• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thirrja e Berishës: Të bashkojmë forcat, dera është e hapur për çdo mendim ndryshe

21:02 : 11/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Pasi gjykata e Apelit i dha vulën e partisë, kreu i PD-së, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve dhe opozitarëve për t’u bashkuar.

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm, Berisha tha se dera është e hapur për kontributin dhe mendimin ndryshe të garantuar për çdo demokrate dhe demokrat, pasi sipas tij, sot nuk ka fituar Sali Berisha, por ka fituar demokracia.

Ai tha se sot ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një opozitë si uragan i pamposhtur që do sjellë rotacionin dhe do ta shkatërrojë narkoshtetin e Edi Ramës.

Berisha bëri thirrje që të bashkojnë forcat duke theksuar se dyert tona janë të hapura për çdo opozitar të vërtetë.

Sali Berisha: Miqtë e mi, kam marrë me qindra e e mijëra mesazhe. Por do u citoj vetëm dy prej tyre. Njërin e kam nga Shqipëria, një avokat i vërtetë i demokracisë dhe vlerave të saj, publicist, shkrimtar, më shkruan se u gëzova aq shumë nga ky lajm, saqë përqafoj çdo njeri që më del përpara në rrugë. Mesazhi tjetër vjen nga njëra prej mikeve më të shquara të këtij kombi, e cila shkruan se pasi mora këtë lajm, u shkreha në lot për Shqipërinë dhe shqiptarët nga gëzimi. Sot është dita të përulem me respektin më të madh përpara çdo demokrateje e demokrati që shkroi historinë në Kuvendin e 11 Dhjetorit, të shpëtimit të opozitës në Shqipëri! Kjo nuk është historia e Sali Berishës, por historia e demokracisë dhe opozitarizmit, është mishërimi i aksiomës se Zoti është me qëndrestarët, me guximtarët! Lavdi Zotit! Askush nuk e ka provuar vërtetësinë e kësaj aksiome se sa ne, demokratët shqiptarë. E provuam gjatë 30 viteve, në fillimet e pluralizmit dhe rrëzimin e diktaturës. E provuam në vitin 1997, gjatë rebelimit komunist kur u ngritëm si Feniksi nga hiri dhe u rikthyem përsëri. E provuam këto dy vite, pavarësisht presionit, padrejtësive e kërcënimeve, ne ia dolëm të mbetemi të lirë, të mos kapemi, të mos shitemi dhe të mbi të gjitha të mos zhdukemi. Qëndruam për FLAMUR! Qëndruam për FLAMUR! Në këtë flamur sot valëvitet demokracia. Në këtë flamur sot valëvitet liria. Në këtë flamur sot valëvitet shpresa. Në këtë flamur sot valëvitet beteja dhe fitorja e ardhshme. Ky flamur sot është një mësim që çdo betejë mund të fitohet. Dhe çdo e keqe mund të kapërcehet! Sot është dite e mirë për çdo demokrat e demokrate që nuk është me Sali Berishën, por që është me Partinë Demokratike, me flamurin e saj, pasi ky flamur fshin çdo pengesë, çdo ndarje të tyre me shumicën e vëllezërve dhe motrave! Dera është e hapur për kontributin dhe mendimin ndryshe të garantuar për çdo demokrate dhe demokrat! Sot nuk ka fituar Sali Berisha, por ka fituar demokracia. Sot ka fituar çdo shqiptar që beson se me pluralizmin e marrë peng, liria nuk ekziston. I vetmi i humbur sot është Edvin Kristaq Rama.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

Por miqtë e mi, të mos kemi keqkuptime. Beteja vazhdon. Narkoshteti nuk donte që ne të merrnim këtë flamur sot. Edi Rama sonte flet me vete, nuk fle Prandaj betejat më të nxehta, ne i kemi para. Dhe sot mesazhi më i rëndësishëm që duhet dhënë dhe që duhet të japim çdo ditë është vetëm një: bashkim, bashkim, bashkim! Demokrate e demokratë, sot nuk ka më parti me vulë, parti pa vulë. Sot nuk ka më PD të vërtetë, PD të pavërtetë. Sot ka vetëm një Parti Demokratike, e bashkuar rreth flamurit të saj, flamurit të lirisë, flamurit të fitores. Sot ka vetëm një opozitë të bashkuar. Një parti uragan i pamposhtur opozitar që do sjellë rotacionin dhe do ta shkatërrojë narkoshtetin e Edi Ramës, ashtu siç Edi Rama tentoi të shkatërrojë flamurin tonë! I bëj thirrje pra edhe njëherë, atyre demokratëve që ende nuk na janë bashkuar. Kontributi i secilit është i vyer. Investimi i tyre kurrë nuk mohohet. Në protestën madhështore të 20 shkurtit, ne e vërtetuam se të bashkuar në diversitet, është formula ynë fituese. Ndaj mos hezitoni të na bashkoheni sa më shpejt. Ju mirëpresim! I bëj thirrje çdo opozitari që nuk është pjesë e Partisë Demokratike. Opozitarëve të vjetër dhe atyre të rinjve. Partive të mëdha dhe atyre të vogla. Nëse jeni kundër Edi Ramës. Nëse jeni kundër narkoshtetit. Nëse jeni kundër inceneratorëve. Kundër vjedhjeve 100%. Kundër krimit. Dhe mbi të gjitha kundër shpopullimit. Atëherë t’i bashkojmë forcat. Mund të mos jeni me Partinë Demokratike, por pa Partinë Demokratike nuk e rrëzoni dot Ramën. Prandaj dyert tona janë të hapura për çdo opozitar të vërtetë.

Etiketa: BashkimiopozitaPDSali Berishavula

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025
Para

U21/ 4 gola në "Niko Dovana", Shqipëria fiton lehtësisht miqësoren me Lihteshtejnin

TË GJITHA

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com