• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hemorragji dhe dëmtime në kokë, kush e dhunoi avokatin Sokol Mëngjesi (REAGIMET)

11:25 : 29/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Avokati Sokol Mëngjesi është bërë subjekt i dhunës, duke u goditur me levë dhe grushte nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 08:50 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Autorët, që paraprakisht dyshohet se ishin tre, e qëlluan 34-vjeçarin me dorezë metalike në kokë.

Policia bën me dije se avokati Sokol Mëngjesi është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjithçka ndodhi pasi Sokol Mëngjesi, ashtu si për çdo ditë çonte djalin e tij në kopsht. Tre persona, të cilët ka dyshime se kishin planifikuar gjithçka, pasi prej ditësh mendohet se ndiqnin avokatin, i kanë zënë këtij të fundit dhe e kanë dhunuar. Kjo gjë është faktuar dhe nga kamerat e sigurisë të zonës që duket se kanë filmuar gjithçka.

  • Çfarë njofton policia për ngjarjen?

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Lexo edhe:

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

Sakaq, avokati ndodhet në spital, pasi ka dëmtime në kokë dhe trup, për shkak të goditjeve që ka pësuar nga grushtet, por dhe leva. Duke iu referuar bluzave të bardha, gjendja e tij paraqitet stabël.

Bëhet me dije se avokati ka pësuar dy fraktura, dëmtime te zona e ballit dhe pas koke dhe nga këto goditje Sokol Mëngjesi ka pësuar dëmtime në pjesën e trurit dhe hemorragji të vogël. Dyshohet se autorët e kanë goditur me dorezë hekuri ndërsa policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes.

  • Argita Berisha viziton avokatin në Spitalin e Traumës

Ndërsa avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi po trajtohet në urgjencën e Spitalit të Traumës, ai është vizituat mesditën e sotme nga Argita Mallteti.

Vajza e Berishës u pa në ambientet e Spitalit të Traunës pak pasi Sokol Mëngjesi u transportua me urgjencë për të marrë mjekim dhe për të kryer egzaminimet e nevojshme.

  • Reagimet nga politika

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është kthyer në temë diskutimi në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti Asllan Dogjani ka bërë thirrje për zbardhjen e të vërtetës, ndërsa tha se për sa kohë që sulme të tilla ndodhin në mes të ditës në një zotë të populluar si ajo e ish-Bllokut, ndaj një avokati e pedagogu, tregon se bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji.

Dogjani: “Bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji. Qytetarët janë të pasigurt kur krimi godet në mes të Bllokut ndaj një avokati, mendoni se çfarë mund të ndodhë ndaj qytetarëve të thjeshte. Dënoj sulmin dhe autorët të vihen para përgjegjësisë penale, ndryshe kështu siç po veprohet, që qytetarët po detyrohet të bëjnë vetëgjyqësi sepse rendi nuk zbatohet, shqiptarët po detyrohen të largohen nga vendi”

Ndërkohë kryetarja e Komisionit, Bushka tha se nuk duhet dalë në konkluzione, ndërsa shtoi se organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën.

Bushka: Thirrje organeve të nxjerrin para përgjegjësisë fajtorët, pa dalë ne në konkluzione. Jam e bindur që organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Uroj që zoti Mëngjesi të rikuperohet.

Policia po punon për identifikimin e autorëve. Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet një grup i posaçëm hetimor i ngritur nga prokuroria dhe komisariati nr.2.

Kujtojmë që Sokol Mëngjesi është avokati i pronarit të inceneratorëve Mirel Mërtirit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie” për dosjen “Partizani”.

  • PD: Sulm ndaj avokatit i urdhëruar nga Edi Rama

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar lidhur me dhunimin me sende të fortë të avokatit të Sali Berishës, Soko Mëngjesi, duke e cilësuar një akt kriminal.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se ky është një akt i shëmtuar i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo:

“Sot ne mëngjes, tre bandite, te urdhëruar nga Edi Rama, kane sulmuar dhe goditur me leva në kokë në qendër të Tiranës, profesor Sokol Mëngjesin, avokati i mirënjohur i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ky është një akt kriminal dhe hakmarrje e verbër, primitive e Edi Ramës ndaj profesor Sokol Mëngjesit, sepse ai së bashku me kolegët e tij, faktuan para shqiptarëve me prova dhe dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, se procesi gjyqësor kundër kryetarit të Partisë Demokratike është një proces kryekëput politik i bazuar ne një piramidë mashtrimi, siç është çështja e Klubit Sportiv Partizani.

