• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vëllai i trafikantit të drogës mbledh komisionin kundër SPAK, opozita e bojkoton

10:19 : 14/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ashtu siç ishte njoftuar, mëngjesin e kësaj të premte është mbajtur mbledhja e parë e të ashtuquajtur Komision i Posaçëm Anti-Korrupsion, ku në fokus është konstituimi i tij.

Mbledhja e parë e komisionit është bojkotuar nga ana e opozitës, teksa në mbledhje janë vetëm socialistët. Opozita e ka bojkotuar këtë komision edhe në dy votimet në Kuvend.

Në krye të këtij komisioni, kryeministri Edi Rama ka vendosur Fatmir Xhafajn, vëllain e trafikantit të drogës Geron Xhafaj, duke e rikthyer në post, pasi e flaku në vitin 2018 nga Ministria e Brendshme.

Sipas draftit të miratuar në Kuvend, komisioni ka në përbërjen e tij 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita, ku anëtarët janë kryetarët dhe zv. kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Veç Fatmir Xhafajt, janë dhe si anëtarë deputetët Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu. Ndërsa nga ana e opozitës, në mbledhje duhet të ishin Jorida Tabaku, Dhurata Tyli Çupi, Sorina Kote, Flutura Açka dhe një deputet tjetër.

Lexo edhe:

Vendimi i Strasburgut/ “Pazari” në Tiranë për të kthyer në detyrë Gent Osmanin, ish-prokurorin “zar” të Geron Xhafaj

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

Emri zyrtar i komisionit në fjalë është “Komisioni i Posaçëm i Kuvendit për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Opozita e ka interpretuar ngritjen e këtij komisioni si një tentativë të kryeministrit Edi Rama për të vënën nën kontroll SPAK-un dhe GJKKO-në, ndërsa Lulzim Basha e ka quajtur atë një manovër elektorale.

Në nisje të komisionit, vëllai i trafikantit të drogës Geron Xhafaj, i bëri thirrje opozitës për të reflektuar edhe të marrë pjesë. Ai mori si shembull reformën në drejtësi të nisur në vitin 2014.

“Si mbledhje e parë për konstituimin e Komisionit, çka është një detyrim që rrjedh nga rezoluta e miratuar nga Kuvendi. Ky Komision ka për qëllim thellimin e reformave shtet formuese, për mirëqeverisjen e vendimit, luftën ndaj korrupsionit, kjo është përcaktua qartë në rezolutë. Objektivi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, përgjegjësia jonë është të adresojmë sfida në interesin ë qytetarëve dhe në funksion të integrimit të vendit. Kam bindjen se do të jetë proces gjithëpërfshirës, në rrafshin politik, institucional e social. Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm,  pjesëmarrja e saj në këtë proces është me rëndësi për qëllimet që do të adresojë kjo reformë. Jam i keqardhur që opozita nuk iu është përgjigjur pozitivisht kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrim të përbashkët për pjesëmarrje dhe angazhim në këtë Komision që buron nga Kushtetuta, pjesë e së cilës jemi bashkarisht.

Ky Komision synon të adresojë çështje me rëndësi jetike për qytetarët, për të ardhmen e vendimit, çështje që shkojnë përtej interesit të partive tona, pasi i shërbejnë forcimit dhe modernizimit të vendit, të ardhmes së vendit tonë. Për fat të keq, kjo situatë e sotme më sjell në kujtesë një situatë të ngjashme kur filloi veprimin në 2014 Komisioni i Oosaçme për Reformën në Drejtësi. Opozita edhe atëherë në 2014. megjithëse e votoi ngritjen e Komisionit, nuk mori pjesën në mbledhjen e parë të konstituimit të atij komisioni dhe në disa mbledhje në vazhdim. Reflektuan me vonesë dhe u përfshinë më pas. Koha tregoi që kolegët tanë gabuan atëherë, kjo i kushtoi shumë politikisht dhe elektoralisht. Shpresoj që kjo histori të mos përsëritet dhe ta kemi midis nesh opozitën. Procesi do të duhet të ecë përpara duhet zhvilluar një proces sa më gjithëpërfshirës, transparent, duke përfshirë të gjithë aktorët e mundshëm, të shoqërisë civile, botës akademike, grupeve të interesit. Kjo mbledhje është hapi i parë i natyrës formale përgatitore, si mbledhje edhe detyruese për ne.” – deklaroi fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit të drogës Geron Xhafaj.

Për shkak të biojkotit të opozitës, për të zgjatur sado pak mbledhjen e parë, të pranishme ishin edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Edhe ato, gjatë fjalës së tyre, shprehën keqardhje tek mungesa e opozitës, duke “i shtrirë dorën” për pjesëmarrje.

“Ka një mision të rëndësishëm kombëtar, me përgjegjësinë që kuvendi i ka ngarkuar për kurorëzimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përmes sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit, komisioni do ketë mbështetjen e plotë të kuvendit dhe timin personal. Komisioni nuk ka asnjë ngarkesë politike apo interes partiak. Duke qenë se është komision gjithëpërfshirës shpreh keqardhjen që opozita nuk është prezentë”, tha Nikolla.

“Dora jonë për kolegët e opozitës mbetet e shtrirë, debatet politike janë të përditshme, dialogu politik institucional me pushte të tjera përbëjnë qasje të re dhe të nevojshme për një cikël të ri reformimi demokratizmi dhe forcimi të rolit të vendit, kjo është puna që mbetet.”, tha Spiropali.

Në përfundim të mbledjhjes së sotme, e cila zgjati vetëm me tre fjalime të Xhafajt, Nikollës dhe Spiropalit, vëllai i trafikantit të drogës njoftoi se do të mblidhen sërish javën e ardhshme.

Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

Socialistët kanë 11 vite në Qeveri, teksa janë “të mbytur” në akuza për korrupsion dhe Shqipëria në çdo raport del si vendi më i korruptuar në Europë, teksa mazhoranca të kujtohet 1 vit para zgjedhjeve për të luftuar korrupsionin në vetëm 10 muaj.

Etiketa: anti-korrupsionfatmir xhafajgeron xhafajKomisioni i PosaçëmRamaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Strasburgut/ “Pazari” në Tiranë për të kthyer në detyrë Gent Osmanin, ish-prokurorin “zar” të Geron Xhafaj

19:27 : 23/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026
AKTUALITET

“ZIG-ZAG” në tokën e Ramës”/ Berisha: E vërteta e shkarkimit të Artan Lames!

21:48 : 21/06/2026
AKTUALITET

Grupi i kokainës, veç ndërtimit, investime në energjetikë. Ja kompania e hapur nga vëllezërit Aliu për fotovoltaikë

10:37 : 21/06/2026
Para

VIDEO/ Biden përhumbet në samitin e G7, habitet Von Der Leyen, Meloni nxiton për ta ndihmuar

TË GJITHA

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026

Këmbimi valutor 24 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:20 : 24/06/2026
Foto ilustruese

Përkeqësimi i ekonomisë/ Biznesi me rritjen më të ulët që nga 2012-a

08:11 : 24/06/2026

Kthjellime dhe vranësira, parashimi i motit për ditën e sotme

08:00 : 24/06/2026

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş