• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ Si i fiton Xhemal Qefalia tenderat pa konkurrentë, biznesi i familjes së tij “gllabëron” miliarda lekë

13:49 : 04/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sot përfitimet e deputetit socialist Xhemal Qefalia nëpërmjet biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin e PD-së, Genta Vangjeli, ngriti pyetjen: “A ka përfituar ‘Qefalia shpk 1998’, herë nga rastësitë që nga viti 2014 e këtej apo nga fakti se Qefalitë janë deputet apo kryetar komune të Partisë Socialiste?!”

Sipas PD, “Dajti Park 07, një kompani në pronësi të familjarëve të deputetit socialist të Tiranës, Xhemal Qefalia, nga viti 2014 deri 2023 ka përfituar 1998 transaksione me vlerë totale 21.8 miliard lekë.

Kjo kompani e ka ndërruar edhe 2 herë emrin, si shumica e deputetëve të PS, duke kaluar nga Qefalia shpk, siç u regjistrua fillimisht në vitin 1999, në Vllaznia shpk në vitin 2006. Nga viti 2016 njihet si Dajti Park 07 shpk.

“Duhet thënë se kontratat milionere të Qefalisë nuk janë me kompani të huaja apo private, por me institucione publike të tenderuara, jo pak herë pa shpallje paraprake të njoftimit te kontratës. Pra, në shfrytëzim direkt të statusit të Qefalisë si deputet dhe si i lidhur me pushtetin”

Lexo edhe:

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

Duhet thënë se kontratat milionere të Qefalisë nuk janë me kompani të huaja apo private, por me institucione publike të tenderuara, jo pak herë pa shpallje paraprake të njoftimit te kontratës.

Pra, në shfrytëzim direkt të statusit të Qefalisë si deputet dhe si i lidhur me pushtetin.

Kontratat janë kryesisht me objekt ‘Furnizime dhe shërbime me ushqim për mensat’, konkretisht paguar nga:

Komuna Dajt, Qendra pritëse e Viktimave Linzë, Qendra e Azilkërkuesve Babrru, Reparti Ushtarak Nr.4300 Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Tiranë, INSTAT, Q.K.P. Shkolla Luigj Gurakuqi, Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise, Ministria e Arsimit e Shkencës, e Mirëqenies Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Shtëpia e pleqve Tiranë, Ndërmarrja punëtorëve nr. 3, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria e Konvikteve, Maternitetet Mbretëresha Geraldinë dhe Koço Glozheni Spitali i Burgut Tiranë, Spitali Universitar i Traumës, Spitali Kavajë, Spitali Pogradec, etj…

“Sikurse shihet nga lista, komuna e Dajtit është një prej kontraktueseve të Qefalia shpk. Jo për rastësi Qefalia është edhe mbiemri i kryetarit, më pas administrator i komunës Dajt”

Sikurse shihet nga lista, komuna e Dajtit është një prej kontraktueseve të Qefalia shpk. Jo për rastësi Qefalia është edhe mbiemri i kryetarit, më pas administrator i komunës Dajt.

A ka përfituar ‘Qefalia shpk 1998’ herë nga rastësitë, që nga viti 2014 e këtej, apo nga fakti se Qefalitë janë deputet apo kryetar komune të Partisë Socialiste?

A ka ndikuar influence e deputetit apo administratorit të komunës Dajt, i cili është edhe në konflikt interesi?

A janë këto shkelje të hetueshme dhe të dënueshme nga ligji apo ligji nuk është i barabartë për të gjithë?

A e dinë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se fondet miliarda lekë të përfituara me kontrata publike mund të jenë objekt i hetimeve nga drejtësia?

Këto janë pyetjet që bëjmë sot për të interesuarit, si për klanin Qefalia ashtu edhe për Prokurorinë e Posaçme.”

Etiketa: korrupsionPDqefaliaqeveriatender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘100 mln euro nga buxheti te Becchetti’/ Teliti: ‘Sukseset’ e qeverisë, i paguan populli!

18:35 : 26/10/2025
BOTA

Miliarderi i dhuron Pentagonit 130 milionë dollarë për të paguar ushtarët gjatë mbylljes së qeverisë

17:26 : 26/10/2025
RAJONI

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025
RAJONI

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025
RAJONI

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025
RAJONI

Nesër sprova e Kurtit! Vetëvendosja pa votat e mjaftueshme për qeverinë e re, opozita i mbyll dyert e koalicionit

20:18 : 25/10/2025
Para

Hiqini urgjent makinat e braktisura, policia nis aksionin për “spastrimin” e rrugëve

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com