• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksident tragjik në Tepelenë, 4 të vdekur, 5 të plagosur (EMRAT)

20:28 : 17/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Katër të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në “bypassin” e Tepelenës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur poshtë kalasë së qytetit që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër, ku tre makina janë përplasur me njëra tjetrën.

Ka qënë njëra nga automjetet tip “Mercedez Benz” shoferi i të cilës ka humbur fillimisht kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera tip “Toyota” dhe “BMW” që qarkullonin në drejtim të kundërt. Siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme përplasja ka qënë e fortë dhe tre makinat janë shkatërruar. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat nga automjetet.

Pamje nga vendngjarja

1 nga 3
- +

 

Nga përplasja e tre mjeteve kanë humbur jetën shtetasit, Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe e afërmja e tyre Afërdita Begaj 85 vjeçe, që ndodheshin në makinën tip “Toyota”.

Lexo edhe:

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

Gjithashtu ka humbur jetën shtetasi Riza Rrapa banues në Luftinjë, i cili po udhëtonte me mjetin tip Mercedez Benz, dhe dyshohet se ka qënë shkaktar për aksidentin.

Riza Rrapa

Sakaq të plagosur kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta. 

Në njoftimin paraprak policia sqaroi se dy të plagosurit, Meta, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër, por mësohet se gjendja e tyre është përkeqësuar dhe janë nisur drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R. R., 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin L. B., 62 vjeç, banues në Memaliaj.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën shtetasit R. R. dhe L. B., si dhe 2 pasagjeret që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, shtetaset L. B., rreth 57 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit L. B.) dhe A. B., rreth 85 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar shtetasit L. M. dhe J. M., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”,- thuhet në njoftimin e bluve.

Pamje nga vendngjarja

1 nga 2
- +

Gjithashtu në një informacion shtesë, policia bën me dije se janë plagosur lehtë edhe tre shtetas të tjerë që po udhëtonin në automjetin tip “BMW”.

“Në aksident është përfshirë edhe automjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin E. P., banues në Gjirokastër, që qarkullonte pas automjetit tip “Toyota”.

Shtetasi E. P. dhe 2 pasagjerët në automjetin e tij janë dëmtuar lehtë”,- thuhet në njoftimin shtesë të bluve.

Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore, bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të shoferit të Benzit, por edhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

Etiketa: AksidenthetimepoliciaTepelene

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zbulohet e shkuara e 15-vjeçares që dhunoi bashkëmoshataren: Denoncoi babanë, më pas sulmoi nënën

21:52 : 13/07/2026
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë

21:42 : 13/07/2026
AKTUALITET

Goditet grupi i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

20:06 : 13/07/2026
BOTA

Aksident tragjik në Meksikë, konfirmohen 10 viktima

18:41 : 13/07/2026
Para

Publikohen exit-pollet e para, Vladimir Putin fiton mbi 87% të votave

TË GJITHA

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş