• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manipulimi i zgjedhjeve/ Berisha: Ja zbuloj dy përgjimet e zyrtarëve të lartë të PS

13:03 : 29/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Sali Berisha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për manipulimin që sipas kreut të PD-së, ndodhi në zgjedhjet e pjesshme të Kukësit.

“Në Kukës, siç kam referuar këtu për të gjitha, zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirshme. Belinda Balluku, Taulant Balla, janë marrë me shpërndarje parash 1 javë rresht me thasë në qarkun e Kukësit. Në Kukës nuk përcaktoi rezultatin vota e qytetarëve, por rezultatin e përcaktoi qartësisht industria e blerjes së votës. Ne kemi një konkluzion, se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka”, u shpreh ai.

Deklaratat i bëri nga selia blu këtë të premte, në konferencën e përjavshme që mban me gazetarë, të cilët i kërkuan një koment lidhur me humbjen e zgjedhjeve në Kukës.

Për të mbështetur deklaratat se manipulimi i zgjedhjeve në Kukës, ishte zgjatim i manipulimit që qeveria bëri gjatë lokaleve të 14 majit, tregoi për ekzistencën e dy përgjimeve.

I pari, sipas tij, është një bisedë në një lokal në Kukës e regjistruar në mënyrë të fshehtë nga SHISH mes kreut të OSHEE-së së qarkut dhe një zyrtari të lartë socialist. Ky përgjim sipas tij, është në posedimin e Ramës, i cili e mban për qëllime shantazhi. Ndërsa tjetri, siç tha, është i kryebashkiakut të Gjirokastrës. Në këtë përgjim, shpjegoi, dëgjohet kryebashkiaku i cili udhëzon varësit për blerje votash. Ky material, shtoi, është depozituar në SPAK, por organi i akuzës e ka pushuar çështjen.

Lexo edhe:

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

“Që në muajin prill, në një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS me drejtorin e OSHEE të qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është e regjistruar se është bërë pazari që drejtori i OSHEE do të bëjë një tender me kaq miliona lekë, nga të cilat 300 mijë euro do i dërgojë në Tropojë. 200 mijë në Kukës. Shtyllat do vendoseshin në Has. Dhe resti i kësaj në Durrës. Shërbimi informativ, që ka qenë institucioni që ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës. Nuk kam, se nuk do e akuzoja sot SPAK-un, nuk kam të dhëna se Rama e ka çuar në SPAK përgjimin, por sipas disa indiceve e mbajnë aty për të mbajtur peng zyrtarin”, tha Berisha.

“Nuk është vetëm kjo, nga institucioni i akuzës së Gjirokastrës, është dërguar në SPAK dosja me përgjimin, në të cilin kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, në një mbledhje urdhëron vartësit dhe u thotë: do u japësh kaq lekë, ti do i premtosh këtë vend pune. Pra, bën haptas ofertat për votat që do blinin. SPAK e mbyll dosjen dhe nuk ndërmerr asnjë veprim. SPAK nuk mund të ndërmarrë veprime kur ka dosjen e kriminelëve elektoralë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja”, shtoi ai.

Berisha tha se në këto kushte duhet të ketë protesta.

“Pra, çfarë mbetet? Mbetet të flasin qytetarët. Përgjegjësia është një: që duhet ngritur sa më shpejt në protesta”, u shpreh.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është tronditur nga zhvillimet e fundit me çështjen “McGonigal”. Iu rikthye po ashtu deklaratave të Ramës për Kosovën, duke e akuzuar kreun e qeverisë se po vepron në favor të Serbisë. Berisha denoncoi po ashtu se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndikuar në lehtësimin e akuzave ndaj Alqi Bllakos në çështjen e inceneratorit të Fierit.

Etiketa: PDSali Berishazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alimehmeti kërkon riformatimin e PD: Partia të hapet e të riorganizohet

18:25 : 19/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pension 30 herë më të lartë se mesatarja

13:38 : 19/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama dhe INSTAT po i shndërrojnë importet e Kosovës në eksporte të Shqipërisë

13:08 : 19/08/2025
AKTUALITET

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

11:56 : 19/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i PD: Tek “5 Maji” po ndërtohet një objekt pa leje, policia merr para nga pronarët

11:34 : 16/08/2025
AKTUALITET

“Akt korrupsioni i pastër”/ PD: Balluku i dha tenderin 1.1 mln euro familjarëve të Blendian Dalipajt

13:47 : 14/08/2025
Para
Martin Bardhi, i ekzekutuar tre ditë më parë në Rrëshen

Vrasjet në vend, valë ndryshimesh në Polici/ Të gjitha lëvizjet

TË GJITHA

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com