• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Prigozhin në tren, shpërthejnë spekulimet në Rusi

23:36 : 14/03/2024
në BOTA

Lexo edhe:

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

Më 23 gusht, shumica e rusëve prisnin lajme për hetimet mbi të vërtetën e njerëzve që kishin vdekur në avionin e rrëzuar në Moskë.

Ai ishte avioni privat i Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit special ushtarak rus Wagner, që më herët kishte ngritur krye ndaj Kremlinit ‘për kushtet e bashkëpunimit’.

Por tashmë pesë muaj pas konfirmimit të vdekjes së tij, në rrjetet sociale po qarkullojnë disa foto që po ngjallin spekulime nëse ai ka vdekur apo është gjallë.

Në pamjet e fundit tregohet një person që ngjan shumë me liderin e grupit të mercenarëve që rri ulur në një tren, madje në krah ka një logo të grupit Wagner çka ka shtuar konfuzionin në rrjetet sociale ruse.

Megjithëse shumë besojnë se personi në foto është në fakt Yevgeny Prigozhin, të tjerë konfirmonin se ai ka vdekur dhe për këtë nuk ka vend për dyshime.

Të tjerë thonë se mund të jetë një foto e vjetër e dalë sërish në sipërfaqe për të krijuar konfuzion, ndërsa disa thonë se është vetëm një person që i ngjan mercenarit rebel dhe kaq.

Yevgeny Prigozhin ka qenë i afërt me Putin, por kritikoi publikisht korrupsionin në ministrinë ruse të mbrojtjes dhe keqmenaxhimet në lidhje me luftën në Ukrainë. Disa burime thonë se ai quante gënjeshtra arsyet e nisjes së konfliktit, por fakti qëndron se ai nisi një rebelim që gjeti shumë zë në media.

Më 23 qershor 2023, forcat e tij morën kontrollin e qytetit Rostov-on-Don dhe thuhej se po avanconin drejt Moskës. Por pas disa ndërmjetësimeve misterioze rebelimi u anulua dhe akuzat ndaj tij u tërhoqën, duke e lejuar të tërhiqej bashkë me forcat e tij në Bjellorusi.

Dy muaj pas kësaj Prigozhin u vra në një aksident ajror në Tver në veri të Moskës bashkë me 9 persona të tjerë në bord, sipas versionit zyrtar të analizave të kryera në rrënojat e aksidentit.

Putin, në një deklaratë 24 orë pas aksidentit e përshkruante Yevgeny Prigozhin si një “një person i talentuar” i cili “kishte bërë gabime të rënda në jetë por kishte arritur rezultate.”

Cilado që të jetë e vërteta, nuk besohet se i ndjeri do të jetë më faktor në politikën apo luftërat e Rusisë dhe të Putin.

Etiketa: Evgeny PrigozhinPrigozhinRusi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Ukraina rrit sulmet me dronë në Rusi, digjet rafineria e naftës në Krasnodar dhe Rostov

17:46 : 10/07/2026
BOTA

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

15:00 : 10/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
BOTA

“Obama insistoi për ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovë, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin”

18:42 : 06/07/2026
BOTA

BE-ja dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në Ballkanin Perëndimor

15:43 : 06/07/2026
Para

Bisedimet mazhorancë-opozitë, Lubonja: Lojë e Ramës

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24: Dua Lipa sfidon qeverinë për protestat

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş