• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi

17:21 : 16/10/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë pas krahëve Tiranën për të vazhduar me axhendat e tyre, ndërsa këtu te ne do të buçasin boritë propagandistike për suksesin historik të samitit të Berlinit, që për herë të parë u zhvillua në një vend të rajonit. Natyrisht, askush nuk mund ta mohojë se fakti që kjo mbledhje u zhvillua në Shqipëri, krijon një efekt pozitiv. Si mjeshtër i shndërrimit të politikës në spektakël, Edi Rama u mundua ta bëjë edhe më të madh atë. Duke i servirur liderëve të kontinentit një mini premierë nga Angjelin Përlocaj, duke ngritur perden për zbulimin e tablosë, “Përdhunimi i Europës”, duke e vënë veten në rolin e leximtarit të një kronike të transformimit të vendit, ai bëri çështë e mundur për ta pompuar sa më shumë ngjarjen që po ndodhte. Dhe sapo ajo të akrivohet, në analet e propagandës rilindase do ti bashkëngjitet enumeracionit të drejtimit të OSBE-së, fjalimit ‘historik” të mbajtur gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit dhe risisë së pritjes në hotelin Marriott, të samitit BE-Ballkan perendimor, në dhjetorin e shkuar.

Të gjitha këto ngjarje Edi Rama dhe borizanët e tij i kanë përfshirë në ligjërimin propagandistik të peshës dhe rolit që ka marë Shqipëria, në periudhën e veçantë të drejtimit nga rilindja. Ato konsiderohen si shenjë e rritjes së dinjitetit dhe rolit të vendit në arenën ndërkombëtare sipas logjikës “arritët të vaksinoheshit, pasi më kishit mua”.

Le ta përsërisim edhe njëherë, të gjitha këto janë ngjarje që ndihmojnë sadopak në imazhin e Shqipërisë. Deri këtu jemi dakord. Por përtej kësaj çdo hiperbolë tjetër është thjeshtë shpëlarje turi. Dhe për të kuptuar këtë mjafton një krahasim i thjeshtë. Mjafton t’i vësh këto data dhe ngjarje në një perspektivë më të gjatë hisorike.

Le të provojmë të zhytemi në këtë linjë krahasuese. Në tetë vitet e sundimit të tij, si për mua ashtu dhe për një shumicë dërmuese shqiptarësh, Sali Berisha e ka qeverisur keq këtë vend. Ai bën pjesë në aradhën e atyre drejtuesve që e ka penguar rritmin e zhvillimit të një shoqërie demokratike dhe përafrimin e saj me vlerat perendimore. Por, po të analizojmë bilancin ndërkombëtar të 8 vjeçarit të tij, me pranimin në NATO dhe liberalizimin e vizave, këto shfaqet spektakël që ndodhin sot duken qesharake. Nëse bëhet fjalë për data që lenë shenjë në histori ato janë mbyllja njëherë e mirë e problemit të sigurisë së vendit në 2008 dhe mundësia e shqiptarëve për të lëvizur lirshëm, pas gjysëm shekulli, në 2010. Pas dy apo tre dekadash askush nuk do të kujtohet, për një mbeledhje rutinë të procesit të Berlinit që deri atëhere mund të jetë shuar, por bërja pjesë e aleancës Euro Atlantike do të jetë e fiksuar në libra. Po ashtu, pak kujt do ti bjerë ndërmend se kush e priti presidentin Bush, apo atë Makron, por ama fakti se shqiptërët fituan lirinë e lëvizjes, nuk do të shlyhet lehtë nga memorja.

Lexo edhe:

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

Të para nga kjo perspektivë, zhurma për drejtimin e OSBE, Këshillit të Sigurimit, apo disa mbledhje rutinë ku Shqipëria, ishte mikpritëse, por jo subjekt, nuk e justifikon zhurmën e daulleve që po buçasin sot. Propagandistëve që i thurrin lavde liderit që e bëri Shqipërinë të madhe i duhet thënë: “Shpërndahuni! Festa mbaroi”.

Ndonëse për të mos qenë cinikë deri në ekstrem ndaj atyre që duan të gëzojnë me çdo kusht, i’a vlen t’u japësh motiv.

Po vërtet, ky samit i procesit të Berlinit e pati një rëndësi. Por ajo nuk qëndronte, as në performancat artistike me regji të Ramës dhe as në mini kronikën, ku ai bëri spikerin që flet anglisht. Kjo “dhuratë” për Shqipërinë u negocua si shkëmbim i daljes së vendit nga aventura pro sllave e Ballkanit të hapur. Dhe po, në këtë kuptim, ky ndryshim kursi i Tiranës e meritonte një festë.

/Lapsi.al/

Etiketa: Andi BushatiEdi Ramasamiti i berlinitsamiti i berlinit ne tirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Shau protestuesit, PDE kritika Ramës: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
Para

Grupi E, Shqipërinë tani e ndan vetëm një pikë nga 'Euro 2024'

TË GJITHA

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş