• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Veliaj tek Beqaj, a po hapet rruga e lirimit të zyrtarëve të lartë nga qelitë?

18:00 : 14/05/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

I moshuari nga Lezha Begtash Zeneli, i arrestuar dhe proceduar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, (7.3 Kg kanabis të gjetura afër derës së kotecit e pulave), pa dashjen e tij u kthye në “rast precedent”, (shkak) që Gjykata e Lartë me vendimin unifikues të Kolegjeve të Bashkuara t’i “hapë derën” e qelive zyrtarëve, ish-zyrtarëve të lartë publik dhe të zgjedhurve vendor.

Ndërsa politika i ka konsideruar si të ashpra masat “arrest me burg”, kryesisht për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë publik, ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale nuk erdhën si nisma të qeverisë apo grupi deputetësh, por nëpërmjet Gjykatës së Lartë.

Kjo i hapi udhë “bumit të kërkesave” ku vetëm brenda këtij muaji çështja e ish-ministrit Ilir Beqja dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj do shqyrtohen për “ndryshim të masës së sigurisë”, duke iu referuar “precedentit Zeneli”.

Rasti 1

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

E para që përfitoi nga “ndryshimi i praktikës gjyqësore” për caktimin e masave të sigurisë ishte ish-drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj. Me vendim të Gjykatës së Lartë kaloi nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Pozita e saj juridike ndërkohë ishte rënduar.

Ndërsa ndodhej në “arrest shtëpie” për disa akuza si: “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, Karçanajt iu sekuestrua edhe pasuria, por sërish mundi të dalë nga arresti dhe caktohet detyrim paraqitje dy herë në muaj në Prokurorinë Speciale.

Tashmë në vijim edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir BeqaJ, kërkon ndryshimin e masës “arrest me burg”.

Po ashtu edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ish-kreu i IMT-së Mariglen Qato etj, kanë nisur rekurset në Gjykatën e Lartë, ose në Apelin e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke iu referuar vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Precedenti 

Nisma për “ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore për masat e sigurisë” u mor nga vetë kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

“Kryetari i Gjykatës së Lartë, me vendimin e ndërmjetëm të datës 09.03.2026, në kuadër të rolit institucional të Gjykatës së Lartë për garantimin e një praktike gjyqësore të standardizuar, të konsoliduar dhe të qëndrueshme, si dhe në mbështetje të nenit 141 të Kushtetutës, nenit 32 të 2 ligjit nr. 98/2016 dhe nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale (KPP), nisi procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të njësuar me vendimin nr. 7, datë 14.10.2011, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e nismës.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, duke marrë në shqyrtim rastin e Begtash Zenelit, i akuzuar për “prodhim dhe shitje narkotikësh”, (7 koligramë kanabis të gjetura në kotecin e pulave) i cili ndodhej në “arrest shtëpie” dhe prokuroria kërkonte rikthimin në “arrest me burg” e ktheu në precedent për të ndryshuar praktikat gjyqësore në dhënien e masave të sigurisë.

Rasti nuk kaloi gjatë dhe me procedurë të përshpejtuar, në mënyrë unanime më datë 4 të këtij muaji, Kolegjet e Bashkuara vendosën ndryshimet përkatëse, veçanërisht shmangien sa më shumë të masës ekstreme “arrest me burg pa afat”.

Pika 2

Në referim të vendimit, avokatët e të pandehurve, kryesisht të akuzuar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje të pasurisë”, “pastrim parash” apo “shkelje të barazisë në tendera”, edhe pse në mbledhje të dënimeve rrezikojnë nga 7-15 vite burgim, kanë një pikë që mbështesin “ikjen nga burgu”.

“…Rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit nuk nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e krimit ose nga marzhi i dënimit, por nga vlerësimi i ndërthurur i rrezikshmërisë së veçantë të faktit penal, i mënyrës së kryerjes, pasojave të ardhura, i personalitetit të të pandehurit, i sjelljes së tij, si dhe i rrethanave të tjera të rëndësishme dhe të lidhura ndërmjet tyre për rastin konkret”

Pikërisht kjo pikë pritet të shfrytëzohet nga pala mbrojtëse e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë publik, ose të zgjedhur që t’i shmangen arrestit me burg dhe kalimit në një masë më të butë sigurie, si “arrest shtëpie”, “detyrim paraqitje”, apo edhe hetim në gjendje të lirë. “Personaliteti i të pandehurit”, është një tjetër paragraf “sjellja e tij” po ashtu, të cilat konsiderohen si të mjaftueshme ose element ndihmës që “arresti me burg” të jetë gjithnjë e më i largët, për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë publik që sot ndodhen në qeli dhe për të tjerë që mund të jenë të akuzuar në vijim./ Sebi Alla, Faktoje.al

Etiketa: Erion Veliajilir beqajmasa e arrestitsokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik

21:40 : 28/05/2026
Para

Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Durrës, bllokohet trafiku

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom