• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vijon protesta e opozitës në Kuvend, mazhoranca voton 13 projektligje në 12 minuta

10:53 : 25/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Më pak se 12 minuta zgjati seanca plenare e kësaj të enjteje, me deputetët e opozitës që vijuan protestën në Kuvend.

Ligjvënës së PD-së u vendosën që në nisje të seancës në hapësirën rreth foltores së Kuvendit, ndërsa në duar mbanin pankarta me mbishkrime si “vrarës i pluralizmit”, “Rama-izëm”, “vrasës i demokracisë”, etj. Ndërsa të tjerë frynin bilbila për të pamundësuar zhvillimin e një seance normale.

Ndryshe nga herët e fundit, kryeparlamentarja pranoi kërkesën e opozitës për të larguar nga salla punonjësit e gardës dhe u kërkoi deputetëve të ulen në vendet përkatëse. Megjithatë, ligjvënësit demokratë vijuan të mbanin në duar pankartat dhe nuk e ndalën zhurmën e bilbilit.

Lexo edhe:

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

Këtu, Nikolla u kthye në skemën e vjetër. Trembëdhjetë projektligjet, aktet normative dhe projektvendimet në rendin e ditës u kaluan menjëherë në votim, duke anashkaluar diskutimet. Ato të qeverisë e mazhorancës u miratuan me votat e socialistëve, të cilët rrëzuan një projektligj nga deputetët e PL-së “Për indeksimin e pagës së punonjësve dhe nëpunësve në Republikën e Shqipërisë”. Pas votimit, Nikolla njoftoi mbylljen e seancës plenare.

Në një prononcim për mediat, deputeti demokrat Ervin Salianji kujtoi kërkesa e opozitës për përfaqësim në komisionin për reformën zgjedhore dhe bllokimin nga mazhoranca e komisioneve hetimore.

“Ne po kërkojmë dhe po i përsëris, tri kërkesa kushtetuese që nuk na i garanton Edi Rama, nuk na i garanton Lindita Nikolla dhe asnjë prej përfaqësuesve të PS-së. Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ashtu siç e keni parë, 47 deputetë që përbëjnë shumicën e deputetëve të grupeve parlamentare të opozitës, kërkojnë që të kenë përfaqësimin e tyre në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe proporcionaliteti ndërkohë është i mirëpritur. Nuk mund të ketë një grupim që nuk është as parti me shtatë deputetë, të ketë katër përfaqësues dhe grupet opozitare, të gjithë partitë opozitare bashkë me partinë më të madhe që është PD dhe Grupi Parlamentar i PD, të mos kenë përfaqësimin e bashkëkryetarit”, deklaroi Salianji.

“Qëllimi i opozitës është të mos ketë jetë parlamentare normale për ti treguar qytetarëve që interesat e tyre nuk po përfaqësohen”, tha deputeti.

Një qëndrim ndryshe mbajti Kreshnik Çollaku i grupit “Basha”. “Duke bllokuar parlamentin, bllokojmë veten, opozitarizmin dhe kritikat ndaj mazhorancës”, tha deputeti. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për kërkesën e grupit parlamentar demokrat për zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar i reformës, Çollaku u shpreh se propozimi është “i pandershëm”. “Nëse Nikolla do pranonte emrat dhe listën e propozuar nga Bardhi, praktikisht do të asgjësonte nga asgjësimi PD, është cenim i të drejtës Kushtetuese”, tha ai.

Etiketa: kuvendparlamentPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Salianji: Rama po sakrifikon njerëzit e vet për pushtetin, në PS ka krizë dhe xhelozi

18:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’, zbardhen qëndrimet në mbledhjen e grupit të PD

12:18 : 25/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
Para

"Partizani"/ Jamarbër Malltezi paraqitet në SPAK

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com