• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lali i supës së të varfërve, apo Lali i Inceneratorit?

11:45 : 04/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj nuk ka më as kreativitet në propagandën fort bajate që ka ngritur si kullë strehimi. Me veshje festive, ai ka përveshur mëngët si gjithnjë duke ndjekur një drejtim të rrahur shpesh: shpërndan supë në qendrat e pakëta sociale që shërbejnë sa për mirazhin haluçinativ të vetë kryetarit; më pas u qepet drejtuesve të besimeve fetare në vend, duke bërë rolin e një njeriu të “paqtë”, që flet më shumë se vetë klerikët, ndërsa nuk harron të bëjë edhe një vrap nga gjelat e detit në Baldushk.

Kjo është rutina e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili ndonëse mban një qeshje lumturie të shtirur dhe mëse të stampuar, ka një problem serioz, që mund t’ia zgjidhë vetëm një njeri, por po ai njeri edhe mund ta groposë… Afera e frikshme e Inceneratorit të Tiranës që deri më tani ka përpirë 130 milionë euro ka një përgjegjës shumë të madh, por edhe një të madh. Në këtë përplasje ai që humb është i madhi, para “super të madhit e të gjatit”.

Ndonëse i shpëtoi valës së parë të prangave, Veliaj më mirë se kushdo tjetër e ka të qartë se ajo firmë e hedhur për të ngritur inceneratorin dhe që mori edhe atributet e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe tre bashkive të tjera të qarkut mbetet dokument që mos tani, dikur edhe mund të bjerë në dorën e një prokurori që kërkon thjesht të bëjë punën që i takon.

Lexo edhe:

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

Dy drejtorë të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës sot janë në qeli. Veliaj, më shumë se hallin e tyre, apo shkërmoqjes së imazhit personal, ka drojën e tringëllimës së prangave që edhe në mos ardhshin kurrë, hija do i mbetet nga pas. Në këtë pikë kryebashkiaku i Tiranës i ka idetë e qarta dhe është aq i pjekur politikisht për të kuptuar se drejtësia e re është llastik në duart e të “supermadhit”…

Jo aq rastësisht, pikërisht në ditën dhe orën kur kryeministri Edi Rama mbante fjalim në Kongresin e PS-së, Prokruroia Speciale lëshoi 15 urdhër-arreste për Inceneratorin e Tiranës. Prangat shkuan në zyrat e Bashkisë Tiranë dhe kjo nuk është pak për të ardhmen e Lali Erit që kishte filluar të ëndërronte disi herët për të kaluar nga “i madh”, në “super i madh”.

Drejtësia e re ka një krijues dhe ai është Edi Rama. Vetë e ka thënë dhe do e thotë kryeministri sa herë të pyetët e sa herë mos pyetet. Duke treguar se drejtësinë e krijoi ai ka lënë të kuptohet se SPAK-u jo vetëm nuk do të kundërshtojë “babain Ramë”, por si një fëmijë i bindur do të bëjë gjithçka kërkon. Në këtë pikë Veliaj ka zgjedhur të rikthehet tek propaganda, duke tentuar të shfaqet si një kryeshërbëtor i kryeqytetit, por pa harruar që të fusë kokën herë pas here në korridorin e errët të politikës dhe drejtësisë me shpresën se enturazhi i tij i oligarkisë së ndërtimeve të çojë fjalë aty ku duhet. Për numrin një të Tiranës garuzhdja me supë është “çorba propagandës”, që ende i vlen, ndonëse sot më shumë se kurrë flitet se Lali i Inceneratorit edhe mund të digjet, por vetëm nëse e shtyn drejt “purgatorit të plehrave” ai i madhi…!

Etiketa: Edi RamaErion Veliajinceneratori i tiranespropagande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025
AKTUALITET

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025
AKTUALITET

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025
AKTUALITET

Hetimi i SPAK ndaj Ballukut, Braçe: Atribut i Ramës ta shkarkojë!

21:48 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama-Bela, mbytja në “Titanikun” narkotik

19:35 : 15/11/2025
Para

Apeli i GJKKO lë në burg Ramazan Rrajën

TË GJITHA

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

11:36 : 16/11/2025

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com