• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Buxheti 2024/ Berisha: U miratua në klube me tava bakllavaje! Në shtetin e mafies, ligji s’ka vlerë!

18:03 : 15/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure, një takim me ekspertë ekonomie për të diskutuar projektbuxhetin për vitin 2024.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se buxheti i vitit 2024 është tepsia e pushtetit dhe miratohet në klube me tava bakllavaje, ndërsa shtoi se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë.

Sakaq u ndal te aksioni opozitar parlamentar ku tha se deputetët e opozitës nuk do të ndalin aksionin e nisur në Parlament derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Berisha: Ky buxhet është i pari në historinë e këtij vendi, që kalon në mënyrë klandestine, pa asnjë takim me qytetarët, grupet e interesit, që miratohet në klube me tava bakllavaje, me pretendimin se kjo do të jetë bakllavaja e popullit. Miratohet në zoom në kundërshtimin më flagrant të ligjeve, të cilat parashikojnë zoom vetëm në gjendje të jashtëzakonshme dhe pandemi.

Por në shtetin e mafias, ligji nuk ka vlerë. E gjitha kjo që shohin shqiptarët ka lidhje me një problematikë që nuk ka ekzistuar kurrë në 32 vite në historinë e këtij vendi.

Lexo edhe:

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

E gjitha kjo që shohin shqiptarët që buxheti, ngjarja më e madhe parlamentare e vitit, kalon mënyrë klandestine, vjen për shkak të mohimit të plotë të të drejtave kushtetuese të atyre që përfaqësojnë 600 mijë shqiptarët, të cilët me gjithë kushtet tejet të veçanta, nuk u shitën, nuk u blenë, nuk u trembën, por votuan kundër qeverisë, dhe për deputetë e saj.

Mohimi i këtyre të drejtave kushtetuese në parlament përbën defakto ekzekutimin politik të opozitës dhe përfaqësuesve të saj në parlament. Por deputetët e opozitës kanë vendosur të qëndrojnë në parlament, me një qëndresë, betejë pa kthim për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të cilat në aparencë janë të tyre, por në thelb ato janë të drejtat kushtetuese të çdo shqiptari dhe opozitari, por jo vetëm. Opozitë apo jo, shumica e shqiptarëve janë për pluralizmin politik. Ajo që ndodh në parlament është asgjësimi i pluralitetit politik.

Pra kushtet në këtë vit, buxheti diskutohet si në gjendje lufte. Ose buxheti u diskutua sikur të ishte një pandemi nga të rëndat, njërën prej të cilave e përjetuam edhe ne, ndërkohë që ky vit nuk ka gjë tjetër përveç fuqizimit të pushtetit të mafias që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj.

Ne me gjithë këtë situatë, unë e vlerësoj shumë angazhimin e departamentit të ekonomisë dhe sipërmarrjes  pranë PD-së, për të organizuar këtë debat dhe për të paraqitur para shqiptarëve të gjithë analizën tonë, propozimet tona për buxhetin e vitit që vjen.

Duhet thënë, në krye të radhës, ky është buxheti i vjedhjes më të madhe shtetërore në historinë e Shqipërisë.  Kjo është e vërteta, realiteti.

Të parashikosh 400 mln euro, sepse mbyll portin me kapacitet real 4 milionë ton përpunim mallrash në vit dhe me mundësi reale për të kaluar në 6-7 mln, vetëm e vetëm se Edi Rama dhe klani i tij, duan të pasurohen duke marrë 1.4 mln metër katrorë tokë truall në Durrës, duke krijuar aty lavatriçen më gjigante në Europë, në të cilën ai që paraqitet si investitor është i zotuar se do të investojë nga 4-5 miliardë euro, gjithsej 70 mln euro, por që të gjitha janë para të mafias shqiptare të depozituara në Dubai, Shqipëri apo në Meksikë që sot është një nga mafiet më potente të planetit, e lidhur e tëra me qeverinë, me Edi Ramën që do të ndërtojë parajsën e tij, Dubain e tij, Dubain e mafias shqiptare dhe asaj botërore, duke dënuar një qytet, një popull.

Durrësi dhe porti, në histori kanë qenë një binom që kurrë nuk janë ndarë. Durrësi ka mbijetuar. Qytetet janë zhdukur në mijëra vite, jo pak, por Durrësi nuk është zhdukur kurrë për shkak të portit të tij. Është zvogëluar, zmadhuar, sipas kohërave, por ka mbetur përsëri porta jonë kryesore drejt perëndimit.

Etiketa: buxhetEdi RamaqeveriSali Berishavjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
Para

Ledion Liço i zë vendin në "BBV3"? Reagon Arbana Osmani

TË GJITHA

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com