• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Arsenal armësh dhe drogë! 15 të arrestuar në Durrës, në kërkim drejtori i shkollës (PAMJET)

12:24 : 07/07/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Durrësit ka goditur një veprimtari kriminale në fushën e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.

Pas dy muajsh hetimesh, Policia e Durrësit ka zbuluar një arsenal armësh, ndërsa janë sekuestruar qindra doza kanabisi, kokaine dhe heroine. Operacioni i koduar ‘Summer’ ka çuar në pranga 15 persona, kurse 3 të tjerë janë shpallur në kërkim (Orgito Mema, Enis Piro dhe Dashamir Mehmeti).

Gjithashtu bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

  • Kush është drejtori i shkollës i shpallur në kërkim
Dashamir Mehmeti, në kërkim

Mes personave të shpallur në kërkim është edhe 41-vjeçari Dashamir Mehmeti, drejtori i shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’ në Durrës. Policia ka zbuluar përfshirjen e drejtorit të shkollës në veprimtari kriminale, pasi ka organizuar një blerje të ‘simuluar’. Dashamir Mehmeti ka rënë në kurthin e ngritur nga blutë e Durrësit, duke i shitur drogë një agjenti të infiltruar të policisë.

Blerja e drogës nga policia është bërë tek persona të ndryshëm, të cilët u kanë shitur drogë agjentëve dhe më pas policia ka vepruar për të goditur këtë veprimtari kriminale. Armët janë gjetur në banesën e Zamir Hoxhës, 48 vjeç, drejtorit të shkollës Mehmeti që iu gjet një pistoletë dhe 23-vjeçarit Mehmet Meta.

Lexo edhe:

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

Shpërthim me tritol në Kurbin

Janë ekzekutuar 13 urdhra ndalimi për shtetasit: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj.

Në pranga janë vënë shtetasit Xhuliano Xhaferi dhe Mehmet Meta, ndërsa u shpallen në kërkim Dashamir Mehmeti (drejtori i shkolles), Orgito Mema dhe Enis Piro.

  • Pamjet e aksionit

 

  • Njoftimi i policisë:

“Durrës/Finalizohet operacioni policor “Summer” pas hetimeve proaktive dy-mujore për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizimi i operacionit nga Seksioni për Hetime Narkotikëve në DVP Durrës, të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, me mbështetjen e Forcës së posaçme “Shqiponja” dhe forcave operacionale të DVP Durrës.

Gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjete e telefona celular.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli”, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore, bazuar në inteligjencën policore referuan materialet në Prokurori për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje. Prokuroria e Durrësit bazuar në referimin e bërë nga Policia regjistroi procedimin penal, procedim i cili zgjati dy muaj dhe u ndoq me metoda proaktive.

Nga tërësia e veprimeve hetimore e proceduriale, të kryera si rezultat i hetimit, Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 16 shtetas, ku gjatë operacionit u ndaluan 13 shtetas dhe u shpallën në kërkim tre shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, të lëshuara nga Prokuroria, dhe konkretisht:

D.M., 53 vjeç, F. D., 44 vjeç, F. T., 57 vjeç, D. Sh., 33 vjeç, S. L., 34 vjeç, M. L., 29 vjeç, S. S., 32 vjeç, K. S., 34 vjeç, M. J., 34 vjeç, E. P., 33 vjeç, G. T., 32 vjeç, banues në Durrës , R. K., 50 vjeç, banues në Shijak dhe Z. H., 48 vjeç, banues në Kavajë.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi nuk u gjetën në banesa gjatë operacionit shtetasit:

D.M., 41 vjeç, O. M., 20 vjeç, dhe E. P., 46 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh. Xh., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë dhe heroinë dhe M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Policia i gjeti në banesë një armë zjarri pistoletë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe katër shtetas pasi janë gjetur me nga një sasi të vogël lënde narkotike dhe ishin të shoqëruar me personat që u ndaluan.

Ne kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri e llojit kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte, municion luftarak, qindra doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, heroinë, kanabis, 20 telefona celular, 7 automjete, peshore elektronike dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Arsenali i armëve është gjetur gjatë operacionit në Kavajë në banesën e shtetasit Z.K ku u gjetën tre armë zjarri dhe një armë gjahu, një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit D.M, banues në Durrës i shpallur në kërkim dhe një armë zjarri pistoletë në banesën e shtetasit M. M., 23 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar në flagrancë.

Theksojnë se gjatë hetimeve proaktive⁠ mbi bazën e autorizimeve të lëshuara nga Prokurori i çështjes, janë bërë shumë blerjeve të simuluara personave të ndryshëm, të dokumentuara këto me pamje filmike, me dron, përgjime ambientale dhe sekuestrime të lëndës narkotike.

Po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lexo edhe:

Iu gjet armë dhe shiste drogë/ Ky është drejtori i shkollës i shpallur në kërkim (FOTO)

Etiketa: 15 te arrestuarArmeDurrespolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026
Para

Hapja e tunelit të Llogarasë/ Bie propaganda Rama-Balluku, radhë kilometrike me makina

TË GJITHA

Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom