• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania e inceneratorit të Tiranës i dha 1.6 mln euro agjencisë turistike të një mashtruesi

12:29 : 26/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar ditën e sotme se si kompanitë e inceneratorit fantazëm të Tiranës i ka paguar miliona euro një agjencie turistike.

Bëhet fjalë për agjencinë “ONE EXPLORER”, në pronësi të shtetasit Juventin Cere. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2014, pasi mashtronte bankat dhe klientët me rezervime për bileta avioni dhe paketa turistike. Në atë kohë, ai u akuzua se kishte vjedhur 31 klientë dhe dy banka, duke përdorur karta të klonuara.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi u shpreh se dy kompani që do të duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe përpunimin dhe djegien e mbetjeve në landfill, i kanë paguar agjencisë turistike të Ceres rreth 1.6 milionë euro.

“Integrated Technology Services, në pronësi të Zotos, i ka paguar plot 105.682.680 lekë ose rreth 1 milionë euro kësaj agjencie turistike. Integrated Energy BV SPV, apo e thënë më thjeshte kompania e Inceneratorit të Tiranes që nuk ekziston, i ka paguar nga llogaritë e saj në dy banka të nivelit të dytë shumën: 46.834.789 lekë ose rreth 460.000 euro dhe 103.992 euro.” – tha Këlliçi në deklaratën e tij.

Ish-deputeti demokrat shtroi edhe 4 pyetje për organeve të drejtësisë, pas faktit të mësipërm si:

Lexo edhe:

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

  • A kanë shërbyer këto pagesa për të mbuluar udhëtimet dhe  pushimet luksoze të zyrtarëve e qeveritarëve shqiptarë?
  • A janë këto pagesa që kanë mbuluar udhëtimet me chartera të drejtorëve të Bashkisë Tiranë?
  • A janë këto pagesa qoka për ndonjë qeveritar të lidhur me këtë aferë dhe ende të pa hetuar?
  • A mos janë këto pagesa një formë për të zhdukur milionat e eurove të vjedhura nga buxheti i shtetit, ose thënë thjeshtë, paratë e shqiptarëve?

Gjithashtu, Këlliçi tha se në datën 7 dhjetor 2021, vetëm 6 ditë përpara se të firmosej urdhër arresti për Klodian Zoton, kompania ITS shpk firmos një deklaratë noteriale me kompaninë ONE EXPLORER, ku i jepte hua shumën e 150.000 eurove. Sipas tij, për çfarë po i transferonte këto para Klodian Zoto tek kjo kompani,  për charterin e radhës apo për pagesa që lidhen me kompanitë offshore?

Këlliçi tha se të gjitha këto transaksione bëheshin nën hundën e SPAK, i cili nën presionin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, nuk tentoi kurrë të ndjekë paratë e buxhetit të shtetit.

Deklarata e plotë:

Tashmë të gjithë e dimë sesi prestanomet, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri, nën urdhrat e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, ngritën një skemë për të vjedhur dhe zhdukur paratë e buxhetit të shtetit, diku duke përdorur pensioniste e diku duke mos kursyer as te vdekurit.

Partia Demokratike prej disa muajsh po ndjek pikërisht këtë skemë.

Javën e kaluar treguam me fakte sesi kompania e Zotos, zotëronte disa apartamente brenda dhe jashtë vendit, për të cilat SPAK vijon të heshtë dhe të mos thotë anjë fjalë.

Sot është momenti t’iu tregojmë një tjetër rast.

Agjencia Turistike ‘ONE EXPLORER’, në pronësi të shtetasit Juventin Cere, i cili rezulton të jetë arrestuar më parë për mashtrim, ka përfituar miliona euro pagesa nga Inceneratori fantazmë i Tiranës.

Integrated Technology Services, në pronësi të Zotos, i ka paguar plot 105.682.680 lekë ose rreth 1 milionë euro kësaj agjencie turistike.

Integrated Energy BV SPV, apo e thënë më thjeshte kompania e Inceneratorit të Tiranes që nuk ekziston, i ka paguar nga llogaritë e saj në dy banka të nivelit të dytë shumën: 46.834.789 lekë ose rreth 460.000 euro dhe 103.992 euro.

Pra të nderuar qytetarë, 2 kompani që do të duhej të shpenzonin paratë për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe përpunimin dhe djegien e mbetjeve në landfill, i kanë paguar një agjencie turistike rreth 1.6 milionë euro.

Pyetjet që me të drejtë lindin janë:

A kanë shërbyer këto pagesa për të mbuluar udhëtimet dhe  pushimet luksoze të zyrtarëve e qeveritarëve shqiptarë?

A janë këto pagesa që kanë mbuluar udhëtimet me chartera të drejtorëve të Bashkisë Tiranë?

A janë këto pagesa qoka për ndonjë qeveritar të lidhur me këtë aferë dhe ende të pa hetuar?

A mos janë këto pagesa një formë për të zhdukur milionat e eurove të vjedhura nga buxheti i shtetit, ose thënë thjeshtë, paratë e shqiptarëve?

Të nderuar qytetarë, Deri më sot SPAK ka heshtur dhe nuk ka bërë asnjë hetim në lidhje me këtë aferë të re që përfshin këtë të ashtuquajtur Agjenci Turistike, por denoncimi ynë nuk ndalet me kaq.

Në datën 7 dhjetor 2021, vetëm 6 ditë përpara se të firmosej urdhër arresti për Klodian Zoton, kompania ITS shpk firmos një deklaratë noteriale me kompaninë ONE EXPLORER.

Sipas kësaj kontrate noteriale që e shihni në ekran, ITS i jep hua ONE EXPLORER shumën e 150.000 eurove.

Për çfarë po i transferonte këto para Klodian Zoto tek kjo kompani vetëm 6 ditë përpara se të arratisej?

Mos ndoshta për charterin e radhës?

Mos ndoshta për pagesa që lidhen me kompanitë offshore?

Sigurisht të gjitha këto transaksione bëheshin nën hundën e SPAK, i cili nën presionin e Erion Veliajt, nuk tentoi kurrë të ndjekë paratë e buxhetit të shtetit, pasi nuk ka leje apo miratim për të prekur paratë e pronarit faktik të Inceneratorit të Tiranës, paratë ë korrupsionit të Erion Veliajt.

Personalisht dhe në emër të Grupit të Ekspertëve në PD, garantoj qytetarët se kam marrë angazhimin e plotë që kjo skemë korruptive do të zbardhet deri në fund. Javët në vijim do të bëjmë publike kompani dhe përfitues të tjerë nga afera e shekullit.

Do bëjmë gjithashtu publike vjedhjen dhe abuzimin me pronën mbi të cilën duhej të ndërtohej Inceneratori i Tiranës. Por mbi të gjitha do të bëjmë publike skemën e plotë të kompanive OFFSHORE që janë përdorur për të zhdukur paratë e taksapaguesve Shqiptarë.

Deri atëherë jam i bindur se SPAK do të vijojë gjumin letargjik dhe drejtësinë me regji. Por ne nuk do të ndalemi. Nuk do të  ndalemi në mbrojtje të interesit publik dhe Ilogaridhënies para qytetarëve. Shqipëria duhet një orë e më parë të çlirohet nga banda që ka kapur prej fyti qeverinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

KONTRATA E PLOTË

Etiketa: 1.6 milion euroagjenci turistikeBelind Këlliçiinceneratoretklodian zotokompaniaOne Explorerspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
Para

Psikologia: Gabimi që prindërit bëjnë me fëmijën në ditën e parë të çerdhes

TË GJITHA

Vasil Shkurtaj njofton largimin nga Flamurtari, zbulohet klubi i radhës i sulmuesit

17:49 : 18/07/2025

Pogradec/ Zjarr në fshatin Cërravë, era favorizon flakët

17:37 : 18/07/2025

VIDEO/ Kamera kap “mat” CEO-n e martuar duke u përqafuar me punonjësen e tij

17:32 : 18/07/2025

Panik në ajër/ 23-vjeçari shqiptar tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente (EMRI)

17:27 : 18/07/2025

DOKUMENTI/ KQZ e “përndoqi” Gjicin edhe në qeli për një gjobë prej 1 mln lekësh të vjetra

17:24 : 18/07/2025

Egnatia dhe Partizani s’kanë justifikime, u eliminuan nga ekipe të cilat vlejnë shumë më pak në treg

17:13 : 18/07/2025

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com