• Kontakt
Saturday, June 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vdekja në burg e Navalny-t, flet shoku i qelisë: Ja çfarë ndodhi para ngjarjes

12:38 : 19/02/2024
në BOTA

Figura më e rëndësishme e opozitës ruse, Alexei Navalny ka vdekur. Gazeta ruse ‘Novaya Gazeta’ zbulon se çfarë ndodhi pak përpara vdekjes së tij në koloninë penale. Informacioni më i ri e bën edhe më të pabesueshëm versionin zyrtar të Kremlinit se Navalny u rrëzua dhe vdiq pas një shëtitje të premten në mëngjes.

Gazeta investigative ruse ka arritur të flasë me një nga shokët e burgut të Navalny-t, i cili është i burgosur në koloninë e largët penale IK-3, e njohur ndryshe edhe si ‘Ujku Polar’.

Sipas personit në fjalë, një ‘rrëmujë misterioze’ shpërtheu në qendrën e paraburgimit të enjten në mbrëmje, disa orë përpara se të shpallej vdekja e Navalny-t.

I burgosuri thotë: “Gjithçka filloi kur na përshpejtuan kontrollet e darkës. Kjo ndodh zakonisht në ditë festash, kur gardianët nxitojnë të festojnë”. Por as e enjtja dhe as e premtja nuk ishin ditë pushimi.

“Më pas na mbyllën, ndaluan çdo lëvizje mes kazermave dhe forcuan masat e sisgurisë. Dëgjuam makinat që po lëviznin drejt ambienteve të burgut natën vonë, por nuk mund të shihnim se çfarë ishin ato nga dritaret e qelisë sonë,” thotë i burgosuri i ‘Ujkut Polar’

Lexo edhe:

‘Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit, ndahet nga jeta ‘Iljazi i Shamikuqes’

Oficeri italian humbi jetën pas aksionit për kapjen e tij, shqiptari: Kisha drogë me vete, s’e pashë që u rrëzua

Të nesërmen në mëngjes, rojet thuhet se kanë kontrolluar tërësisht qelitë e të burgosurve dhe kanë konfiskuar telefona, lojëra me letra, madje edhe bobina ngrohëse, që nuk i kishin parë më parë. Mësohet se rojet kishin përshtypjen se pritej një inspektim i jashtëm.

Kjo ishte jashtëzakonisht e pazakontë, thekson i burgosuri, pasi normalisht si administrata, ashtu edhe të burgosurit, marrin vesh për kontrolle të tilla rreth një muaj përpara. Sepse as nuk ka interes që inspektorët të konstatojnë shkelje. “Dhe kështu ne po prisnim një inspektim të papritur. Diçka duhet të ketë ndodhur,” thotë i burgosuri.

Rreth orës 10 të mëngjesit të së premtes, lajmi për vdekjen e Navalny-t u përhap mes të burgosurve të ‘Ujkut Polar’.

Zona ku ishte strehuar Navalny ishte disi larg nga kazermat, ‘por ne pamë një ambulancë që lëvizte atje lart’, shpjegon i brendshmi i kolonisë penale. Të premten në mëngjes, kur Navalny vdiq, sipas autoriteteve penale, ‘nuk kishte ambulancë në koloni’. Ajo u shfaq vetëm kur u bë e ditur vdekja e Navalny-t.

I burgosuri e thotë qartë: “Kështu që unë mendoj se ai ka vdekur shumë më herët nga sa është njoftuar zyrtarisht- me shumë mundësi një natë më parë. Përndryshe pse do na mbyllnin plotësisht dhe do na kontrollonin kaq imtësisht?”.

Eksploziv është fakti se sipas të burgosurit, drejtori i burgut dhe kreu i kolonisë penale u shfaqën të shqetësuar pas njoftimit për vdekjen e Navalny-t. Përveç kësaj, inspektorët nga qendra thuhet se kanë ardhur në koloni në të njëjtën kohë me njoftimin e vdekjes. Informatori i gazetës e sheh këtë si dëshmi se Navalny në të vërtetë vdiq më herët se sa pretendojnë autoritetet.

Përveç kësaj, Kremlini vazhdon të refuzojë t’ia dorëzojë trupin familjes. Sipas ‘Novaya Gazeta’, trupi po mbahet në spitalin e qarkut në qytetin Salekhard në veriun e Siberisë. Mësohet se trupi i të vdekurit ka të nxira.

Për një punonjës të shërbimit të urgjencës, mavijosjet tregojnë se Navalny ka pasur konvulsione para vdekjes së tij dhe mbahej nga punonjësit e burgut. Një mavijosje në kraharor është gjithashtu një tregues se në të vërtetë janë bërë përpjekje për ta sjellë në jetë./BILD

Etiketa: hetimeNavalnyRusivdekje

Lajme të lidhura

BOTA

‘Gozhdoi’ shqiptarët para ekranit, ndahet nga jeta ‘Iljazi i Shamikuqes’

19:53 : 26/06/2026
AKTUALITET

Oficeri italian humbi jetën pas aksionit për kapjen e tij, shqiptari: Kisha drogë me vete, s’e pashë që u rrëzua

19:00 : 26/06/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Dosja ARUBA/ Ambasadorë të përfshirë në trafikun e kokainës, dalin përgjimet

14:38 : 26/06/2026
AKTUALITET

Humbi kontaktet me të birin në vitin 1999, apeli i trishtë i babait: Më ndihmoni ta gjej!

14:33 : 26/06/2026
BOTA

Shkon në mbi 10.000 numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë

17:28 : 25/06/2026
AKTUALITET

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026
Para

Konferenca e Munihut: Shumë retorikë, pak veprime dhe disa lajme të këqija në mes

TË GJITHA

Berisha në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

12:03 : 27/06/2026

Protestë për TEC-et në Vlorë, qytetarët marshim kundër projektit: Burg, burg!

11:51 : 27/06/2026

E rëndë në Përmet, rrufeja vret 68-vjeçarin/ EMRI

11:46 : 27/06/2026

Hije skandali/ Kush e pagoi Chris Precht për kopshtin privat të Kryeministrit?

11:40 : 27/06/2026

Si i mposhtën influencerat “investitoret strategjikë” me një telefon në dorë

11:31 : 27/06/2026

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

11:11 : 27/06/2026

Gjermania goditet nga temperatura rekord

10:54 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibombetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet