Nëse sporti është një barrë për qeverinë shqiptare, atëherë Blendi Gonxhja është samari më i papërshtatshëm mbi të cilin ajo ka zgjedhur ta ngarkojë.
Dhe në fakt kjo nuk është një metaforë, por është shumatorja e nje raporti shumë të deformuar që qeveria shqiptare ka ndërtuar me sportin vit pas viti. Qeverisë i bie ndërmend për sportin kur fitohet ndonjë medalje, kur duhen fotografi me kampionët apo nëse himni kombëtar luhet në ndonjë arenë ndërkombëtare. Në të gjitha rastet e tjera, për sportin flitet me zë të ulët në tryezën qeveritare ose më saktë një kapitull i vogël në buxhete dhe një prapashtesë në strukturën administrative.
Në të vërtetë problemi nuk fillon te Gonxhja, pasi është edhe më i hërshëm, madje që prej ditës së parë të kësaj qeverie, sporti nuk ka qënë kurrë si një politikë kombëtare zhvillimi. Duke lënë mënjanë disa iniciativa individuale, disa investime sporadike apo projekteve të veçuara mungon qartazi filozifia për zhvillimin e sportit. Nuk ka një strategji afatgjatë, e aq më pak vizioni se sporti është një investim në shëndetin publik, në edukim, promovim dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.
Ndaj sot nuk është aspak çudi që sporti dorovitet sa në një ministri në tjetrën, gjithnjë si një prapashtesë në akronim. Dhe për ironi është pikërisht gërma e fundit, ashtu siç edhe rëndësia.
E sikur të mos mjaftonte kjo shkarravinë e radhës në formësimin e qeverisë, në krye të saj është vendosur Gonxhja, lidhja e të cilit me sportin është si ti japësh një majmuni të luajë në piano simfoninë e 9-të. Pa dashur të fyejmë askënd, në hapsëriën publike, marëdhënia e Gonxhes me sportin është e kufizuar me disa komente patetike si tifoz i Ferrarit dhe reagimet emocionale për dështimet e vazhdueshme të Interit.
Gjithësesi këto nuk janë kritere që nënvlerësojnë kapacitetet e tij për të qenë ministër, pasi askush nuk pret që minsiteri shëndetësisë të jetë kirugu më i mirë apo ministri i ekonomisë të fitojë Nobelin, por kur nuk ke një histori në sport, je i detyruar që të paktën ta kompesosh në vizion, me dialog, e nëse je vertetë i aftë dhe me rezultate.
Në fakt asnjë nga këto nuk është, se dita e mirë duket që në mëngjes, por mëngjesi i Gonxhes me sportin nisi i zymtë. I zymtë se nisi me mosbesimin për emërimin e zëvendësminsitrit, i pritur me rezerva të mëdha nga komuniteti i sportit(ka zëra që ka shkuar deri në ndërhyrje të mëdha politike, si një njeri i sponsorizuar nga Fatmir Xhafa dhe Erjon Veliaj, krah të cilëve qëndron në fushata elektorale). Dhe pikërisht zëvndësministri mori përsipër manovra në emër të dikasterit, e në vend që të vendoste ura bashëpunimi, u rrit pakënaqësia dhe u thellua hendeku. Federatat kërkonin rritje të buxheteve dhe mbështetje më serioze. Përgjigjja ishte burokracia.
Por kjo ka pak rëndësi, sepse ajo që nuk funksionon është e tërë marrëdhënia institucionale. Nëse Komiteti Olimpik Kombëtar kërkonte bashkëpunim institucional, Ministria u deklarua e padisponueshme. Për kronikë, Ministri Gonxhe që nga momenti që ka marr detyrën, nuk ka shkelur kurrë në këtë institucion, që për nga hierarkia është më i larti në vend. Dhe vizitat kanw qenw me frekuente një godinë më poshtë, te FSHF, me qoka të motivuara politikisht.
Shqipëria përgjatë vitit 2026 mirëpriti shumë ngjarje të mëdha sportive, por si për çudi ministri i linjës pothuaj nuk ka qenë në asnjë prej tyre. Sporti ka kerkuar praninë e ministrit, por ai u bë pothuajse i padukshëm.
Për gati një vit, mungesa e tij në aktivitetet madhore sportive u kthye në temë diskutimi mes drejtuesve të federatave. Dhe kur u shfaq, shpesh la përshtypjen se kishte ardhur për detyrim institucional dhe jo nga bindja se sporti meritonte vëmendje.
Për t’u kthyer te prania e shtetit, ka një episod epik, që përmbledh të tërë këtë analizë.
Gjatë Lojërave Olimpike të Solidaritetit Islamik në Arabinë Saudite, aktivitet ku Shqipëria po arrinte një sukses historik me Enkileda Carjën në peshëngritje me 2 medalje argjendi dhe disa rekorde botërore dhe europoiane, ministri që ndodhej njëherësh me një taborë nga stafi i tij, nuk e gjeti kohën për qenë I pranishëm, me justifikimin se ishte I pranishëm në një konferencë për turizmin, harxhoi orë të tëra vetëm për një foto me një karagjoz të tik tokut.
Mjafton të ndjekësh profilin zyrtar të ministrit dhe pikërisht në atë ditë kur Enkileda Carja shkëlqente, është publikuar foto me personazhin e tik tok, me shpresën se po promovojmë Shqipërinë turistike.
Por të mos e shpërqendrojmë vëmendjen dhe të kthehemi te halli i vërtetë, halli I sportit. Procesi i ndryshimit të skemës së shpërblimeve të sportistëve është sa qesharak, po aq edhe i turpshëm. Kalimi pa asnjë kosnultim i kësaj reforme, ku pjesë e mënxyrës ishte zëvendëmistri që e hedhin dhe e presin socialistët me radhë, ndryshoi barazinë, vlerësimin e drejtë dhe kontributin e kampionëve. Në administrimin publik, perceptimi se disa sporte favorizohen ndërsa të tjerat mbeten në hije është një dështim politik, edhe kur qëllimi mund të ketë qenë krejt tjetër. Ndërkohë kjo është një kosto që nuk e paguan as Gonxhja dhe as zëvendësministri i tij, por është një kusur më shumë në shumatoren e përgjithshme të llogarisë së qeverisë.
Dhe që kjo është qeveria e premtimeve të pambajtura, Gonxhja vuri markën. Në ceremoninë e e përcjelljes së ekipit olimpik në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina, një moment që duhej të ishte krenaria kombëtare, u shoqërua me një kontrast të fortë me fjalëve dhe realitetit.
Ndërsa ekipi olimpik nisej drejt Olimpiadës historike, me pjesëmarrjen me 4 sportistë, qeveria që prezantohej nga ministri përkatës, bëri një premtim solemn: I premtoj Fidelit, tha Gonxhja se që nga ky moment buxhetet e sportit vetëm do të rriten. Premtimi tingëlloi shumë i fortë në sallë, por jo për të gjithë, pasi të gjithë ishin të qartë që delegacioni po nisej me bukë me vete, sepse buxhetet ishin qesharake.
Dhe kur tanimë kanë kaluar më shumë se 6 muaj, premtimi i Gonxhes është tretur si bora e parë dhe sporti me apo pa Gonxhen është edhe më I varfër.
Politika nuk mund të gjykohet nga duartrokitjet e momentit. Gjykohet nga bilanci.Dhe bilanci është i qartë: Sporti nuk fitoi status më të lartë. Nuk fitoi një rritje domethënëse të financimit. Nuk fitoi reforma që ta nxirrnin nga periferia. Por një gjë është e sigurt, është më I varfër se më parë.
Dhe në fund, pyetja nuk është nëse Blendi Gonxhja e do sportin. Padyshim kjo është krejtësisht dytësore në këtë retorikë. Pyetja është nëse ai arriti ta bëjë sportin prioritet për qeverinë? Përgjigj është e prerë: jo!
Gonxhja nuk është zëri I sportit në qeveri, ai mund të jetë vetëm administratori i heshtjes së tij./ Boldnews.al














