• Kontakt
Tuesday, June 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DOSJA/ Dalin përgjimet e Beqajt me Ermal Kurtulajn, si dyshohet se fshihej pasuria

11:23 : 30/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Është zbardhur një pjesë e dosjes hetimore e SPAK, ku ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po hetohet në lidhje me abuzimet me fondet e Agjencisë së Koodinimit të Ndihmës, SASPAC.

Nga dosja konfirmohet se BKH ka ushtruar kontrolle në banesën e Ilir Beqajt dhe disa zyrtarëve të SASPAC, ku janë sekuestruar telefona, kompjutera dhe dokumente të vlefshme për hetimin e nisur nën dyshimet për korrupsion. Më konkretisht BKH ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Ermal Kurtulaj, Gazmend Prenga, Arben Dani, Sabian Kurtulaj dhe Ilir Beqaj.

Gjithashtu, oficerët e BKH-së kanë zhvilluar kontrolle edhe në shoqatën GoodHealth ku figuron i punësuar Ermal Kurtulaj dhe Sabian Kurtulaj (i cili rezulton njohje e shtetasit Elton Marini) dhe ambientet e subjekt “Albania Food Hospitability”, emri tregtar i së cilës është restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës, si dhe zyrave dhe vendit të punës në SASPAC të shtetasve Ermal Kurtulaj dhe Mira Topçiu.

Siç mësohet, personi kyç që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Ilir Beqajt, është shtetasi Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia, ku ish-ministri ishte drejtor.

Mbi Ermal Kurtulajn rëndojnë akuza për veprat penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Lexo edhe:

Shirat shembën rrugën dhe izoluan dy familje në Luftinjë, Bashkia Memaliaj: Mungojnë fondet për ndërhyrje

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

Në dosjen e SPAK, theksohet se Ilir Beqaj me Ermal Kurtulajn kanë njohje të hershme, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+. Sipas SPAK, Ilir Beqaj ka përdosur shpesh një mjet që rezulton në pronësi të Kurtulajt. Por sipas dyshimeve të SPAK, mjeti mund të jetë një pasuri e fshehur e Beqajt, pasi është drejtuar nga shoferi i tij, Arben Dani.

“19. Gjate hetimeve ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencise (SASPAC) shtetasin Ilir Beqaj, tē cilat datojnë që në kohen kur shtetasi llir Beqaj ka qenë ortak i shoqërisë Intech+ duke vazhduar më pas në vitin 2015 nẽ FSDKSH ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetē shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas më krijimin e käsaj agjencie, si i punësuar nẽ projektin Eusair Facility Point. Po ashtu rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyre tē vazhdueshme automjetin, si brenda ashtu dhe jashtē vendit, i cili rezulton te jete nẽ pronësi tē shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund te jetë pasuri e fshehur e shtetasit Ilir Beqaj. Automjeti rezulton te jeté bleré në 06.09.2019 dhe shtetasi 1lir Beqaj nẽ até kohé ka qenë deputet I Republikes së Shqiperisë. Ky mjet më pare ka patur targën AAAA868 YP targe e ndryshuar nẽ datën 27.06.2022. Po ashtu nga kéqyrja e realizuar në media referuar dhe gjobave te marra, ky shtetas është paraqitur edhe në Plurorine e Posaçme me kête mjet. Ai ka dale përgjate vitit 2020 me këtë mjet jashte territorit dhe në vazhdim normalisht me drejtues shoferin e tij shtetasin Arben Dani.

20. Sipas te dhénave të marra nga sistemi online i DPSHTRR-sẽ rezulton se sipas procesit automatik të amortizimit te vleres sẽ mjetit date 01.02.2020 vlera e mjetit ështe 1.340.790 leke. fakt i cili tregon se mjeti ështe blerë mbi kete shumë. Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba rezulten se ky mjet ka marë 3 gjoba ku i pranishëm ka qënë Arben Dani, si dhe gjoba e fundit me date 12.12.2023 rezulton e vênê nễ momentin kur mjetin e ka patur nẽ përdorim llir Beqaj parkuar para SPAK (sipas keqyrjes nga interneti, mediat).” – thuhet në dosjen e SPAK.

SPAK gjithashtu thotë se shtetasi Ermal Kurtulaj ka kryer veprimtari të paligjshme nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit.

Sipas hetimeve paraprake të SPAK, dyshohet se kjo skemë është përdorur në të paktën 7 raste nga shtetasi Ermal Kurtulaj. Vlerat e këtyre faturave përllogaritet në qindra mijëra euro. Për dokumentimin e kësaj veprimtarie, SPAK ka kryer përgjime telefonike dhe ambientale të njerëzve të afërt të Beqajt. Në bisedat e përgjuara njerëzit e Beqes herë komunikonin me kode dhe disa herë krejt të shpenguar.

Në dosjen hetimore, ndër të tjera zbardhet një bisedë mes Ilir Beqajt dhe  Ermal Kurtulajt për të justifikuar një faturë. Beqaj ka komunikuar me Kurtulajn nëpërmjet telefonit të shoferit të tij.

Beqaj i komunikon Kurtulajt të flasë me Gazin për t’u takuar, ku bëhet fjalë për Gazmend Prengën, administratorin e një restorantit, ku Kurtulaj dyshohet se ka investuar në këtë restorant ndërsa ka dyshime edhe për interesa të Beqajt në këtë restorant.

“Gjatë hetimeve kanë rezultuar dhe biseda të shtetasit Ilir Beqaj, i cili ka përdorur telefonin e shtetasit Arben Dani, shofer pranë SASPAC, shofer i ish-ministrit, me Ermalin, ku Iliri i kërkon që të lidhet me Gazin nëse është në Tiranë, me qëllim për t’u takuar. Ndërkohë që Gazi rezulton të jetë në Lezhë. Nga analiza e bisedës se parë të dt. 06.12.2023, ku shtetasi Ilir Beqaj i kërkon shtetasit Ermal Kurtulaj të lidhet me “Gazin”, dyshohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit X. Kjo pasi në datën 06.12.2023 rreth orës 23.21 Ermali flet me Gazin ku i kërkon nëse e mban bllokun që mban shënimet tona dhe ai thotë ‘po’ është tek puna dhe nga biseda kuptohet që bëjnë llogari në lidhje me leket që është investuar të paktën nga ana e Ermalit dhe jo vetëm. Nisur nga kjo bisedë, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjërisht nuk figuron në administrimin e restorantit X, faktikisht ai ka bërë investime atje dhe fakti që referimi bëhet në numrin shumës ngrihen dyshime dhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant. Këto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar në datën. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. x dhe nr. 0X (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi Ilir Begaj”, thuhet në dosjen hetimore.

PËRGJIMET

A (Ermali)
B (Beqaj)

A: Udhëro, alo?
B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?
A: Me ngjon?
B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…
A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.
B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja
A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B : Po, nëqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.
B: Tjetri po ashtu.
…
A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po
A : Mire atëherë okej ne rregull pra
B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.
A: Ne 4?
B: Po.

Kujtojmë se Ilir Beqaj, konfirmoi ditën e djeshme kontrolloin që BKH ka ushtruar në banesën e tij, teksa po hetohet dhe në lidhje me disa kompani farmaceutike, ku dyshohet se ka përfituar indirekt prej tyre.

Ai është nën hetim për shpërdorim detyre në bashkëpunim mbi procedurat e koncensionit të koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Sipërmarrësi i atij koncensioni, Ilir Rrapaj, dhe ish zëvendës ministri Klodian Rrjepaj u arrestuan në gusht nën dyshimet për korrupsion me kontratën 100 milionë euro për 10 vite.

Etiketa: Agjencisë së Koodinimit të NdihmësErmal Kurtulajfondeilir beqajmakinapergjimerestorantiSASPACspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shirat shembën rrugën dhe izoluan dy familje në Luftinjë, Bashkia Memaliaj: Mungojnë fondet për ndërhyrje

21:11 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026
AKTUALITET

“ZIG-ZAG” në tokën e Ramës”/ Berisha: E vërteta e shkarkimit të Artan Lames!

21:48 : 21/06/2026
AKTUALITET

Grupi i kokainës, veç ndërtimit, investime në energjetikë. Ja kompania e hapur nga vëllezërit Aliu për fotovoltaikë

10:37 : 21/06/2026
AKTUALITET

Dosja e grupit të drogës/ SPAK kontrolle tek biznesmeni Dodë Doçi dhe kompania e Vilave ‘Lura’ në Lalz

21:02 : 19/06/2026
AKTUALITET

SKEMA e tenderave mln €/ SPAK çon në gjyq kryebashkiakun e Kolonjës dhe 11 zyrtarë të tjerë

16:23 : 19/06/2026
Para

Mba nuk ‘mban’, tjetër dëmtim do ta mbajë jashtë fushave sulmuesin

TË GJITHA

Dashuria në provë dhe puna në lëvizje, horoskopi për ditën e nesërme

23:01 : 22/06/2026

Pas satelitëve dhe fotografimit ajror, qeveria hap tender 500 mijë € për pyllëzime me dron

22:59 : 22/06/2026

Ku është Begaj? Alimehmeti: Presidenti ka humbur lidhjet me popullin shqiptar

22:51 : 22/06/2026

Sherr me grushte dhe sende të forta mes një grupi në Vlorë, disa të shoqëruar

22:46 : 22/06/2026

E vërteta e projektit në Zvërnec, Kushner mohon përfshirjen në këtë investim

22:35 : 22/06/2026

Pas Ramës, edhe Balla sulmon Goxhajn: “Zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit

22:30 : 22/06/2026

Nikolla dhe Kushi “preken” nga gjuha e protestuesve, por jo nga problemet që nxorën qytetarët në shesh

22:30 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetjojobetbetgaranti girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgoldenbahisnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş