• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Socialistët miratojnë marrjen e refugjatëve dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

10:22 : 22/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në rreth 7 minuta, socialistët në Kuvend miratuan dy nisma të rëndësishme dhe kundërshtuara zëshëm si marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët dhe ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura.

Seanca nisi me tensionet e zakonshme që janë shfaqur gjatë javëve të fundit që prej përshkallëzimit të aksionit opozitar nga ligjvënësit e opozitës.

Mes zhurmës së bilbilave të deputetëve të opozitës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla zgjodhi skemën e zakonshme duke kaluar direkt në votim projektligjet në rendin e ditës dhe anashkaluar diskutimet.

Një prej tyre ishte marrëveshja Rama-Meloni që parashikon strehimin në vendin tonë të refugjatëve që kapen nga autoritetet italiane në Mesdhe. Përveç 74 votat e mazhorancës, nisma mori edhe mbështetjen e deputetëve të PDIU-së duke marrë përfundimisht 77 vota pro, asnjë kundra dhe asnjë abstenim. Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda tha për gazetarët pas seancës, se me këtë qëndrim, po ndihmohet një shtet mik si Italia që sipas saj, i ka qëndruar pranë Shqipërisë në momente të vështira.

Lexo edhe:

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

PDIU nuk votoi ndryshimet e qeverisë në ligjin për zonat e mbrojtura, por la të hapur mundësinë se mund të bashkojë votat me PS edhe për amnistinë penale. Projektligji për amnistinë u tërhoq nga socialistët në Kuvend pasi nuk gjetën konsensusin e nevojshëm në Kuvend për të siguruar 84 vota. 74 vota pro mori kërkesa e depozituar në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi për tërheqjen e nismës.

Kujtojmë se protokolli për marrëveshjen me palën italiane për refugjatët është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, megjithatë gjyqtarët kushtetues vendosën në një vendim me shumicë, në favor të qeverisë.

Nisma e dytë e kundërshtuar nga një spektër i gjerë aktorësh brenda dhe jashtë vendit që u miratua nga socialistët janë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Ky projektligj i qeverisë që parashikon lejimin e ndërtimeve brenda zonave të mbrojtura mori 74 vota.

Pas seancës, deputetët demokratë shprehën kundërshtitë e tyre për dy projektligjet në prononcimet e dhëna për gazetarët.

Deputetja Jorida Tabaku tha se përveçse do të sjellë një dëm të pallogaritshëm më mjedis, nisma do të fryjë xhepat e klientëve të qeverisë dhe do të dëmtojë procesin e integrimit, duke qenë se BE është shprehur publikisht kundër. Ajo tha se 14 projekte strategjike pritet të ndërtohen në zonat e mbrojtura me miratimin e nismës.

Deputetja tjetër demokrate Ina Zhupa tha se projektligji klientelist do të sjellë shkatërrimin e zonave të mbrojtura.

Qëndrimin kundër dy projektligjeve e shprehu për mediat edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Për projektligjin për zonat e mbrojtura tha se planifikohet të gllabërohet pasuria kombëtare e shqiptarëve.

Ndërkohë, ministria e Mjedisit Mirela Kumbaro tha se për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura janë zhvilluar disa konsultime publike. Ajo u shpreh se ndërtime do të lejohen “vetëm në zonat e parashikuar brenda kritereve shumë strikte” dhe se “do të jenë të mundura të zhvillohen me 3-4 filtra disa ndërtime ekologjike dhe miqësore me mjedisin”.

Një protestë u zhvillua sot para Kuvendit kundër ndryshimeve ligjore që lejojnë ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Etiketa: kuvendmarreveshja rama-meloniparlamentzonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

13:41 : 13/07/2026
AKTUALITET

Kuvendi me masa të forta sigurie, bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore

10:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit

19:44 : 12/07/2026
AKTUALITET

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026
Para

Tritan Shehu - qeverisë Rama: Vrasës serial ndaj shqiptarëve

TË GJITHA

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026

Nis pjesa e dytë në Dallas, “Gjelat” duan përmbysjen

22:13 : 14/07/2026

Greqi/ Dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

22:04 : 14/07/2026

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş