• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj, “i përvuajtur” në Top Channel”: Më besoni, nuk kam asnjë faj për “5D”

11:11 : 09/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tregoi në një intervistë të dhënë mbrëmjen e së Hënës në Top Channel, se, përtej kasetave të gatshme që shpërndan rëndon në media, strategjia e tij e Marrëdhënieve me Publikun kur duhet t’u përgjigjet pyetjeve “live” bazohet në një skemë të rëndomtë dhe të dalë boje.

Strategjitë e PR (Marrëdhëniet me Publikun) në vite 70-80, për rastet kur politikanët gjendeshin përballë akuzave apo llogaridhënies së mprehtë, mbështeteshin në të paktën tre shtylla: (i) luaj rolin e të përvuajturit; (ii) prano disa gabime dhe merr premto riparimin e tyre; dhe (iii) sulmo kundërshtarin për të shpërndarë vëmendjen.

Në rastin e Veliajt, kësaj skeme të vjetëruar, i shtohen edhe dozat e mashtrimit, një element karakteristik i njeriut që drejton Bashkinë e Tiranës, të cilën e përdori rëndom në atë intervistë që nuk kishte element të theksuar agresiviteti nga paneli i gazetarëve.

Lexo edhe:

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

Veliaj i përvuajtur

Skandali korruptiv “5D”, në të cilën janë përfshirë disa drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht bashkëpunëtor të ngushtë të Erion Veliajt, e ka nxitur këtë të fundit që të tregojë një fytyrë “të përvuajtur” në reagimet që ka bërë pas zbulimit të skandalit.

Ndryshe nga arroganca e prezantuar prej shumë vitesh në krye të Bashkisë, Veliaj thotë se “po u drejtohet me zemër në dorë qytetarëve të Tiranës” dhe se “po u kërkon falje për një shkelje, të cilën ai as nuk e ka kryer dhe as nuk ka pasur informacion”.

Kjo përbën një sjellje tipike të një politikani të lartë, i cili shpreson që skandali të harrohet sa më shpejt dhe të krijojë në opinionin publik ndjenjën e “keqardhjes” për këtë njeri, të cilin e kanë prerë në besë bashkëpunëtorët e tij.

Veliaj i konsideroi Mariglen Qaton dhe Redi Mollën si “dy nga qindra drejtorë që ka Bashkia e Tiranës” dhe, për të cilët ai nuk e dinte se po ia punonin pas krahëve me kompaninë “5D”.

Qato dhe Molla nuk ishin thjesht “dy nga qindra drejtorët”. Ata ishin dy drejtorë jetëgjatë në institucionet vartëse të Veliajt që prej kohësh kur ky i fundit mori mandatin e parë në krye të Bashkisë së Tiranës, në vitin 2015.

Qato dhe Molla ishin drejtuesit më të rëndësishëm të shtabeve elektorale të Veliajt në fushatat zgjedhore dhe kanë siguruar hambar me vota për shefin e tyre, megjithëse ata nuk janë shquar për protagonizëm të theksuar politik, aq sa vështirë t’u gjenden edhe foto publike.

Pra, ata nuk ishin thjesht “dy drejtorë”, por shumë më tepër. Ishin “mjeshtrat” që, edhe pa eksperiencë politike, siguronin vota të shumta për Veliajn. Ka shumë nga ata që mendojnë se këta dy “jo-politikanë”, i kanë siguruar ato vota me forma të tjera. Ndoshta edhe me fondet e krijuara nga “5D”.

“Prano disa gabime”

Me gjuhën “e përvuajtur”, Veliaj ishte i detyruar të pranonte se në Bashkinë e Tiranës “janë bërë disa gabime”, por se ai merr përsipër që “t’i riparojë ato”.

Veliaj pranoi se “gabimi” i tij ishte fakti që nuk ka forcuar sa duhet instrumentat për të identifikuar në kohë konfliktin e interesit në dhënien e tenderave publikë.

Ky qëndrim është një mashtrim i rëndomtë, nisur nga kronologjia e ngjarjeve që lidhen me skandalin “5D”.

Rreth një vit më parë, gjatë fushatës zgjedhore për pushtetin lokal, ish-rivali opozitar, Belind Këlliçi, e akuzoi Erion Veliajn se kishte ngritur një skemë me shoqërinë “5D”, e etiketuar si “5 Drejtorët”, nëpërmjet të cilës miliona euro të qytetarëve tiranas shkonin në xhepat e bashkëpunëtorëve të kryebashkiakut.

Erion Veliaj në atë kohë i mohoi këto akuza, duke i konsideruar si “politike” dhe “të pabaza”. Një vit më pas, hetimet e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) konfirmuar akuzat e Këlliçit, të njëjtat akuza që u mohuan nga Veliaj.

Qëndrimi i Veliajt për këtë skandal, nuk është “një gabim”. Ai më së paku është dështim në menaxhimin e drejtorëve ose, në rastin më të keq, kryebashkiaku është vetë pjesë e asaj skeme.

Ndaj, edhe premtimi i tij i përvuajtur se “do të forcojë mekanizmat e kontrollit në Bashki” nuk është as më shumë e as më pak se sa largimi nga thelbi i problemit, nga akuzat publike që rëndojnë mbi vetë atë.

Sulmo kundërshtarin

Veliaj mbrojti sërish punën e drejtorëve të tij të arrestuar, duke sulmuar njëkohësisht kundërshtarët politikë dhe eksponentë të opozitës. E vetmja pjesë e intervistës kur gjuha e tij lirohej ishte kur akuzonte në ajër Argitën, Shkëlzenin, Këlliçin, Gazmend Bardhin, Ilir Metën, e një aradhë personash të tjerë.

Aty ndihej komodë, zëri i tij i përvuajtur kur duhej të jepte llogari për skandalin “5D”, shndërrohej në “uragan” kur sulmonte opozitarët.

Sipas tij, kur Bashkinë e drejtonte dikush tjetër (referencë për Lulzim Bashën), “vetëm 2-3 kompani fitonin tenderat”, ndërsa gjatë mandateve të tij, janë 900 kompani që kanë fituar.

Duke iu referuar tenderave të fituar nga ‘5D”, Veliaj deklaroi se janë “vetëm disa procedura nga një mijë të tilla që zhvillon Bashkia në vit”.

Por, Veliaj e kishte gjuhën e drunjtë dhe nuk jepte asnjë koment konkret, kur vihej para faktit që këto “pak tendera” janë më shumë se 20 milionë euro që kanë përfunduar në xhepat e drejtorëve bashibozukë, por jo vetëm.

Etiketa: 5 dbashkia tiraneErion VeliajMariglen QatoRedi Mollatop-channel

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij/ EMRI

15:23 : 15/07/2026
AKTUALITET

SPAK lejon avokatët ndërkombëtarë ta takojnë Erion Veliajn në qeli

11:47 : 14/07/2026
AKTUALITET

Veliaj firmos urdhrin/ Alban Dokushi rikthehet në detyrë si Sekretar i Bashkisë Tiranë

16:22 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Redcloud”/ Kompania e lidhur me Arbër Veliaj mori 4.3 mln euro për biletat e Kanye West

13:20 : 12/07/2026
AKTUALITET

Veliaj kërkon të dalë nga burgu, caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e tij

18:28 : 09/07/2026
AKTUALITET

Veliaj, kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

09:28 : 08/07/2026
Para

Dhunë në familje e kanosje me armë, një i arrestuar dhe një i proceduar në Fier

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş