• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD “luftë” brenda dhe jashtë Kuvendit për “narko-shtetin”/ Ç’ndodhi në seancë dhe protestë

11:45 : 06/06/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Me tensione dhe përplasje po zhvillohet si seanca pleanare në Kuvend, po ashtu edhe protesta jashtë Kuvendit, ku shkaku është … “narko shteti” i konsideruar nga RAI 3.

Në nisje të seancës plenare, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla refuzoi kërkesën e grupit parlamentar të PD-së për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, për faktet e publikuara nga emisioni “Report” në televizionin italian RAI 3, ku u dëshmuan lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij me korrupsionin dhe grupet kriminale. Nikolla ka deklaruar se kjo kërkesë nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit. 

“Kemi njoftim nga PD që në mbledhjen e grupit parlamentar është vendosur njoftimi i seancën plenare, ku janë bërë ndryshime. Kërkesë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së për zhvillimin e një mocioni me debat. Kam argumentuar mospranimin, nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit. Çështja i shtohet Kuvendit, vendos me votim të hapur dhe pa debat”, – tha Nikolla.

Edhe pasi u hodh në votim, sërish kërkesa për mocion me debat u refuzua me kartonin e kuq nga deputetët socialistë.

Ndërkohë, grupi parlamentar i PD-së kishte bërë kërkesë dhe për rikthimin në grupin parlamentar të liderit demokrat Sali Berisha, por kjo kërkesë fillimisht nuk u lexua fare nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe më pas u refuzua.

Lexo edhe:

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

“Kemi njoftim nga grupi parlamentar i PD. Në kryesinë e grupit parlamentar janë bërë ndryshime. Nënkryetar Ervin Salianji, nënkryetare Albana Vokshi, sekretar Ina Zhupa”, lexoi Lindita Nikolla.

Kjo ka sjellë revoltën e deputetëve demokratë, të cilët i kanë kërkuar llogari Nikollës se pse nuk ndjek të njëjtin standard, kur pak kohë më parë pranoi kërkesën për rikthimin e disa deputetëve të PD të përjashtuar nga Lulzim Basha dhe sot nuk pranon kërkesëmn për Sali Berishën.

Deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se Berisha është zgjedhur deputet nga KQZ dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë. Sipas tij, vendimi i Nikollës është i qëllimshëm dhe në shkelje të Kushtetutës.

Spaho: Ju detyron të njoftoni që Berisha është pjesë e grupit, ca keni ju me vendimet e grupit të PD. Është përgjegjësia jonë të pranojmë në grup ose jo. Ku e gjeni ju të drejtën të merrni vendime të tilla.

Nikolla: Futet me vendim partie në grup.

Baçi: Para disa kohësh keni marrë një vendim për futjen në grup e PD të disa deputetëve të përjashtuar. Janë dy standarde, janë dy qëndrime të kundërta, jeni në shkelje të ligjit.

Bylykbashi: Vendimi juaj për të lënë jashtë, pavarësisht vendimit të grupit të PD-së, një deputet, në mënyrë të veçantë kreun e PD-së Sali Berishën, është haptazi i qëllimshëm. Mos më ndërprisni fjalën, merret për të bllokuar opozitën në kryerjen e detyrës së saj, është antikushtetuese. Deputeti shpallet i tillë kur e shpall KQZ. Sali Berishën e ka shpallur deputetët të PD, asnjë tjetër nuk mund ta ndryshojë këtë, përveçse vullnetit të deputetit vetë. Grupet me përcaktim partiak, përcaktohen mbi bazën e vendimit të KQZ, Bardhi ju solli në referencë këto vendime, çdo vendim tjetër i juaji është i paligjshëm dhe kërkoj që ta ktheni.

I ashpër me Lindita Nikollën ka qenë dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, i cili e ka konsideruar kryeparlamentaren si peng dhe përfaqësuese dinjitoze të narkoshtetit dhe krimit

Noka: Ju jeni sejmene në hije dhe nuk jeni asnjë autoritet për të vendosur përjashtimin e Berishës. Se ç’bëhet me narkoshtetin, e diskutoni ju, por aty jashtë janë qytetarët që e diskutojnë më mirë këtë gjë, sepse na keni bërë faqen e zezë të Europës dhe botës dhe a kane kthyer në objekt diskutimi për zi e më zi. Shqipëria, nga një vend që prodhonte stabilitet, sot po prodhon destabilitet dhe trafik droge, prandaj përpara se të fillojmë diskutimet, të merren në konsideratë kërkesat që ka paraqitur kryetari i grupit parlamentar. Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë dhe jo e narkoregjimit përcakton në mënyrë të qartë se si një deputet është një anëtar i një grupi parlamentar. Për sa kohë ky vend quhet Republika e Shqipërisë, Kushtetuta e vendit do të mbrohet deri në fund. Ju jeni peng dhe po shkelni rregulloren dhe ligjet e vendit, ju jeni përfaqësuesja dinjitoze e krimit dhe narkoshtetit, je dhe fytyra e turpit e këtij parlamenti dhe do futesh në histori si e tillë. Berishën askush nuk e ndalon dot të jetë deputet i parlamentit të Shqipërisë, për sa kohë ka plotësuar një formular që e përcakton rregullorja për sa kohë është deputet i PD i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 he nuk keni asnjë autoritet në Partinë Demokratike.

Pas kësaj përplasje, Lindita Nikolla e përjashtoi Flamur Nokën nga seanca me arsyetimin për fjalorin e përdorur. Ndërkohë që  Flamur Noka nuk pranoi që të ikte nga salla dhe Lindita Nikolla ndërpreu 5 minuta seancën.

“Ti nuk më kërcënon dot as më intimidon, ti zoti Noka je i përjashtuar dhe respekto rregulloren dhe boll tani se e tepruat”, tha Nikolla.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendi ka deklaruar se deputetë socialist, njësoj si Arben Ahmetaj, pëshpërisin kafeneve se kryeministri Edi Rama ka caktuar koordinator për krimin, por ata nuk kanë guxim ta përmendin publikisht. Po ashtu, Bardhi hodhi akuza se SHISH furnizon bandat me informacion nga SPAk, teksa shtoi se në zonat elektorale të deputetëve nuk vendosin ata, por banda.

Gazment Bardhi: Të nderuar qytetar, ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjeshte një shkelje Kushtetuese Rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave. Argumenti i dytë që më ka dhënë Nikolla më thotë në kërkesën për mocion, nuk e kam përmendur kurrë kryeministrin, thotë ke cënuar integritetin e kryeministrit. Dy argumente që më kanë ardhur me shkrim, kur kërkesa jonë ka të bëjë me një shqetësim real të qytetarëve. Ju që ulni kokën tani këtu, njësoj si Arben Ahmetaj, e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju kolegë që ulni kokën ne dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk jemi ju që thoni në kafe që Ergys Agasi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar, Nisi ta testojë në Durrës, e çoi nëmë tej në të gjithë Shqipërinë. Më tej pasi krijoi të gjitha fijet, njeriun e Agasit e emëroi drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në vend të luftojë krijimin, e të japë informacione për SPAK, tenton të marrë info brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. Këto nuk duhet ti diskutojmë sepse nuk na qenka fushë e veprimtarisë së Këshillit të Ministrave. Ju e dini që nuk ju pyet njeri në zonat tuaja, sepse vendos krimi. Në Durrës kush vendosin, bandat apo deputetet e PS? Vendosin bandat. Në Elbasan kush vendos? I dini këto ju? Patjetër që i dini, por nuk reagoni.

Arben Ndoka ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Rrahman Rraja, po ashtu ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje. Në Shkodër vendosin Bajrat kush do punësohet jo deputetët e PS. Në Durrës dhe Elbasan vendosin bandat jo deputetë, dhe ju kolegë e dini këtë por nuk flisni. Ky është projekt personal i Ramës. Zonja kryetare respekto Kushtetutën. Mos shkruaj budallëqe, se lufta ndaj krimit nuk mund të jetë objekt debate në Kuvend. Kjo nuk është luftë e PD dhe PS, është e gjithë shqiptarëve. Ndërprit seancën, mblidh Konferencën e Kryetarëve.

Përplasje të forta ka patur edhe mes protestuesve dhe Policisë, ku janë angazhuar rreth 400 efektivë për mbarëvajtjen e sigurisë dhe kishin formuar katër koordone para Kuvendit.

Fillimsiht protestuesit kanë djegur disa goma të vjetra dhe sipër gomave ishin dhe pankartat me fotot e qeveritarëve me mbishkrimin “Narcos”. Më pas është qëlluar me vezë dhe fruta në drejtim të efektivëve, teksa kanë tentuar të çajnë me forcë edhe koordonin Policor, ku ka patur përplasje të forta.

Efektivët e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës kundër protestuesve, ku ka patur edhe qytetarë të lënduar.

Etiketa: KuvendinarkoshtetprotesterevolteSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
Para

Flamur Noka tenton të flasë nga mikrofoni i Nasip Naços, përplaset me gardistin

TË GJITHA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan në Kroaci! 4 të vdekur

15:40 : 04/06/2026

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom