• Kontakt
Wednesday, July 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investigimi i RAI 3/ Berisha fton qytetarët në protestë: Të kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Ramës

14:30 : 03/06/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Shqipëria sot paraqitet para opinionit publik evropian dhe botëror, si shteti i mafias, drogës dhe krimit. Kështu është shprehur kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat pas publikimit të dokumentarëve nga emisioni “Report” i televizionit shtetëror italian RAI 3, si dhe artikullit të publikuar ditën e sotme nga gazeta gjermane “BILD”.

Sipas liderit demokrat, ky është vetëm maja e ajsbergut të narkoshtetit shqiptar, teksa u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve për të protestuar ditën e enjte, në orën 11:00 para Kuvendit, gjatë kohës që zhvillohet seanca plenare.

Berisha deklaroi se protestuesit duhet të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama, kalimin në një qeveri teknike, si dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas Berishës, beteja për largimin e të keqes së madhe që quhet Edi Rama, është betejë për jetë a vdekje, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe integrimin europian të Shqipërisë.

FJALA E PLOTE:

Lexo edhe:

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

“Dhurata” pas fitores/ Rama ia “merr shpirtin” qytetarëve, rrit tarifat e ujit të pijshëm në Elbasan

Zonja dhe zotërinj! Shqipëria sot paraqitet para opinionit publik, evropian dhe botëror, si gazi i dheut, si shteti i mafias, drogës dhe krimit.

Në dokumentarin e mbrëmshëm të RAI-3, emisioni më i ndjekur i të gjithë medieve italiane, në shkrimin e djeshëm të Bild për narkoshtetin shqiptar, Edi Rama, vëllai i tij Olsi, qeveritarët, leitnantët damkosen përfundimisht si bosët më të rrezikshëm të mafias në Europë.

Them më të rrezikshëm sepse këta janë mafiozët në pushtet.

Është ky narkoshtet që ne denoncuam para jush, me forcën më të madhe dhe opinioni publik botëror që me instalimin e tij, me vendimin e kanabizimit të Shqipërisë, i cili dikton tashmë çdo ligj, çdo kod, çdo rregull.

Është ky narkoshtet që me fuqinë e tij, ndërmori agresionin më të pashembullt ndaj shqiptarëve. I zhbiu ata, i zboi ata si kurrë në histori nga vatrat e tyre.

Është ky shtet i krimit dhe mafias, që nuk njeh ligje, kushtetutë dhe as norma. Që mobilizoi mafian ndërkombëtare në një sulm të pashembullt për shkatërrimin e opozitës shqiptare, si zëdhënëse e vetme e qytetarëve të ndershëm shqiptarë, e atdhetarëve shqiptarë.

Është ky narkoshtet me në krye Edi Ramën që po ndan me familjarët e vet fonde dhe pasuri publike të shqiptarëve si në asnjë vend tjetër.

Arben Ahmetaj është dëshmitarë okularë. Është njeriu që i ka parë në zyra Pëllumb Gjokat, Troplinët, Abdylët, Ndokët, Rrajat, Dervishët, Çelët, duke marrë urdhra kundër opozitës.

Bajrët për vjedhjen e votave. Është Arben Ahmetaj që ka parë aty Edi Ramën, siç kemi njoftuar tek miratonte planet e resorteve të tyre.

Qytetarë dhe qytetare! Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar dyshimet shumë të mëdha që ekzistojnë në përdorimin e ‘Ismailit’, avionit taksi të Edi Ramës për transportin me baule diplomatike të ngarkesave të mëdha të narkoeurove dhe kokainës.

Pra, jemi siç e shifni, në një narkoshtet që me tentakulat e tij ka zhdukur votën e lirë. Po plaçkit pasuritë e shqiptarëve dhe i dëbon ata jashtë vendi.

Të dashur qytetarë dhe qytetare! Ky ishte vetëm një kapitull dhe ju garantoj, vetëm maja e ajsbergut të narkoshtetit shqiptar. Se në rast se do të njiheshit me dosjet e ‘Metamorfozës’ me dosjet e 7 familjeve mafioze, bosët e të cilëve u larguan pa u hyrë ferra në këmbë, nga Shqipëria.

Në rast se do të njiheshit me përmasat e dosjes McGonigal, me përmasat e mafias tjetër ndërkombëtare që me Edi Ramën në aleancë, vepron kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre, ju do të kuptonit se ajo që keni dëgjuar, është thjeshtë një kapitull, apo si të thuash maja e ajsbergut e asaj që ju kërcënon qenin tuaj, kërcënon fëmijët tuaj, kërcënon pasuritë tuaja, kërcënon jetën tuaj.

Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, ju bëj thirrje ditën e enjte në orën 11:00, të grumbullohemi para parlamentit të krimit për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama.

Kalimin në një qeveri teknike dhe natyrisht zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Beteja jonë për largimin e të keqes së madhe që quhet Edi Rama, është betejë për jetë a vdekje, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, integrimin europian të Shqipërisë.

Ndaj dhe ftoj shqiptarët të lënë çdo gjë, të mblidhemi para parlamentit në orën 11:00 të enjten që vjen.

O sot o kurrë.

Faleminderit, fitore!

Etiketa: Edi RamainvestigimiprotestaRai 3ReportSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë

15:37 : 02/07/2025
AKTUALITET

“Dhurata” pas fitores/ Rama ia “merr shpirtin” qytetarëve, rrit tarifat e ujit të pijshëm në Elbasan

14:19 : 02/07/2025
RAJONI

Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar

12:17 : 02/07/2025
AKTUALITET

Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë

14:47 : 01/07/2025
AKTUALITET

Marta Kos/ U bë deti kos Europë për të tërë

13:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

13:32 : 01/07/2025
Para

Investigimi i RAI3/ Bardhi: Kryeministri Rama të merret nën hetim

TË GJITHA

Zyrtare/ Pas largimit nga Partizani, Taipi prezantohet te klubi i ri

17:58 : 02/07/2025

Rinumërimi i Fierit/ Bardhi: Ceno Klosi dhe Zegjine Çaushi hajdutë të rëndomtë

17:57 : 02/07/2025

Udhëtim në SHBA me qëllim për të lindur fëmijë? Ambasada amerikane del me një paralajmërim

17:43 : 02/07/2025

Policia në ndjekje të një të armatosuri në “Myslym Shyri”, përplasen 4 makina

17:38 : 02/07/2025

Miqësorja e fundit para sfidave në Europë, Vllaznia pëson dy gola të shpejtë nga Petrolul

17:38 : 02/07/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve/ Ambientalisti: Elbasani po përjeton një katastrofë mjedisore

17:20 : 02/07/2025

Leverkusen gjen pasuesin e Wirtz, arrin akordin me sulmuesin e PSV Eindhoven

17:17 : 02/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com