• Kontakt
Wednesday, July 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

Pavarësisht kërkesave rajonale, kancelari Merz përforcon strategjinë: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, shkruan Auron Dodi.

08:24 : 25/10/2025
në BOTA

Bëhet fjalë kryesisht për disa deklarata publike, të anëtarëve të njohur të CDU-së, parti konservatore e qendrës së djathtë. Dhe të politikanëve rajonalë, që përballen me rezultatet zgjedhore të partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Si shembuj: fillimisht ishte ish-Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Peter Tauber, që kërkoi t’i jepet fund politikës së izolimit të AfD-së. Ai kërkoi “reflektim për një politikë të re të vijës së kuqe”. Të tjerë politikanë e mbështetën. Ish-kryetari rajonal i CDU-së në landin e Tyringenit, Mike Mohring, i tha revistës Politico se “qytetarët duan që qeveritë të përfaqësojnë shumicën e votuesve”. Ai tha se vendimi i papajtueshmërisë me AfD-në ka qenë i mirë “për vetëafirmimin e CDU-së, por larg realitetit, veçanërisht në lindje”.

Në nivel rajonal, kryetarja e sapozgjedhur e bashkisë në Bad Freienwalde, në landin lindor të Brandenburgut, Heidemann deklaroi se nuk mund ta injorojë faktin, se 48% e zgjedhësve, votuan për kandidatin e AfD-së. Për këtë shkak ajo vetë mezi i i fitoi zgjedhjet. Kandidatja e CDU-së u shpreh kundër një bashkëpunimi me AfD-në, por tha se është e nevojshme të kërkohet dialog me AfD-në, në hapësirën parlamentare.

Kryesia e CDU: Afërsia me qytetarët përmes zgjidhjeve, jo afrimit me AfD-në

Por CDU-ja dhe Friedrich Merzi refuzojnë çdo zbutje të vijave të kuqe në lidhje me AfD-në. Në një mbledhje të kryesisë së CDU-së, organit më të lartë, të dielën (19.10.), Merzi e bëri të qartë se bashkëpunim me AfD-në,parti pjesërisht ekstremiste e djathtë, nuk do të ketë. Të hënën (20.10.) ai e quajti AfD-në sërish”kundërshtarin kryesor”.

Lexo edhe:

Vrau 15 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani

U zhvati gjermanëve miliona euro, arrestohet në aeroportin e Frankfurtit shqiptari

Kryesia e CDU-së vendosi të mos ketë asnjë zbutje të strategjisë së distancimit, asnjë afrim, asnjë bashkëpunim. Asnjë qeveri minoriteti, të toleruar nga AfD-ja në zgjedhjet e ardhshme në lande. Vendimi i papajtueshmërisë me AfD-në dhe me partinë E Majta, i vitit 2018, mbetet në fuqi, pa ndryshim.

Megjithatë, strategjia do të përshtatet. U tha se CDU-ja duhet të paraqesë zgjidhje, të distancohet nga retorika apokaliptike e AfD-së. Dhe të bëhet një “burim inkurajimi”. Ky në fakt është një proces.

Merz ruan vijën e kuqe: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, pavarësisht presionit, shkruan Auron Dodi. Ne foto flamuj blu te CDU valeviten
Kryesia e CDU-së: asnjë afrim me AfD.Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Me fjalë të tjera: mbledhja e kryesisë së CDU-së, rikujtoi se ruajtja e vlerave demokratike kërkon më shumë sesa thjesht demarkacion – kërkon bindje aktive të qytetarëve.

Qëndrimi i socialdemokratëve , parti e qendrës së majtë ndaj AfD-së dihet se është i prerë. Kryeministri socialdemokrat i landit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, përmblodhi kushtet për bashkëpunim me AfD-në. Ai tha se që të bjerë “muri mbrojtës”, AfD-ja duhet të flakë jashtë të gjithë ekstremistët, të gjithë neonazistët… dhe të tjerë që e përçmojnë këtë shtet.

Gjërat e ndaluara duken më interesante

AfD po fiton terren në sondazhe. Ajo arrin rreth 25% në rang kombëtar. Dhe është në garë me CDU/CSU, që merr rreth 23%. Kordoni sanitar apo “muri mbrojtës” që nga viti 2018 për mosbashkëpunim me AfD-në, nuk e ka dobësuar atë. Në zgjedhjet komunale në landin e madh, Rini Verior-Vestfalia, AfD-ja i trefishoi votat që kishte.

Në nivel lokal, në Paderborn, p.sh., të qeverisur nga CDU-ja për tetë dekada rresht, kandidatit për kryetar bashkie të CDU-së iu desh të shkonte në balotazh për herë të parë (28.09.), edhe sepse humbi vota ndaj AfD-së. Kandidati i AfD-së mori 15% duke trefishuar rezultatin e vitit 2020.

Një strategji e kandidatit të AfD-së atje ishte paraqitja e AfD-së si CDU-ja tradicionale. Ai u tha medieve se ata që votuan për CDU-në, tani përballen me politikë të gjelbër dhe të kuqe.

Merz ruan vijën e kuqe: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, pavarësisht presionit, shkruan Auron Dodi. Logo e turbullt e AfD-se.
Kordoni sanitar apo “muri mbrojtës” për mosbashkëpunim me AfD-në, nuk e ka dobësuar atë.Fotografi: /Frank Hoermann/SVEN SIMON/IMAGO

Një psikolog i njohur, Stephan Grünewald ka folur për një ndjenjë pafuqie në rritje te shumë njerëz. Ai tha se muri mbrojtës ndaj AfD-së, nga shumë vetë perceptohet si “digë”: sipas tij, njerëzit kanë ndjesinë se në anën tjetër të murit mbrojtës (pra atje ku është AfD-ja), ka njerëz që dinë t’ia dalin mbanë më mirë. Diferencimi politik funksionon, kur alternativat përcillen në mënyrë bindëse.

Rreziku më i madh për një demokraci – humbja e besimit të qytetarëve

Një sondazh interesant i fundit, evidenton më tej, një burim prej ku vazhdojnë të ushqehen pikëpamjet anti-establishment: sondazhi i Institutit Forsa (i porositur nga Universiteti Hohenheim i Shtutgartit) tregon se 17% e gjermanëve vazhdojnë të kenë një botëkuptim populist të djathtë. 17% e gjermanëve është e barabartë me 14 milionë vetë.

Një e katërta e të anketuarve të sondazhit reprezentativ besojnë se politika kontrollohet nga “fuqi të fshehta”. Dhe më shumë se 20% janë të bindur se media e gënjen „me sistem” popullin.

Merz ruan vijën e kuqe: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, pavarësisht presionit, shkruan Auron Dodi. Pamje simbolike, njerez qe ecin ne shi
17% e gjermanëve vazhdojnë të kenë një botëkuptim populist të djathtëFotografi: picture-alliance/imagebroker/M. Weber

Njerëzit me botëkuptim populist, sipas politologut Frank Brettschneider, e vlerësojnë “cilësinë e jetës në rajonin e tyre si dukshëm më të keqe. Ata janë më pak optimistë për të ardhmen. Dhe shpesh besojnë se gjërat dikur ishin më mirë”.

Padurim për reformat

Kancelari Merz ka forcuar besimin dhe krenarinë për Gjermaninë te shumë njerëz, me rolin e tij aktiv në politikën e jashtme. Por në Gjermani ka ende njerëz skeptikë. Migrimi dhe ekonomia janë temat për të cilën e zgjodhën CDU/CSU. Dhe ekonomia gjermane vazhdon stanjacionin më të gjatë, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ka padurim për reformat, që është zotuar të ndërmarrë qeveria. Ekziston edhe një drojë se reformat e domosdoshme për ekonominë gjermane, të cilat janë urgjente edhe për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe ndikimit të tyre tek një ekonomi e bazuar në eksport, mund të mos realizohen plotësisht, por të cunguara. Me një shumicë prej vetëm 13 vendesh të koalicionit qeveritar në Bundestag (mbi shumicën absolute), çdo debat brenda koalicionit nxit pasiguri: a do të zbatohen plotësisht reformat e premtuara, apo vetëm pjesë të tyre.

Merz ruan vijën e kuqe: distancë nga AfD dhe më shumë zgjidhje për qytetarët, pavarësisht presionit, shkruan Auron Dodi. Merz para mbledhjes se Kabinetit të Qeverisë Federale - 30 shtator 2025, flet ne mikrofon para deres me dy flamuj.
Merz para mbledhjes se Kabinetit të qeverisë (30.09.2025)Fotografi: Ulrich Stamm/Geisler-Fotopress/picture alliance

Friedrich Merz vetë ka tërhequr vëmendjen te nevoja për kompromis në një koalicion qeveritar me socialdemokratët, SPD. “Nuk jam vetëm në këtë qeveri”, tha ai së fundi.

Debati shpesh i gjatë për shkurtimin apo jo të përfitimeve sociale shmang vëmendjen nga masat e nevojshme për ekonominë, ankohen sipërmarrës.

Presidenti i Shoqatës së Prodhuesve të Makinerive, Bertram Kawlath,  e përmblodhi atmosferën në një samit të prodhuesve të makinerive në 16 shtator. „Ne ndodhemi në një pikë kthese. Nëse qendra demokratike nuk ofron rezultate, përfitojnë skajet politike. Hezitimi i politikës për reformat ka një çmim të lartë”. Ai tha se numri i falimentimeve dhe humbja e vendeve të punës po rriten. Kawlath-i kërkoi ulje të taksave, më pak burokraci e lehtësim të dhënies së lejeve.

Merzi ka premtuar si përgjigje “një vjeshtë të reformave”. Në një mbledhje në fillim të tetorit (09.10.) kabineti qeveritar vendosi lehtësimin e dhënies së lejeve në projektet e infrastrukturës dhe të ndërtimit, themelimin brenda 24 orësh të sipërmarrjeve të reja start-up dhe intensifikimin e administratës digjitale./ Auron Dodi, DW

Etiketa: Gjermanimerz

Lajme të lidhura

BOTA

Vrau 15 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku në Gjermani

16:56 : 08/07/2026
AKTUALITET

U zhvati gjermanëve miliona euro, arrestohet në aeroportin e Frankfurtit shqiptari

09:52 : 07/07/2026
BOTA

Përplasje me armë zjarri në Gjermani, humbin jetën dy persona

11:29 : 06/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët në Nuremberg sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

17:59 : 05/07/2026
BOTA

Reforma në taksa, pensione dhe tregun e punës/ Merz prezanton paketën e re ekonomike

18:48 : 02/07/2026
BOTA

Gjermania ngre akuzë kundër Ukrainës për sabotim në tubacionet e Nord Stream

18:23 : 02/07/2026
Para
Foto ilustruese

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

TË GJITHA

Bileta falas për Kanye West? SMS-të që po qarkullojnë në rrjet për nxënësit ekselentë

20:58 : 08/07/2026

Qytetarët ‘veshin’ kryeministrin me fustan rozë: 4 mln euro i duam për Onkologjikun, jo për dëngla

20:49 : 08/07/2026

Eurodeputetja Strik fjalim në PE për dëmet e rënda mjedisore dhe mbrojtjen politike të Ballukut

20:34 : 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

20:28 : 08/07/2026

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

20:21 : 08/07/2026

Ndalimi i deputetëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut në kufi, Bardhi: Veprime të papranueshme

20:19 : 08/07/2026

4 mln euro për Kanye West, protestuesja: Në rast emergjence, do vijë vetë reperi?!

20:05 : 08/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişkingroyalnieuwsHoliganbetHoliganbetHoliganbetKickjojobetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild porncasibomcasibom girişbetciobetciojojobet giriş