• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse u vra Besar Nimani? Zbardhet e shkuara problematike dhe dyshimet e Policisë

20:09 : 11/03/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Ish-boksieri 38-vjeçar nga Kosova, Besar Nimani u ekzekutua në një atentat mafioz në Bielefeld të Gjermanisë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin ku Nimani jetonte prej shumë vitesh.

Sipas mediave gjermane, ai sapo kishte parkuar makinën dhe ishte nisur drejt një restoranti, kur dy persona iu afruan. Fillimisht mes palëve pati një debat me tone të larta. Më pas, ata hapën zjarr në drejtim të 38-vjeçarit, duke e qëlluar të paktën 10 herë. Autorët më pas u larguan nga vendngjarja në këmbë.

Policia gjermane ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë. Motivet momentalisht mbeten të panjohura. Sipas mediave gjermane, teksa nuk përjashtohet mundësia e përplasjes mes bandave, dyshimet e para janë se motivi ka lidhje me arsye personale.

Nimani rezulton person me disa precedentë. Babai i 3 fëmijëve shpesh kishte pasur probleme me ligjin dhe numëronte disa raste sjelljesh të dhunshme.

Në vitin 2012-të, gjykata e  Bielefeld e dënoi atë me 1 350 euro gjobë pasi goditi një person në kokë. Një vit më pas, një zënkë në një restorant u përshkallëzua në përplasje të dhunshme. Më 4 Gusht të 2013-s, Nimani dhe njerëzit e tij u përplasën me një grup turqish. Kjo ishte hera e dytë që mes tyre kishte përplasje.

Lexo edhe:

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

Në rastin e dytë, ishte një shok i Nimanit që dyshohet se provokoi palën tjetër dhe pasi u përplasën me fjalë, ish-boksieri goditi njërin prej rivalëve me gotë birre në kokë.

Ata iu kundërpërgjigjën duke nxjerrë pistoletën dhe duke e lënë Nimanin të plagosur me armë zjarri. Në Shkurt të 2016-s, forca të shumta policie zbarkuan në shtëpinë e ish-boksierit. I kishte marrë në telefon bashkëshortja e tij, për shkak se po ushtronte dhunë ndaj saj. Ai u arrestua pa bërë rezistencë.

Ndërsa vitin e shkuar, në makinën e 38-vjeçarit policia zbuloi një arsenal armësh, gjatë një kontrolli në Bavari. Në atë kohë, ai i tha policisë se armët i kishte për vetëmbrojtje.

A ndihej Nimani vërtetë i kërcënuar?

Teksa nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen e tij, autoritetet kanë ndërmarrë një operacion masiv me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Ajo që dimë deri më tani është se viktima ndodhej në zonën pranë  ‘‘Obernstrasse’ dhe ‘Klasingstrasse’ rreth orës 18:00. Një ose më shumë persona iu afrua dhe e qëlluan. Viktima nga Bielefeld, i cili ishte shtetas nga Kosova, vdiq në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra. Policia ka ndërmarrë një operacion në zonën e qytetit të Bielefeld. Kërkimet për autorin apo autorët vijojnë”, tha në një deklaratë zyrtare policia e Bielefeld.

Ish-kampioni i boksit, i cili numëronte 26 fitore dhe vetëm 1 humbje, u tërhoq nga ky sport në vitin 2019. Në Gjermani kishte emigruar në vitin 1997.

Etiketa: atentatiBesar Nimaniboksieridyshimete shkuara problematikeGjermaniu vra

Lajme të lidhura

BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

12:25 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikoi 120 kg kokainë në Gjermani, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar

20:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025
Para

Bitcoin vlen 72 mijë dollarë, rekord historik për monedhën digjitale

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com