• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Arrin në 80 numri i viktimave nga zjarri në Havai

14:40 : 12/08/2023
në BOTA

Numri i viktimave nga zjarri vdekjeprurës në Havai ka arritur në 80, ndërsa zyrtarët vazhdojnë të përpiqen të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi atë.

Zjarri që përfshiu Lahainan në ishullin Maui u përhap me një shpejtësi të frikshme dhe shkatërroi qytetin turistik historik.

Numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa ekipet e kërkimit vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënojat e djegura të qytetit, pasi zjarri dogji 1000 ndërtesa dhe la mijëra vetë të pastrehë. Zyrtarët thonë se është fatkeqësia më e rëndë natyrore në historinë e shtetit.

“Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit, 12 viktima të tjera janë konfirmuar sot mes zjarrit aktiv në Lahaina. Kjo e çon numrin e të vdekurve në 67,” thuhet në një deklaratë të qarkut Maui.

Lexo edhe:

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

Guvernatori Josh Green ka paralajmëruar se numri ka të ngjarë të vazhdojë të rritet.

“Pa dyshim do të ketë më shumë viktima. Nuk e dimë se sa do të jetë numri përfundimtar,” tha zoti Green për televizionin CNN, para se numri të arrinte në 80.

Tre ditë pas katastrofës, mbetet e paqartë nëse banorët kishin marrë ndonjë paralajmërim përpara se zjarri të përfshinte shtëpitë e tyre. Ishulli ka sirena alarmi për të paralajmëruar për fatkeqësi natyrore dhe kërcënime të tjera, por ato nuk duket të kenë rënë gjatë zjarrit.

Shefi i zjarrfikësve të qarkut të Mauit, Bradford Ventura tha në një konferencë për shtyp të enjten se shpejtësia e zjarrit e bëri “pothuajse të pamundur” për ekipet e ndërhyrjes së shpejtë që normalisht duhet të japin urdhra evakuimi në kohë reale.

Ai vuri gjithashtu në dukje se shërbimi celular u ndërpre.

Kryetari i bashkisë Richard Bissen tha për emisionin “Today” të televizionit NBC të premten se nuk e dinte nëse ranë sirenat, por tha se zjarri u përhap jashtëzakonisht shpejt.

Katastrofa filloi të shpalosej pak pas mesnatës të së martës kur u njoftua për një zjarr në qytetin Kula, afërsisht 56 km nga Lahaina. Rreth pesë orë më vonë atë mëngjes, energjia u ndërpre në Lahaina, sipas banorëve.

Në përditësimet e postuara në Facebook atë mëngjes, qarku Maui tha se zjarri në Kula kishte shkrumbuar qindra hektarë kullota, por një zjarr i vogël prej 1.2 hektarësh që u shfaq në Lahaina ishte vënë nën kontroll.

Por atë pasdite, situata u bërë më e rëndë, kur zjarri në Lahaina mori vrull. Disa banorë filluan të evakuohen. Në orët në vijim, qarku postoi një seri urdhrash evakuimi në Facebook ndërsa zjarri u përhap në qytet. Disa dëshmitarë thanë se nuk ishin paralajmëruar në kohë dhe përshkruan tmerrin e tyre kur flakët përpinë Lahaina brenda disa minutash.

Disa njerëz u detyruan të hidheshin në Oqeanin Paqësor për të shpëtuar. Evakuimi i Lahainas u ndërlikua nga vendndodhja e saj mes bregdetit dhe kodrave, që do të thotë se në rastin më të mirë kishte vetëm dy rrugëdalje, tha Andrew Rumbach, një specialist për klimën dhe komunitetet në Institutin Urban në Uashington.

“Ky është një skenar tmerri, tha Rumbach, një ish-profesor i planifikimit urban në Universitetin e Havait. Një zjarr i shpejtë në një vend me popullsi të dendur me komunikim të vështirë, dhe jo shumë alternativa për sa u përket evakuimeve.”

Ishulli ka gjashtë streha në funksionim për të zhvendosurit dhe zyrtarët thanë se po hartojnë për strehim në hotele dhe objekte turistike.

Rreth 12,400 shtëpi dhe biznese ishin pa energji të premten, sipas qarkut të Mauit./voa

Etiketa: hawaivdekjezjarr

Lajme të lidhura

BOTA

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

E trishtë! Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

10:36 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026
Para

Digjet Benz-i në rrugën e Lumit të Vlorës

TË GJITHA

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş