• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

REL: BE nën presion kohor për ta miratuar formalisht planin për rritje në Ballkan

13:32 : 27/03/2024
në AKTUALITET, RAJONI

Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian ende nuk kanë arritur pajtim të plotë për tekstin e vendimit për planin e BE-së për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Këto dy institucione të bllokut janë duke i vazhduar bisedimet për këtë nën një presion të madh kohor.

Për miratimin formal të këtij plani, i cili përfshin 6 miliardë euro ndihmë financiare për gjashtë vendet e rajonit, është i domosdoshëm pajtimi i Parlamentit Evropian dhe Këshillit.

Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jepen si grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme.

Lexo edhe:

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

Burimet e Radios Evropa e Lirë kanë thënë se qëndrimet janë përafruar, por ende nuk ka pajtim të plotë mes PE-së dhe Këshillit.

Rundi i ri i bisedimeve mes PE-së dhe Këshillit për këtë çështje do të mbahet më prill, dhe ky do të jetë edhe takimi i fundit. Kjo datë është edhe afati i fundit për arritjen e marrëveshjes, sepse, nëse nuk ka pajtim deri atëherë, nuk do të jetë e mundur që vendimi të votohet në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Për shkak të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në qershor, seancat e fundit plenare do të mbahen nga 21 deri më 24 prill. Votimi për këtë plan është planifikuar për një seancë më 23 prill.

Por, para votimit duhet të përfundojnë bisedimet mes Parlamentit dhe Këshillin, dhe marrëveshja e tyre të votohet në komisionet e politikës së jashtme dhe të buxhetit.

Nëse plani dështon të votohet deri atëherë, ai do t’i mbetet në dorë përmbërjes së re të Parlamentit Evropian, pra kah fundi i këtij viti.

“Në do të dëshironim që pagesat e para nga ky fond për vendet e rajonit që i përmbushin kushtet, të bëhen qysh në pjesën e dytë të vitit. Nëse nuk arrijmë marrëveshje me Parlamentin Evropian më 4 prill, atëherë gjithçka mund të rrezikohet”, i ka thënë Evropës së Lirë një diplomat evropian.

Sipas burimeve të REL-it brenda Këshillit të BE-së dhe Parlamentit, pengesë kryesore për arritjen e pajtimit është insistimi i Këshillit që fjalën kryesore për administrimin e këtij plani ta ketë Këshilli, ndërsa Parlamenti insiston që edhe ai të ketë rol në vendimet për të pranuar programet e reformave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si kusht për pagesat nga ky fond.

Kanë mbetur për t’u sqaruar edhe disa hollësi rreth kushtëzimit specifik për Kosovën dhe Serbinë dhe kushtëzimi me përshtatjen e vendeve të rajonit me politikën e vizave.

Para se të fillojë i ashtuquajturi “Trialog” – bisedimet tripalëshe mes Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian – secili institucion e miraton qëndrimin dhe mandatin e vet për këto negociata. Edhe këtu ka pasur disa dallime të cilat duhet të tejkalohen.

Tre institucionet e BE-së kanë insistuar se vendet e rajonit, për të përfituar nga kjo paketë e ndihmës financiare, duhet të përmbushin një varg kriteresh jo edhe aq të lehta.

Në mesin e tyre janë kriteret bazike të cilat vlejnë njëlloj për të gjitha vendet anëtare. Ato kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se mjetet nuk do të keqpërdoren.

Pos kritereve që kanë të bëjnë me reforma dhe sundimin e ligjit, ka edhe kritere të natyrës politike.

Për Kosovën dhe Serbinë parakusht tjetër do të jetë angazhimi konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre me qëllim të zbatimit të plotë të obligimeve përkatëse që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksit për zbatimin, që u arritën më 2023 nën ndërmjetësimin e BE-së, sikur edhe të gjitha obligimeve të mëhershme nga dialogu i Brukselit.

Ajo që kërkohet të sqarohet është mënyra dhe forma se si do të dëshmohet “angazhimi konstruktiv” kur të kërkohet të vërtetohet nëse Kosova dhe Serbia e kanë përmbushur këtë kusht. Dallimet në këtë pikë nuk janë të mëdha.

Ndërkohë, është tejkaluar mospajtimi rreth kushtëzimit apo jo të këtyre mjeteve me përshtatjen me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ka dominuar qëndrimi i Komisionit Evropian dhe një numri më të madh të shteteve anëtare se ky nuk duhet të jetë parakusht specifik, por se nga vendet e rajonit pritet që të përshtaten.

Evropa e Lirë mëson se shtetet anëtare të BE-së ishin ndarë në tri grupe. Grupi i parë, i përbërë nga Finlanda, Suedia, Estonia, Lituania, Letonia dhe Polonia, kishte kërkuar që përshtatja me politiken e jashtme të jetë kusht. Por, ky grup kanë pranuar kompromisin në shenjë solidariteti në Këshill.

Ndërsa, grupi i dytë, i përbërë nga Spanja, Hungaria, Austria, Qipro, Italia, Franca, Greqia dhe Portugalia, kishte kërkuar që “në asnjë rast përshtatja me politiken e jashtme të mos jetë para kusht për qasje në mjetet financiare”. Këto shtete kishin kërkuar nga presidenca belge e BE-së, që në negociatat me Parlamentin Evropian, të mos bëjë asnjë lëshim në këtë pikë. Ato e pranuan qëndrimin për kompromis.

Qëndrimi për kompromis është se në fokus duhet të jetë përshtatja e partnerëve me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, por jo si parakusht i prerë.

“Përfituesit duhet të dëshmojnë përkushtim të besueshëm ndaj vlerave evropiane, përfshirë edhe përmes përshtatjes së tyre me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së unionit, përfshirë edhe masat restriktive“, ishte teksti i kompromisit nga Këshilli me të cilin në fund ishin pajtuar 27 vende anëtare të BE-së.

Parlamenti Evropian këtu është dashur të lëshojë pe, sepse pa këtë nuk do të kishte gjasa të miratohet plani.

Parlamenti Evropian në qëndrimin fillestar kishte propozuar që përshtatja me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme të jetë parakusht i qartë dhe që të përmendet edhe formalisht se kjo nënkupton edhe mbështetjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Serbia është i vetmi vend i rajonit i cili deri tani nuk është përshtatur me qëndrimet e BE-së sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe nuk e ka 100 për qind nivelin e përshtatjes me qëndrimet e BE-së në punët e jashtme.

Edhe në Parlamentin Evropian edhe në Këshilli besojnë se dallimet rreth roleve të institucioneve të BE-së në administrimin e planit për rritje dhe reforma për Ballkanin Perëndimor do të tejkalohen gjatë muajit prill dhe do të miratohet përfundimisht ky plan.

“Me këtë do të dërgojmë një porosi të qartë për vendet e rajonit se duam t’u ndihmojmë në reforma dhe rritje ekonomike dhe në këtë mënyrë të bëhen gati më shpejt për integrim në BE”, ka thënë një zyrtar i BE-së për REL.

Etiketa: ballkani perendimorBE

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
AKTUALITET

Auditorët e BE ‘nxijnë’ Shqipërinë: Projektet e transportit, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

09:24 : 15/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026
Para

Pas dorëheqjes, Jorgo Goro përfundon në spital

TË GJITHA

Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd

18:31 : 16/07/2026

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi /EMRI

18:20 : 16/07/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë “Sori-Al”

18:15 : 16/07/2026

U filmuan duke marrë ryshfet, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë /EMRAT

18:03 : 16/07/2026

OBSH paralajmëron: Nxehtësia ekstreme po kthehet në një rrezik serioz për shëndetin

17:59 : 16/07/2026

“Legjenda” e dy avionëve zjarrfikës

17:57 : 16/07/2026

Administrata Trump shtrëngon rregullat e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

17:47 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş