• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

SHBA dhe BE: Kosova të rishikojë vendimin për ndalimin e dinarit serb

21:10 : 24/01/2024
në RAJONI

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Kosovës ta rishikojë vendimin e Bankës Qendrore që euroja të jetë monedha e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në vend, i cili ka nxitur shqetësimin e Beogradit dhe përfaqësuesve të komunitetit serb në Kosovë. Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë i marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë serbë i cili përdoret për pagesa në mjediset me shumicë serbe, posaçërisht në veri të vendit.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që mund të ndikojë negativisht në jetën e komunitetit serb.

“I bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të këshillohet me komunitetet e prekura, t’u përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme për zbatim të vendimeve në mënyrë që të zbusë ndikimin që mund të kenë te qytetarët”, – thuhet në përgjigje në të cilën nënvizohet se sipas ligjit, Serbia ka të drejtë të ofrojë ndihmë financiare për pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se vendimi është një përpjekje për të shkatërruar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve si dhe për dëbimin e serbëve nga Kosova. Por, autoritetet në Kosovë thanë se me rregulloren e re do të rritet transprenca e dërgimit të parave dhe do të zvogëlohet hapësira e madhe për keqpërdorime nё emër tё mbështetjes.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta trajtojnë këtë çështje në kuadër të dialogut. Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, shprehu shqetësimin se ka shumë pak kohë për përshtatje të vendimit para hyrjes në fuqi me 1 shkurt, duke nënvizuar se zbatimi i tij pritet të ndikojë veçanërisht në jetesën e qytetarëve në zonat me shumicë serbe.

Lexo edhe:

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha të mërkurën në një konferencë shtypi pas takimit me ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvozhak, se bashkësia ndërkombëtare po përdor standarde të dyfishta sa u takon kërkesave për respektim të Kushtetutës së Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës ose duhet të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet, nuk ka logjikë që në njërin rast të ketë insistim të bashkësisë ndërkombëtare që Kushtetuta duhet të zbatohet në tërësi siç është rasti i tokës për manastirin e Deçanit, pastaj kur është puna te neni 11 i Kushtetutës që thotë se ka vetëm një monedhë në qarkullim në Kosovë të njëjtit miq të thonë këtë mos e zbatoni”, tha zoti Bislimi.

Njohës të fushës së ekonomisë në Kosovë e vlerësojnë vendimin plotësisht të drejtë, por këmbëngulin që autoritetet e Kosovës të bashkërendohen në tërësi me Bashkimin Evropian për zbatimin e tij, meqë sipas tyre një marrëveshje e drejtpërdrejtë me autoritetet serbe për këtë çështje është vështirë e arritshme.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane tha se Shtetet e Bashkuara e njohin autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës si entiteti i vetëm legjitim i administrimit financiar dhe se mbështesin plotësisht përpjekjet për të frenuar pastrimin e parave dhe për të ndaluar mekanizmat për financimin e terrorizmit brenda territorit të Kosovës.

Megjithatë thuhet në përgjigje “Asociacioni i komunave me shumicë serbe është mekanizmi parësor përmes të cilit Serbia në mënyrë transparente mund të ofrojë mbështetje financiare për institucionet dhe individët sipas kuadrit ligjor të Kosovës. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë t’i kërkojmë Kosovës që të përmbushë zotimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në përgjigje. Zëvendëskryeministri Bislimi tha sot se kërkesa për themelim të Asociacionit me përparësi nuk është e logjikshme meqë siç tha ai marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë ka 11 paragrafë që nuk e mbizotërojnë njëri tjetrin.

“Në këtë kontekst hapi i parë në të cilin është duke punuar Kosova bashkë me Bashkimin Evropian është dizajnimi i planit të sekuencimit të zbatimit, vetëm atëherë ne mund të themi se kur në këtë sekuencim të zbatimit duhet të merremi me draft statutin (e Asociacionit). Rrjedhimisht çdo kërkesë që ne të merremi me punën e dhjetë përpara punës së parë është e palogjikshme, ose është e palogjikshme ose është tendencë që marrëveshja bazike të konvertohet në një marrëveshje për Asociacionin”, – tha ai.

Themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës e Beogradit, në Bruksel dhe në Ohër gjatë vitit të kaluar, e cila nuk arriti të ulte tensionet mes palëve. Çështja e Asociacionit është pika më e vështirë në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Serbia ngulë këmbë për themelimin e tij, ndërsa Prishtina ka hezituar gjatë të themelojë Asociacionin që e sheh si kërcënim për një ‘Republikë Serbe’ si ajo në Bosnje e Hercegovinë, ndonëse ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara se kjo nuk do të ndodhë. /VOA

Etiketa: BEdinariKosovaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
BOTA

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
Para

Ronaldo flet me emra: Kjo është banorja që dua ta shoh duke bërë s*ks në Big Brother VIP

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet