• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Magjistratura/ Emëroi pedagogë të larguarit nga Vetingu, BE “shënjestron” Arben Rakipin

18:50 : 02/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Lehtësia me të cilën Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka emëruar si pedagogë të paktën dy magjistratë që iu shmangën Vetingut me dorëheqje, duket se ka krijuar shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Europian për një standart që duhet frenuar.

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve gjenden për shqyrtim propozimet për amendimin e disa ligjeve të paketës së Reformës në Drejtësi.

Në këtë kuadër, zyra e Bashkimit Europian ka bërë disa sugjerime të saj, mbi një draft paraprak që është hartuar nga juristët e Kuvendit.

Në një nga sugjerimet e ekspertëve të BE-së, thuhet: “Duhet të parashikohen ndryshime ligjore për të përforcuar integritetin e stafit pedagogjik në Shkollën e Magjistraturës, duke siguruar që ish-magjistratët e shkarkuar nëpërmjet vetingut ose që dhanë dorëheqjen para tij, nuk do të trajnojnë brezat e ardhshëm të magjistratëve”.

Lexo edhe:

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin!

Në foto: Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi

Ky propozim vjen, pasi në Shkollën e Magjistraturës gjenden në pozicionin e pedagogut të brendshëm ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori dhe ish-gjyqtari administrativ, Amarildo Laçi, të cilët iu shmangën procesit të Vetingut, duke dhënë dorëheqjen.

Ligji për Vetingun parashikonte si subjekte të tij të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që ishin në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të tij, në janar 2017. Po ashtu, ligji parashikonte që, magjistratët të cilët jepnin dorëheqjen pas hyrjes së tij në fuqi, të humbisnin të drejtën për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Por, kuadri ligjor kishte një të çarë, pasi nuk kishte kufizim për emërimin e magjistratëve të dorëhequr në Shkollën e Magjistraturës.

Pikërisht, këtë të çarë ligjore ka shfrytëzuar Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, për emërimin e magjistratëve të dorëhequr, Ligori dhe Laçi, pavarësisht se kjo lëvizje nuk ishte aspak etike dhe morale.

Pasi, siç e përcakton edhe delegacioni i BE-së, “…ish-magjistratët e shkarkuar nëpërmjet vetingut ose që dhanë dorëheqjen para tij, nuk do të trajnojnë brezat e ardhshëm të magjistratëve”.

“Piruetat” e Henrik Ligorit

“Boldnews.al” ka raportuar më herët situatën e çuditshme me ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Henrik Ligori. Referuar dokumentave të vitit 2020, Ligori rezultonte njëkohësisht prokuror, avokat dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës.

Kjo situatë absurde ishte rrjedhojë e një kakofonie mes institucioneve të drejtësisë, të cilat duket se ishin shumë “dashamirëse” ndaj Ligorit.

Në verën e vitit 2018, Henrik Ligori dha dorëheqjen nga detyra e prokurorit, të cilën në atë kohë e ushtronte pranë Krimeve të Rënda (pararendëse e SPAK).

Në foto: Ish-prokurori, Henrik Ligori

Pasi dha dorëheqjen, në Shtator 2018, Ligori regjistrohet si “Avokat” në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB). Gjithashtu, ai emërohet edhe si Pedagog i Brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Por, dorëheqja e tij si prokuror, nuk ishte formalizuar sipas ligjit. Kjo konstatohet në faktin që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e ka përfshirë në shortin e Vetingut të datës 16 Qershor 2020, nën emërtesën “Henrik Ligori, prokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda”.

Situata duket si “lapsus” mes institucioneve. Por, çështja është rezulton të jetë më e thellë se sa kaq.

Henrik Ligori dha dorëheqjen si prokuror pak pasi kishte nisur procesi i Vetingut, por ndërkohë ai gëzonte ende statusin magjistrat, të cilin, eventualisht, ai mund ta përdorte, përsa kohë e kishte ende në dispozicion.

Megjithatë, përtej piruetave ndërinstitucionale, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të ndërpresë procesin e Vetingut për magjistratin Henrik Ligori për shkak të dorëheqjes së tij pas nisjes së zbatimit të ligjit dhe ndalimin e tij për të qenë pjesë e sistemit  të drejtësisë për 15 vitet e ardshme.

Para se të arrinte në këtë konkluzion, KPK kishte konstatuar problematika të shumta në pasurinë e Ligorit, të cilat, gjithësesi, nuk iu nënshtruan kontrollit përfundimtar, për shkak të ndërprerjes së procesit të rivlerësimit, si rrjedhojë e dorëheqjes.

Por, ai vijon të jetë pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe, prej disa vitesh, përgatit magjistratët e rinj.

Magjistratura, “streha e re” e Amarildo Laçit

“Boldnews.al” ka ngritur më herët shqetësimin e emërimit si pedagog në Magjistraturë të magjistratëve të larguar nga Vetingu.

Një ndër këta personazhe ishte Amarildo Laçi.

Në 26 maj 2020, Laçi ka paraqitur para Këshillit të Lartë Gjyqësor dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit të Apelit Administrativ.

Me vendimin nr. 268, dt. 29.06.2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi: “Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti (Amarildo Laçi, shën.red) për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare”.

Në foto: Ish-gjyqtari, Amarildo Laçi

Pas largimit nga gjyqësori, Laçi merr firmën e Arben Rakipit për t’u emëruar si pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës.

Pra, edhe Laçi, ashtu si Ligori, përgatisin magjistratët e rinj, ndërkohë që vetë u larguan si “hileqarë” nga sistemi i drejtësisë, para se të përfshiheshin në procesin e Vetingut.

Pikërisht, emërimet “nga dritarja” e Henrik Ligorit dhe Amarildo Laçit, kanë nxitur delegacionin e Bashkimit Europian që t’i sugjerojë Parlamentit për të marrë masa ligjore që të ndalojë këto episode aspak normale.

Etiketa: Amarildo LaçiArben RakipiBashkimi EuropianBEHenrik Ligorimagjistraturapedagogetë përjashtuarvetting

Lajme të lidhura

RAJONI

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025
BOTA

Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin!

20:18 : 17/09/2025
BOTA

BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

14:58 : 17/09/2025
BOTA

BE propozoi shkëputj të shpejtë nga energjia ruse, Peskov: “Sanksionet nuk na prekin”

14:45 : 17/09/2025
AKTUALITET

BE e shqetësuar për sundimin e ligjit në Ballkan: Kos paralajmëron vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë

20:14 : 16/09/2025
BOTA

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

15:45 : 16/09/2025
Para

Titullari i PSG-së dëmtohet ndaj Dortmund dhe humb "Euro 2024" me Francën

TË GJITHA

EMRI-FOTO/ Ky është polici që u filmua në momente intime me një adoleshente, shoqërohet njerku i adoleshentes

14:08 : 18/09/2025

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës

13:49 : 18/09/2025

Ekuinoksi i Vjeshtës/ 3 shenjat e horoskopit që do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre

13:42 : 18/09/2025

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

13:38 : 18/09/2025

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

13:16 : 18/09/2025

Zbulohen 5 parcela me kanabis në Shkodër, 3 persona në kërkim

13:15 : 18/09/2025

U ek*ekutua për 30 mijë euro, vëllezërit Xhani porositën v*asjen e biznesmenit Bujar Nasufi

12:48 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com