• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drita në fund të tunelit, shumë e largët! BE dhe Ballkani Perëndimor, njëzet vjet shpresa dhe ëndrra

08:10 : 16/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Vendet e Ballkanit Perëndimor, që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, kanë mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar me bllokun, shkruajnë udhëheqësit sllovenë, Nataša Pirc Musar, Robert Golob dhe Tanja Fajon.

Nataša Pirc Musar është presidentja e Republikës së Sllovenisë. Robert Golob është kryeministër dhe Tanja Fajon është ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

Më 21 qershor, ishte 20-vjetori i Samitit BE-Ballkan Perëndimor që u organizua në Selanik të Greqisë. Në këtë ngjarje historike, Bashkimi Europian dhe vendet anëtare dhe kandidate nga Ballkani Perëndimor, u mblodhën për të diskutuar mbi perspektivat e ardhshme.

BE-ja u zotua për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që vendet e rajonit u zotuan për vlerat e përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, solidaritetit dhe ekonomisë së tregut.

Lexo edhe:

BE-ja shpreh shqetësim për ndalimin e hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

Përfundimet e arritura në Samit mbeten një angazhim i qëndrueshëm për të gjithë ne në BE dhe për Ballkanin Perëndimor.

Sllovenia e vlerëson shumë Samitin, pasi ai dha një shpresë të re për stabilitetin e rajonit, pas disa vitesh luftëra, paqëndrueshmëri politike dhe stanjacion ekonomik, pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Ai i dha jetë një ëndrre të re për një të ardhme europiane, që do të sjellë ndryshime pozitive: rritje të zhvillimit, përmirësim të lidhjeve dhe të kontakteve midis njerëzve.

Në njëzet vitet e fundit, është arritur shumë përmes bashkëpunimit. Ballkani Perëndimor ka rritur nivelin e qëndrueshmërisë. Vendet e rajonit sot gëzojnë një sistem pa viza dhe rajoni ka shënuar përparësi të qëndrueshme ekonomike.

BE-ja, deri tani, është donatori dhe investitori më i madh në rajon.

Sllovenia ka qenë një mbështetëse e fortë e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ne kemi ndihmuar partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor, duke dhënë mbështetjen tonë politike dhe duke mbështetur proceset e lidhura me zgjerimin. Kjo ka qenë politika jonë afatgjatë që nuk do të ndryshojë.

Megjithatë, shumë mundësi janë humbur nga të dyja palët. Duket se entuziazmi fillestar për reformat në Ballkanin Perëndimor ka avulluar pjesërisht gjatë dy dekadave të fundit dhe si rezultat, drita në fund të tunelit për anëtarësimin në BE, duket se është më larg nga sa kishim shpresuar.

Megjithatë, BE-ja ka sfidat e veta dhe zgjerimi nuk ka qenë gjithmonë përparësi. Bashkimi Europian tani është i detyruar të përballet me pasojat e luftës në Ukrainë, gjë që na ka nxitur të rimendojmë qasjen tonë ndaj procesit të zgjerimit të BE-së.

Ne besojmë se procesi i zgjerimit është në thelb një zgjedhje strategjike, jo vetëm një ushtrim teknik. Megjithatë, zgjerimi i mëtejshëm duhet të ndjekë vizionin themelor të procesit të integrimit europian, i cili mbështetet në solidaritetin dhe përparimin e vendeve kandidate. Nevojiten vendime të guximshme politike.

Mesazhet tona për rajonin, Europën dhe botën, janë të qarta.

Së pari, theksojmë se BE-ja është një zgjedhje shumë e mirë për rajonin, por u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin për të ardhmen e tyre.

Së dyti, Sllovenia nuk ka interesa egoiste në rajon. Politika jonë udhëhiqet nga solidariteti me vendet dhe njerëzit e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dëshiron atë që njerëzit duan: qëndrueshmërinë dhe sigurinë, si parakusht për zhvillimin dhe përparimin ekonomik.

Vendet e Ballkanit Perëndimor që dëshirojnë të anëtarësohen në BE, kanë dhe do të kenë mbështetjen e Sllovenisë./Monitor

Etiketa: ballkani perendimorBEintegrimi ne BE

Lajme të lidhura

RAJONI

BE-ja shpreh shqetësim për ndalimin e hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi

12:18 : 28/07/2026
BOTA

Tregu i BE-së mbetet i mbyllur për qumështin e Kosovës

16:20 : 26/07/2026
BOTA

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

21:21 : 24/07/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish protestuesit: Flamingot ikën, mbetën vetëm pulat dhe vezët e tyre

13:04 : 24/07/2026
AKTUALITET

Eurodeputetët në protestë, Rama: Nuk kanë lexuar ligjin! Individë me agjendë politike

12:58 : 24/07/2026
BOTA

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

21:41 : 23/07/2026
Para

Mbappe komandon gjithçka në negociata, ja pse luan si “macja me miun” me PSG-në

TË GJITHA

LAJM I FUNDIT/ SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

14:36 : 28/07/2026

Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum

14:30 : 28/07/2026

Nuk ka besë edhe me Arubën apo Vuçiç, e njëkohësisht edhe me shqiptarët!

14:28 : 28/07/2026

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

14:07 : 28/07/2026

Pjesë e grupit që transportonte drogë nga Brazili e Ekuadori, vetëdorëzohet i shumëkërkuari nga SPAK – EMRI

13:58 : 28/07/2026

I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Lushnje 48-vjeçari me dy identitete

13:36 : 28/07/2026

Kur sporti bëhet barrë, ministri bëhet alibia

13:29 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinomeritbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom