• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Beqaj te Krifca, Dumani skanon “dosjet e nxehta”: Zhvillime surprizës për Ahmetajn!

15:05 : 28/09/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka zbuluar se ditët në vijim do të ketë zhvillime të rëndësishme për disa nga çështjet më të nxehta që po heton SPAK-u ku mes tyre është çështja “Ahmetaj”, dosja “McGonigal” deri tek “Sterilizimi” dhe abuzimi me fondet IPARD të Ministrisë së Bujqësisë.

Dumani ka zbuluar se ka zhvillime të reja lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Altin Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por ende nuk dihet vendndodhja e ish-zv.kryeministri i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza.

“Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese”-tha pa dhënë detaje Dumani para gazetarëve.

Zhvillimi i fundit i bërë publik nga çështja Ahmetaj ishte kur Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-numrit 2 te qeverisë, i cili kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij.

Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Lexo edhe:

Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

Berisha: Dumani po fsheh dokumente krimi të kandidatëve për kryetar të SPAK

  • Dosja e Sterilizimit

Për dosjen e komentuar të sterilizimit, pas sugjerimeve të Gjykatës së Posaçme, Altin Dumani tha se është një çështje ende nën hetim.

“Nuk përjashtohet mundësia në çdo kohë të ketë persona të tjerë nën hetim. S’kam koment për vendimin e gjyqtarit. Vijon të jetë nën hetim nga dy prokurorët e çështjes (Edvin Kondili e Eneid Nakuçi). Kam ushtruar kompetencat e mua si drejtues i prokurorisë sa më takon ligji. Sa i takon hetimiz pasuror, është praktikë në SPAK që kryhet si për veorën penale të korrupsionit edhe për krimin e organizuar, është hetim paralel”- tha Dumani.

  • Abuzimi me fondet e IPARD

Lidhur me fondet e IPARD, pasi çështja u pushua për moskompetencë, ka një hetim të ri nga Prokuroria e Posaçme, të cilat ndodhen në fazë paraprake.

  • Çështja McGonigal

Lidhur me kallëzimin për çështjen McGonigal, Dumani tha se çdo informacion dhe e dhënë e publikuar në media, është në vëmendjen e SPAK.

Lidhur me kërkesën zyrtare të PD, sipas përcaktimeve ligjore si palë kallëzuese, do të ketë përgjigje brenda kohës së duhur dhe në mënyrën e duhur

  • Metamorfoza, Amant Josifi dhe droga në Berat

Për “Metamorfozën” Dumani i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga partnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme. Ai the se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re.

“Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me këtë çështje”, tha kreu i SPAK.

Për Amant Josifin, ai tha se është arrestuar në kuadër të një procedimi nga Spanja, dhe se SPAK ka bashkëpunuar, por lidhur me faktin nëse ka çështje të hapur në Shqipëri, Dumani shtoi se “nuk na tremb Amant Josifi dhe asnjë i ngjashëm, kush do qoftë, nëse do kemi diçka konkrete, gjithsecili do japë llogari”.

  • Serat me kanabis në Berat, SPAK merr në dorë dosjen

Prokuroria e Posaçme ka marrë dosjen për serat e kanabisit në Berat ku u zbulua përfshirja edhe e zyrtarëve të policisë teksa Prokuroria e Beratit shpalli moskompetencën.

Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK Altin Dumani, teksa sqaroi se procedimi është regjistruar për grup të strukturuar kriminal. Për fermën me kanabis kujtojmë se u arrestuan Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 875 kg kanabis i tharë, ndërsa u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike. Sera ishte në pronësi të Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë.

Etiketa: AhmetajEdi RamaHetimetkorrupsionqeveriaspaksterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Investim në Kepin e Rodonit/ Zbardhet biseda në Sky ECC: Ka fol ky robi me të ‘gjatin’ dhe i ka dhënë OK

10:46 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani po fsheh dokumente krimi të kandidatëve për kryetar të SPAK

10:45 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha pas daljes nga SPAK: McGonigal i jepte urdhra Altin Troplinit për të zhdukur dosjen “Aruba”

10:21 : 06/10/2025
AKTUALITET

Rama mbrojti ish-ministrin Ilir Rusmali, Berisha e nxjerr blof: E shkarkova për korrupsion

10:14 : 06/10/2025
AKTUALITET

4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK

09:37 : 06/10/2025
AKTUALITET

Rama ndryshon vendimin me të cilin ‘amnistoi’ kullat e oligarkëve

08:53 : 06/10/2025
Para

Rama dhe Balluku e “përuruan”, Berberi i jep “Gjikurisë” 3 mln euro shtesë për Palasë-Dhërmi

TË GJITHA

Gjykata e Tiranës lë në burg djalin e madh të Valbona Selimllarit, liron tjetrin

11:44 : 06/10/2025

Vrasja në Babrru/ Lihet në burg Arlind Demushi, avokati: Ishte në gjendje të rënduar psikologjike

11:34 : 06/10/2025

Kandidati për Tiranën, Berisha mbledh Kryesinë e vogël në PD

11:29 : 06/10/2025

Ilir Meta ankimon masën e sigurisë në Apelin e GJKKO-së

11:18 : 06/10/2025
Ermir Dedja/ Elidon Avdyli

Bisedat në Sky ECC/ “Banda Avdyli”: Ne na ka pru Zoti me pastru robt e këqij që të rritet brezi i ri me qytetarizëm

11:17 : 06/10/2025

Florjan Binaj shpalli kandidaturën për Tiranën, Berisha zbulon nëse do e mbështesë

10:58 : 06/10/2025

Krujë/ Lëvizte me pistoletë në automjet, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

10:56 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com