• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Standarti” i SPAK për Berishën/ Nga Zoto, Fusha e Alabari, ligjet që rrezikojnë Ramën

10:21 : 25/10/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha për “korrupsion pasiv” dhe ndaj tij siguroi vendimin e Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës “detyrim paraqitje”, nën dyshimet se, në kohën kur ishte kryeministër, ai ka miratuar disa VKM dhe ndryshime ligjore me karakter të përgjithshëm, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

SPAK i atribuon Berishës nenin 260 të Kodit Penal, i cili thotë: “Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”.

Për SPAK-un, Berisha ka nxitur nisma ligjore dhe VKM që të përfitonte Malltezi.

Me këtë hetim, SPAK vendosi një standart të ri, por tejet të diskutueshëm, për penalizimin e zyrtarit me pozicion kryeministër për miratimin e akteve kolegjiale, të cilat afektojnë grupe të gjera shoqërore.

Lexo edhe:

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

Ikën një tjetër aleat/ Nard Ndoka: Nuk jam më me PD, na goditën pas shpine! Noka e Topalli xhelozë me mua

Me këtë “standart të ri” të SPAK-ut, duket se disa llogari duhet të bëjë edhe kryeministri aktual, Edi Rama, sa i përket lirisë së tij dhe përballjes me institucionet e drejtësisë.

Kreu aktual i qeverisë ka ndërmarrë nismën e një morie ligjesh të miratuara në Parlament apo Vendime të Këshillit të Ministrave e akte të tjera, të cilat mbajnë firmën e tij dhe që, ndryshe nga aktet që po hetohet Berisha, këto të Ramës kanë përfitues janë njerëz/individë të përveçëm.

Lista e “ligjeve dhe vedimeve me porosi” të Ramës

Më poshtë është një listë me aktet më tipike të ndërmarra nga Edi Rama, si kryeministër:

  1. Inceneratorët “Zoto-Mërtiri”

Qeveria e Edi Ramës dhe vetë kryeministri kanë një rol të dorës së parë në dorëzimin e kontratave koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë tek dyshja Klodian Zoto-Mirel Mërtiri.

Këta personazhe nuk kishin eksperiencë dhe as kapital për të ndërtuar vepra publike me kosto koncesionare rreth 200 milionë euro dhe me përfitime që mund të arrijnë në mbi 1 miliard euro.

Në foto: Dyshja Zoto-Mërtiri, përfituesit zyrtarë nga afera e inceneratorëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht se miratoi “fap e fap” të gjithë dokumentat në favor të Zoto-Mërtirit, të cilët tashmë janë në kërkim për korrupsion aktiv dhe pastrim parash në tre çështje të ndryshme në SPAK, për secilin prej koncesioneve të impianteve të plehrave.

Pra, Vendimet e kabinetit qeveritar të drejtuar nga Edi Rama ndërmorën të gjithë hapat e nevojshëm për të pasururuar dy individë specifikë, Zoton e Mërtirin.

  1. Ligji “Fusha”

Kryeministri Edi Rama u angazhua personalisht fuqishëm për miratimin në Parlament të ligjit që i hapte rrugën shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe shndërrimit të truallit, ku ngrihej godina kult e kulturës shqiptare në kompleks kullash për llogari të biznesmenit Shkëlqim Fusha.

Në foto: Rama miratoi “ligjin Fusha”, që shkatërroi Teatrin Kombëtar për llogari të biznesmenit Shkëlqim Fusha

Ky rast përbënte tipikisht “ligjin me porosi”, kur kreu i qeverisë, njëkohësisht edhe kreu i maxhorancës, ndërmerr hapa ligjorë për t’i krijuar përfitime një individi të vetëm, biznesmenit Shkëlqim Fusha dhe kompanisë së tij, “Fusha” shpk.

Ligji personal “Fusha” u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, megjithëse Teatri Kombëtar u shkul nga themelet.

  1. Porti i Alabarit

Kryeministri Edi Rama ka marrë përsipër të gjithë autorësinë e kuadrit ligjor për të shkatërruar portin më të madh tregtar në vend, atë të Durrësit, e për ta shndërruar në kompleks rezidencial, për llogari të biznesmenit saudit, Mohamed el Alabar.

Në foto: Rama është zyrtari përgjegjës për shndërrimin e Portit të Durrësit në “minierë ari” për biznesmenin Alabar

Vendimet qeveritare, ligji i posaçëm “Alabar” dhe vendimet pasuese që i dorëzojnë sipërmarrësit privat mbi 1 milionë metra katror truall publik shkojnë të gjithë në interesin financiar të biznesmeni saudit, i cili prej kohësh ka nisur të shesë “ajër” në projektin e tij “Durres Yacht Marina”.

Ky vendim personal i Ramës hedh në kosh qindra milionë euro të shpenzuara ndër vite për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e Portit të Durrësit, si edhe shton kosto të pallogaritshme në buxhetin e Shtetit, për ndërtimin e Portit të Ri Tregtar, që mendohet se do të pozicionohet në Porto Romano.

  1. Xhaçka “strategjike”

Me firmën e tij, kryeministri Edi Rama ka miratuar vendimin për të shndërruar bashkëpunëtoren e tij të ngushtë, ish-ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, në “investiture strategjike”.

Rama, si kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike i dha status të privilegjuar bashkëshortit të Xhaçkës, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, për ndërtimin e një resorti në Gjilekë të Himarës.

Në foto: Edi Rama dhe Olta Xhaçka

Nuk mbaroi këtu. Rama, tanimë si kryeministër, miratoi dhënien pa kundërshpërblim të bregut para resortit të Gaçit, me qëllim që fitimet e familjes Xhaçka të shumëfishohen.

Pra, edhe në këtë rast, Vendimi i Këshillit të Ministrave është tipik nga ata që sigurojnë përfitime për persona të afërt të tij.

Ndërkohë që Berisha është marrë nën hetim për vendime të Këshillit të Ministrave me natyrë të përgjithshme dhe që ka prekur një grup të tërë shoqëror-siç janë ish-pronarët-, atëherë çfarë duhet të ndodhë me Ramën, i cili ka vendime dhe nisma ligjore për përfitimin e individëve konkretë?

Është për t’u parë se cili do të jetë standarti i SPAK-ut për këto “ligje me porosi” të Edi Ramës.

Etiketa: alabarEdi RamaFushainceneratoreklodian zotoligje meporosimirel mertiriolta xhackaporti i durresitSali BerishaspakTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

19:03 : 31/05/2025
AKTUALITET

Ikën një tjetër aleat/ Nard Ndoka: Nuk jam më me PD, na goditën pas shpine! Noka e Topalli xhelozë me mua

14:38 : 31/05/2025
AKTUALITET

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

13:36 : 31/05/2025
AKTUALITET

Meta do garojë më vete në zgjedhjet lokale? Berisha: Çdo forcë politike bën zgjedhjen e vet

13:23 : 31/05/2025
AKTUALITET

Firma e PD “bllokon” kandidatët për “rinumërimin”/ Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve

13:11 : 31/05/2025
AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
Para

Edhe pak ditë, ja kur ndryshohet ora

TË GJITHA

Horoskopi, 1 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 31/05/2025

PSG fiton trofeun e parë të Champions League, turpëron 5-0 Interin në finale (Video)

22:54 : 31/05/2025

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

22:45 : 31/05/2025

Kurti-opozitës: Votuat Zajednicën, Specialen e demarkacionin, sot s’e votoni Albulena Haxhiun

22:29 : 31/05/2025

“Game Over” për Interin, PSG-ja realizon të katërtin dhe e kthen në stërvitje finalen

22:28 : 31/05/2025

“Njerëzit e mi në Londër futën GPS në zarf”, Noka: Fleta ndodhet në Angli, vota u numërua nga Balla në Tiranë

22:09 : 31/05/2025

Rritet anemia në popullatë

21:55 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com