Duke e goditur me banditë, me urdhër të tij direkt profesor Mëngjesin, dhe duke i shkaktuar atij lëndime të renda, Edi Rama dëshmon frikën dhe panikun që përjeton nga aktet e tij politike kriminale.

Ai beson se me dhunë do mund të frikësojë zërin e të vërtetës dhe fshehë krimet e tij politike. Me këtë rast, në emër të Partisë Demokratike dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk kriminal ndaj profesor Sokol Mëngjesit dhe deklaroj sot se, Edi Rama, ai dhe vetëm ai, personalisht do mbahet përgjegjës për këtë akt të shëmtuar kriminal”, tha Garo.

  • Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë thirrje autoriteteve: Zbardhni ngjarjen sa më shpejt!

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar sot ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Dhoma dënon ashpër dhunën duke evidentuar se ky nuk është rasti i parë që sulmohen fizikisht apo psikologjikisht avokatët në Shqipëri.

Dhoma kombëtare e Avokatisë i ka bërë thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen në një kohë sa më të shkurtër, ndërsa ka shtuar se janë besimplotë që reagimi do të jetë kambanë alarmi për organet ligjzbatuese.

DEKLARATE PER SHTYP:

“Dhoma e Avokatise se Shqiperise shpreh shqetesimin e thelle lidhur me dhunen e rende fizike te ushtruar, mengjesin e dites se sotme, ndaj avokatit Sokol Mengjesi, anetar i Dhomes se Avokatise se Tiranes. Avokati eshte goditur disa here ne koke me leve dhe per shkak te plageve te marra eshte shtruar ne spital.

Ky nuk eshte rast i izoluar i ushtrimit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj avokateve ne Shqiperi, duke rikujtuar aktin e fundit te paprecedentit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj nje avokati ne Dhomen e Avokatise Lezhe, ne muajin Prill te ketij viti. Kercenimi i avokateve, sidomos per shkaqe qe lidhen me ushtrimin e detyres jo vetem cenojne rende misionin e avokatit ne ushtrim te profesionit te tij, por krijojne situata te veshtira qe duhen te vleresohen maksimalisht.

Bazuar sa me siper Dhoma e Avokateve te Shqiperise i kerkon autoriteteve zyrtare te kryejne nje hetim te plote dhe te pavarur brenda nje kohe sa me te shkurter lidhur kete ngjarje te rende.

Njekohesisht garantojme te gjithe avokatet ne Republiken e Shqiperise se Dhoma e Avokatise e Shqiperise do te jete ne krah te cdo avokati ndaj te cilit ushtrohet dhune e çfardo lloji nga kushdo qofte, pavaresisht se nga kush dirigjohet dhuna.

Shprehemi besimplote se reagimi yne do te sherbeje si këmbanë alarmi per organet ligjzbatuese jo vetem per kete rast por edhe per raste te tjera qe cenojne sigurine e jetes se avokateve dhe te familjeve te tyre”, thuhet ne njoftim.

Etiketa: dhunaPDpolitikareagimitSokol Mëngjesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po grabiten toka me VKM të manipuluara”, PD: Ja si Bashkia Kamëz i rrëmben pronën qytetarit

10:59 : 05/10/2025
AKTUALITET

Përfundon mbledhja e kryesisë së PD në Vlorë, propozohet lista e kandidatëve për kryetar bashkie

20:49 : 04/10/2025
AKTUALITET

Do garojnë me kandidat nga shoqëria civile, Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

19:34 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Manastirliu ka bërë krime kundër njerëzimit, Berisha: Do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

14:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Berisha nga mbledhja e Kryesisë së PD-së: Sot vendosim modelin për garën elektorale në Tiranë

13:55 : 04/10/2025
Para

Operacion antidrogë në Shkodër, asgjësohen 10536 bimë dhe 728 fidanë kanabisi

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com