftuan për të kaluar në vakanca të gjata jashtë vendit me paratë e drogës dhe të vjedhura nga qytetarët shqiptar.

9-Deputetët krimit duartrokiten dje në parlament heroin e tyre sepse në kohën e kulmeve të korrupsionit në vitet 2022-2023 janë dënuar për këtë vepër penale nga skrapi i partisë i drejtuar nga Dumani, gjithsej 190 zyrtar kundrejt 630 zyrtarëve që sipas raporteve të

Departamentit të Shtetit janë dënuar për këtë vepër penale në vitet 2008-2009 nga Task Forca e antikorrupsionit që kryesohej po nga Altin Dumani, por para metamorfozës së tij në një peng të krimit.

Këto ishin disa nga arsyet kryesore që Altin Dumani mori dje duartrokitje frenetike nga deputetët peng të krimit pas autopsisë që i bënë dje atij dhe skrapit, deputetët e opozitës.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Etiketa: ALTIN DUMANIkuvendSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Transferonin paratë e pista përmes sistemit “Hawala” nga Zvicra në Shqipëri, goditet grupi kriminal

12:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

Si po e shfryn SPAK skandalin e mikrokredive

18:35 : 19/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
RAJONI

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

11:48 : 19/07/2025
AKTUALITET

PD e ka shpallur “armik”, kryebashkiaku i Kavajës: Unë komunikoj shpesh me Ramën, përgjigjet pozitivisht

18:49 : 18/07/2025
AKTUALITET

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin, por Dumani tërhoqi kërkesën/ Pushohet çështja e prokurorit Kote

15:39 : 18/07/2025
Para

Dështimi i SPAK me urdhërarrestet për Inceneratorin, Meta: U lajmëruan të iknin

TË GJITHA

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025

Vriten të paktën 73 palestinezë, teksa po tentonin të merrnin ndihma

19:27 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com