Një 61-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte në Itali. Ngjarja ka nodhdur në një kantier ndërtimi, ku shtetasi shqiptar ka qënë duke punaur dhe aksidentalisht ka rënë nga lartësia.
“Një trgjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar” -ka thënë komenti i kryebashkiakut Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit. “Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë kursin e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, tha ai.
Identiteti i shqiptarit ende nuk bëhet me dije. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë ta rastit.