• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë do të ndodhë në Kuvend? Baçi: Nuk tërhiqemi, PS ka shkelur ligjin

18:26 : 19/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Luan Baçi foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi seancat e Kuvendit që pritet të mbahen nesër dhe pasnesër, ku priten debate për buxhetin e vitit 2024.

Baçi theksoi se mazhoranca ka shkelur me të dyja këmbët ligjin me mbledhjet online të komisioneve parlamentare.

Deputeti tha se nesër ka një urdhër për rrethimin e korridoreve, dyerve si dhe për kontroll fizik të deputetëve të opozitës. Baçi tha se reagimi i deputetëve të opozitës do të jetë në varësi të sjelljes së mazhorancës, duke shtuar opozita nuk do tërhiqet nga aksioni i saj.

I pyetur se cili është skenari për seancën e nesërme, Baçi tha:

“Është një seancë e rëndësishme, madje nesër dhe pasnesër, janë dy seanca për diskutimin e buxhetit në parim. Në fakt buxheti s’ka kaluar fare, pa vota, sepse kanë shkelur ligjin duke bërë mbledhje komisionesh online. Edhe hyrja në Zoom nuk ka funksionuar, ku edhe deputetë të PS s’kanë qenë pjesëmarrës për të plotësuar kurumin, pra kemi një shkelje me të dyja këmbët. Mbledhjet online janë të jashtëligjshme, pasi parashikohet që mbledhjet online bëhen në rast gjendjesh të jashtëzakonshme, në gjendje pandemie, ose lufte. Lindita Nikolla më urdhrin e Ramës ka dy ditë që bën prova në Parlament me punonjësit e Gardës duke rrethuar të gjitha korridoret, dyert. Kanë dhënë një urdhër për kontroll fizik të deputetëve të opozitës. Shikojmë që qeveria Rama ka marrë pamjen e një junte ushtarake që rrethon Parlamentin, që është i qytetarëve, i deputetëve. Është në dorën e mazhorancës të ketë një seancë normale nesër. Kërkesat e opozitës janë një e drejtë kushtetuese e tyre. Këto janë të drejta që na jep Kushtetuta, që të quhemi opozitë, për ndryshe s’jemi opozitë, jemi bisht i mazhorancës.

Lexo edhe:

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

Ne nuk do tentojmë të bllokojmë, bllokimin e bën mazhoranca, ne do t’i përgjigjemi mazhorancës në bazë të sjelljes së mazhorancës, që duhet të jetë te normalja. Nëse ata do vazhdojnë të mos i japin të drejtën që ka opozita…Nëse hyjmë brenda dhe gjejmë punonjësit e gardës, që me rregullore, nëse janë brenda sallës kur ne njoftojmë një mbledhje të grupit parlamentar, me rregullore duhet të dalin jashtë salle. Kur punonjësit e gardës na pengojnë në zhvillimin normal të mbledhjes së grupit parlamentar, ne si deputetë duhet t’u përgjigjemi që të dalin jashtë. Është një diversion i hapur për të krijuar problem në Parlament, dhe për ta shitur sikur opozita bllokon Parlamentin, në fakt është e kundërta, bllokimin e bën mazhoranca. Bojkoti nuk është më opsion për opozitën. Unë mendoj që nuk është dhunë të përdorësh disa mjete për të detyruar mazhorancën arrogante, që ne na mohon të drejtat. Në takimet me demokratë, intelektualë, qytetarë, na thonë që po silleni shumë butë më çka ju detyron mazhoranca të bëni.

Nuk ndihem mirë edhe kur ne kemi tymuese, kur marrim karriget e kolegëve të mazhorancës, kur ka edhe përplasje fizike apo verbale me kolegët e mazhorancës, por u bëj thirrje kolegëve të mazhorancës që të mbajnë qëndrimin e duhur. Nuk duhet të provokojnë me qëndrimet dhe veprimet e tyre. Mendoj se nesër duhet të tërhiqen, kanë kohë të tërhiqen, dhe t’u japin qytetarëve atë që u takon Kushtetuta, përndryshe ta harrojnë se ne do tërhiqemi. Të biesh dakord me këtë buxhet është një tradhti për qytetarët. S’është përcaktuar asgjë për pagat e punonjësve, pensionistët e fshatit janë më të diskriminuarët, nuk parashikohet asgjë në investimet që duhen bërë në infrastrukturë, por janë parashikuar para për PPP e koncesione, që janë nën hetim nga SPAK-u. Duhet të ishte opozita që të diskutonte këtë pr.buxhet dhe të bëhej një rregullim, që pr.buxheti të ishte i duhuri për qytetarët, jo për oligarkët. Çfarë humbet mazhoranca që nuk ngre komisionin hetimor parlamentar? Rama qëllimisht nuk e pranon që opozita të bëjë këtë që bën”.

I pyetur a jeni të gatshëm për grevë urie, Baçi tha:

“Ne do të reagojmë. Reagimi do të jetë me të gjitha mjetet që janë të ligjshme. Edhe greva e urisë, apo ngujimi, janë një nga format që janë përdorur, por nga më ekstremet, që duhet të jenë në vendin e duhur kohën e duhur. Nuk përjashtohen si opsione, duke patur një mazhorancë arrogante. Çdo opsion do jetë në tavolinë, por vendimmarrja u takon organeve të partisë, grupit parlamentar të partisë”.

Etiketa: kuvendluan baciopozitaPDps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Kush je ti që prek pasaportën e saj?”, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin që hetonte Ballukun

12:58 : 31/10/2025
AKTUALITET

Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Presidentit Begaj

12:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

PD kërkon shkarkimin e Presidentit Begaj, deputeti rendit 7 shkelje

11:02 : 31/10/2025
Para

Kurti: Grupi paramilitar i Radoiçiç po riorganizohet në kufirin Kosovë-Serbi

TË GJITHA

Lëvizje e mistershme e Musk në SpaceX, a planifikon një shitje masive të Bitcoin?

14:46 : 01/11/2025

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025

Prapësi me punët e Zotit!!!

14:21 : 01/11/2025

Çfarë duhet të dini për balotazhin në zgjedhjet lokale në Maqedoni

14:09 : 01/11/2025

Ende pa marrë mbështetjen financiare, fermerët: Kaluan 5 muaj, nisim mbjelljen e grurit

13:57 : 01/11/2025

U arrestua në Shqipëri, bosi turk i kriptomonedhave gjendet i vdekur në qeli

13:39 : 01/11/2025

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com