• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Dy sekserët e Veliajt kërkojnë të sjellin 100 mln euro të dyshimta për inceneratorin e Tiranës

12:08 : 21/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se dy aksionerët e kompanisë “Geogenix BV”, Miliad Lopa dhe Alberto Presezzi kërkojnë që të sjellin në Shqipëri 100 milionë euro me burime të paqarta, për të investuar në inceneratorin e falimentuar të Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, duke iu referuar emisionit Piranjat, tha se ditën e djeshme, rreth orës 13:00, Miliad Lopa dhe Alberto Presezzi janë filmuar në momentin kur kanë hyrë në Agjensinë e Pasurive të Sekuestruara për takim me drejtorin e këtij institucioni sepse ai, të pakten formalisht, ka firmën dhe vulën që vendosin fatin e inceneratorit të sekuestruar të Tiranës.

Sipas PD-së, Lopa dhe Presezzi janë denoncuar nga Gabriele Tarrone, ortaku i këtij të fundit si bashkëpunëtorë të Erion Veliajt dhe të lidhur me Iranin.

Teliti u shpreh se fakti që ortakët e heshtur të Veliajt, Lopa dhe Presezzi vijnë për t’i zënë vendin Klodian Zotos, në kërkim ndërkombëtar, tregon shumë. Sipas tij, kjo gjë dëshmon se Veliaj lëviz fijet dhe Lopa dhe të tjerë janë vetëm bagëti të imëta në tufën e gllabëruesve të pasurisë së shqiptarëve.

PD bën dhe një herë thirrje që të ndalohet “financimi i këtij projekti korruptiv me financa të dyshimta nga të njëjtat duar që kanë firmosur fap e fap dhe kanë gatuar vjedhjen e parë, duke prodhuar një vepër penale për të cilën janë denuar aktorë dytësorë”.

Lexo edhe:

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

DEKLARATË PËR MEDIA E N/KRYETARIT TË KËSHILLIT BASHKIAK TË PD, DORIAN TELITI

Paralajmërimi i djeshëm në konferencën për shtyp nga kryetari i PD, Sali Berisha u faktua pa kaluar as 30 minuta. Gazetarët e emisionit investigativ Piranjat, filmuan dje rreth orës 13:00, Miliad Lopën dhe Alberto Presezzin, dy sekserë të Erion Veliajt tek hynin në Agjensinë e Pasurive të Sekuestruara. Shkuan në takim me drejtorin e këtij institucioni sepse ai, të pakten formalisht, ka firmën dhe vulën që vendosin fatin e inceneratorit të sekuestruar të Tiranës.

Si aksionerë të kompanisë Geogenix BV, ata kërkojnë që të sjellin në Shqipëri 100 milionë euro me burime të paqarta, për të investuar në Inceneratorin e falimentuar të Tiranës. Për kujtesë të publikut, Lopa dhe Presezzi janë denoncuar nga Gabriele Tarrone, ortaku i këtij të fundit si bashkëpunëtorë të Erion Veliajt dhe të lidhur me Iranin. Partia Demokratike që në fillim i ka mëshuar faktit se Inceneratori i Tiranës është kërkuar, firmosur dhe vjelë nga Erion Veliaj.

Fakti se ortakët e tij të heshtur, Lopa dhe Presezzi vijnë për t’i zënë vendin Klodian Zotos, në kërkim ndërkombëtar, tregon shumë.

Dëshmon se Veliaj lëviz fijet dhe Lopa dhe të tjerë janë vetëm bagëti të imëta në tufën e gllabëruesve të pasurisë së shqiptarëve.

Aksionerët e Geogenix BV kanë deklaruar përpara prokurorëve italianë në përgjigje të letër porosisë të dërguar nga SPAK se janë takuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin shpesh herë gjatë vitit 2022.

Rastësi është që të njohurit e Zotos, në kërkim që nga dhjetor 2021, dhe Veliajt, vijnë me para të dyshimta për të hedhur 100 milionë e marrë 25 milionë të kësaj shume në dorë sapo të firmosen letrat?

Rastësi është që vijnë e takojnë vartësin e Ballës kur duhej të uleshin me ministren e linjës, Belinda Ballukun, aq më tepër në rastin e një investimi me një megaskandal mbi shpinë, siç është Inceneratori i Tiranës?

Shmangia e Ballukut dëshmon se ata e kanë lidhjen më lart dhe takimi me drejtorin është vetëm formalitet. Ish-deputeti, Belind Këlliçi ka dorëzuar në SPAK tri ditë më parë një dosje voluminoze prej 653 faqesh, me dokumente kompromentuese, përfshirë dhe komunikime elektronike të këtyre individëve. Aty dëshmohet se këta aksionerë kanë gënjyer dhe kanë kryer një vepër penale, si në shtetin e tyre ashtu edhe në shtetin tonë, pasi kanë zhvilluar disa mbledhje në Milano, Zvicër, dhe Vienë.

Në këto takime është dakortësuar me Mirel Mertirin, që kompania Franco Tossi Mecanica dhe Icare Holding s.a do të sigurojnë 100 milionë euro dhe në këmbim do të përfitojnë 25 milionë euro bonus. Më pas këto aksione do ja kthejnë përsëri nëpërmjet një personi të besuar të Mërtirit.

Kërkesa e Partisë Demokratike është e qartë: ndalimi i menjëhershëm i financimit të këtij projekti korruptiv me financa të dyshimta nga të njëjtat duar që kanë firmosur fap e fap dhe kanë gatuar vjedhjen e parë, duke prodhuar një vepër penale për të cilën janë denuar aktorë dytësorë.

Të padënuarit herën e parë nuk duhen lejuar që të përfitojnë një herë të dytë, në kurriz të ligjit, taksapaguesve dhe në përqeshje të hapur të SPAK-ut. Partia Demokratike thekson vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund kësaj afere korruptive, që ka ideatorë dhe përfitues kryesorë dyshen Rama-Veliaj, për të cilët po përgatiten 3 kallëzime të reja në SPAK.

Etiketa: 100 milion euroAlberto PresezziErion VeliajinceneratoriMiliad LopaPDShqiperite dyshimtatiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026
AKTUALITET

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

11:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

20:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

13:06 : 22/06/2026
Para

Osmani përsërit kërkesën për masa ndaj Serbisë në takim me deputeten britanike Kearns

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet