• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A duhet sterilizimi?

22:03 : 31/08/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, POLITIKE

Nga Ola Xama

Ditët e fundit është tentuar që të copëzohet, vende-vende pranohet, e më pas kontestohet, hetimi që Prokuroria e Posaçme ka bërë për koncesionin e sterilizimit në shëndetësi. Më shumë se hetimi i SPAK, duket se ujrat i ka trazuar vendimi i gjykatësit paraprak të dosjes pranë Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Korrupsionin.

Me sa po kuptoj, diskutimi po kanalizohet me qëllim nëse duhet të ketë apo jo sterilizim të instrumentave kirurgjikalë, i cili patjetër që ul infeksionet dhe numrin e shtrimeve në spital. Çështja kryesore nuk është kjo, sepse nuk po vihet në dyshim. Diskutimi lidhet me faktin se nëse ky shërbim i ofruar brenda standardeve do të kushtonte më lirë po ta ofronte shteti?

Në këtë pikë, hetimi sqaron se nga drejtori i QSUT në vitin 2013 (Ogerta Manastirliu), i është dërguar ministrit Ilir Beqaj një plan për të vënë në punë qendrën e sterilizimit pranë këtij spitali. Pajisjet kishin kushtuar 800 mijë euro dhe ishin blerë me një kredi nga CEB (Banka Europiane për Zhvillim), por nuk ishin në gjendje pune. Kapaciteti për sterilizimin i kësaj qendre ishte për 60 mijë sete, pra 2 herë më shumë se nevojat e QSUT, ndërsa për të gjithë territorin nevojat vjetore ishin 63 mijë. Nëse kjo qendër do të vendosej në punë do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 960 mijë euro. 600 mijë euro për paga të 32 punonjësve, naftë, avull, energji dhe ujë, e pjesa tjetër për materiale që amortizohen.

Ministri Ilir Beqaj vihet në dijeni se shërbimi mund të ofrohej me cilësi dhe 10 herë më lirë se me kontratë partneritet publik-privat, por vendos të zgjedhë variantin më të kushtueshëm për shtetin. Pra, nga 10 milion euro që do të shpenzoheshin nga buxheti në 10 vjet, shpenzohen 90 milion euro më shumë.

Lexo edhe:

“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn

Gara për PPP hapet dhe merr pjesë një bashkim kompanish që dha ofertë më të lirë financiare se fituesi. Nëse Sani Service dha 10 milion euro në vit, Action Laundry e ofroi shërbimin për 7.5 milion euro, duke përfshirë dhe mundësinë e miliona kombinimeve të seteve kirurgjikale sipas nevojave të mjekëve për të mos shpenzuar 2-3 të tilla për ndërhyrje të veçanta. Ministri vihet në dijeni për këtë ofertë përmes një ankese që bën konkurrenti pas shpalljes së fituesit, por nuk e përfill.

Në letër kompania sqaronte se ishin shkelur parimet thelbësore të garës, oferta fituese ishte më e lartë se fondi limit, kompania nuk kishte përvojë e licencë për disa aktivitete të shërbimit dhe se vlera e investimit ishte më e ulët se sa kërkonin kriteret e tenderit. Asnjë pikë e ankesës nuk përfillet, madje në shkelje “flagrante” të Ligjit për Prokurimin Publik siç shprehet gjykatësi, ministri refuzon ankimimin pa ngritur komision për shqyrtimin e tij. Pas refuzimit dhe në Komisionin e Prokurimit Publik, kompania ve në dijeni kryeministrin dhe KLSH. Nëse do të zgjidhej kjo ofertë, do të paguheshin 2.5 milion euro më pak në vit, ose 25 milion euro më pak për 10 vjet.

Kontrolli i Lartë i Shtetit bën sterilizimin objekt auditimi dhe rezulton se ambientet në QSUT koncesionari i merr pa pagesë, po ashtu përdor pa pagesë për mirëmbajtje ashensorët, kondicionerët dhe facilitete të tjera. Në disa spitale rajonale energjia elektrike, uji dhe ambientet publike shfrytëzoheshin nga koncesionari pa pagesë. Kosto për këto benefite KLSH i ka llogaritur 1.3 milion euro në vit, ose 13 milion euro për 10 vjet. Edhe pse KLSH ka lënë rekomandim që këto shkelje të zgjidhen dhe kostot të mbahen nga koncesionari, askush nuk ka vepruar.

Shpenzimet shtesë nuk mbarojnë me kaq. Kompania Sani Service ka marrë për shkak të përllogaritjeve të gabuara të numrit të seteve kirurgjikale 17.8 milion euro më shumë se sa caktonte kontrata deri në fund të vitit 2022. Hetimi ka zbuluar se si ministri, edhe zv.ministri, ishin në dijeni të numrit real të nevojave që kishte sistemi shëndetësor , por me qëllim rritjen e çmimit për njësi për fituesin e paracaktuar të garës, vendosin në dokumentat e tenderit numrin 50 mijë nga 63 mijë sete që ishin të dhënat në vitin 2013! Hetimi zbulon se në shumë spitale rajonale instrumentat për ndërhyrje të vogla sterilizohen vetë, ose që janë paguar para për sete që nuk rezultojnë të jenë iventarizuar në spitale.

Prokuroria ka dokumentuar se kompania koncesionare ishte në dijeni se do të fitonte tenderin nga dokumenta që ka gjetur në vendimet e bordit të saj për zbatimin e kontratës PPP përpara se të hapej gara. Janë gjetur udhëtime të pronarëve të koncesionit me zyrtarë të lartë të ministrisë, përfshirë dhe ish-ministrin. Janë zbuluar kompani të lidhura me Ilir Rrapaj- mik i zv/ministrit Rjepaj dhe ministrit Beqaj, që i faturonte koncesionarit mijëra euro në vit për shërbime konsulence. Ku kanë shkuar këto para? Po paratë që i ka faturuar kompania në pronësi të Ilir Rrapaj “Globasher” koncesionarit “Sani Service” me vlerë 7.2 milion euro ku kanë shkuar? Sipas dosjes, shërbimet që i faturoheshin koncesionarit nga “Globasher” për 7.2 milion euro janë kryer nga firma të nënkontraktuara që janë paguar në total 440 mijë euo. 6.8 milion euro ku kanë shkuar? Mos ndoshta rritja e fitimeve të Rrapaj dhe rrethit të tij na sjell shërbim më të mirë?

Ndaj kontrata siç thotë gjykata, “Në Emër të Republikës”, duhet të shpallet e pavlefshme sepse është produkt i veprave penale. Zyrtarët e shtetit, nga rangu më i lartë deri te më i ulët, duhet të zbatojnë vendimin dhe jo të hapin debate shterpë, nëse duhet apo jo të ketë sterilizim! Sterilizimi duhet, por shteti e bën më lirë dhe mbase dhe më mirë. Sot kush mbron akoma këtë kontratë, po mbron interesa që lidhen me llogaritë bankare të koncesionarit dhe jo ato të publikut!

Etiketa: a duhetilir beqajOla xamaPPPsterilizimi

Lajme të lidhura

Ish Ministri i shendetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK, pasi ka permbushur masen e tij te sigurise per "Detyrim Paraqitjeje". Beqaj akuzohet per shperdorim detyre dhe i eshte vendosur masa e sigurise “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashte shtetit”./r/n/r/nFormer Minister of Health, Ilir Beqaj leaving the premises of SPAK, after fulfilling his security measure for "Compulsory Appearance". Beqaj is accused of dereliction of duty and the security measure "Compulsion to appear" and "Prohibition of leaving the country" has been imposed on him.
AKTUALITET

“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake

16:50 : 09/06/2026
AKTUALITET

Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn

13:32 : 08/06/2026
AKTUALITET

Gazetarja thirrje qytetarëve: Rama gënjeu, mos negocioni! Ai që të vjedh sot, e bën dhe nesër!

19:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Beqaj nuk del nga qelia, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën

14:59 : 25/05/2026
AKTUALITET

Nis seanca për ‘Sterilizimin’, Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit

09:48 : 21/05/2026
AKTUALITET

Nga Veliaj tek Beqaj, a po hapet rruga e lirimit të zyrtarëve të lartë nga qelitë?

18:00 : 14/05/2026
Para

Zvicra zbulon planet për të luftuar pastrimin e parave

TË GJITHA

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026

Aksident në aksin Fier–Seman, plagosen dy drejtuesit e mjeteve

15:15 : 24/06/2026

Franca konfirmon rastin e parë me Ebola

15:08 : 24/06/2026

“Nëse të kafshon qeni, a kthehesh ta kafshosh?”/ Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës: E di hallin që ka!

15:04 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş