• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në një ditë, SPAK “rreh” Ahmetajn, Rrajat rrahin qytetarët

10:02 : 12/07/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Më 7 korrik dy ishin ngjarje të rëndësishme. Teksa njëra ndodhi dhe po shihej publikisht, tjetra po ndodhte, ndoshta për të mbuluar atë që ndodhi… Video e dhunës së fisit Rraja nga Nikla e Fushë-Krujës ndaj dy qytetarëve të pambrojtur ishte tema e ditës dhe shfryrja publike se krim-pushteti nuk po njihte më limit. Djali, vëllezërit dhe nipërit e deputetit socialist, Rrahman Rraja, filmuan veten teksa maskronin me shkopinj bejzbolli dhe qyta pistolete dy kushërinjë Jashar dhe Bilbil Maja që ishin ankuar se gurorja e Rrajave po u prishte banesat nga shpërthimi i ekplozivëve.

Dhunë e pushtetit me një film që tregonte se ishin aq të paprekshëm dhe që mbroheshin nga policia dhe qeverisja, saqë filmonin veten teksa rrihnin qytetarët. Lideri i madh, kryeministri Edi Rama, ndodhej për vizitë nëpër ballkan, në turin e tij për të folur për paqe, demokraci dhe mirëqenie kudo në botë. Ai u trazua jo pak kur si mjeshtër i rrjeteve sociale pa sesi qytetarët këtë herë ishin fort të revoltuar. Veprimi që bëri ishte shkarkimi i Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe urdhërimi që edhe deputeti Rrahman Rraja të jepte dorëheqjen, duke i servur një mesazh të gatshëm që gjithsesi nuk ishte hartuar aq bukur nga të përhershmit që vijnë nga zyra e “FUG(K)SAVE”-ve të tij.

As kaq nuk mjaftonte. Skandali duhet mbyllur me skandal, njësoj si plumbi që del me plumb. Kush më mirë se një “institucion i pavarur” në letra mund të shërbejë si dorë që tërheq kryeministrin nga një hendek jo i vogël? SPAK-u e vërtetoi edhe një herë si shumë herë që të tregon ligjin atëherë kur duhet të mbyllet një gjurulldi. Vetëm Ai, “i madhi lider” të mos ndihet keq.

Po më datë 7 korrik, kur njerëzia shihte pafund rrahjet e Rrajave të Rilindjes së Ramës, kreu i SPAK firmosi kërkesë-arrestin për ish-zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, aktualisht deputet. Ka mjaftuar ky lajm i madh që të zbehë ca dajakun e Rrajave të Rilindjes. Në një lloj forme SPAK-u e “rrahu mirë” Ahmetajn, duke e kthyer nga një “tigër” në një shtëpiake mjaullinëse.

Lexo edhe:

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

Mbi Ahmetajn rëndojnë tre akuza. Ai tre javë më parë u mor në pyetje nga SPAK dhe për të thuhej se po beheshin gati prangat, vetëm koha pritej. Disa e mendonin se do e nisnin me të në shtator pasi të kalonin këto muaj vere, por koha u përshpejtua. Bash e më 7 korrik u shfaqën dy filma të frikshëm. I pari u “shijua” nga publiku teksa Rrajat ishin protagonistë, ndërsa “filmi” i dytë duket se më parë u shijua nga “udhëheqja” dhe më pas t’i jepet publikut për të bërë komentet. “Si e hengri Ahmetaj; çfarë do ndodhë me të; si do ja heqin imunitetin; çfarë do deklarojë për të “lideri i madh”; tek cila qeli do e dërgojnë”?-këto e shumë të tjera janë pyetjet e publikut që duket i shashtisur, sikur e ka goditur huri i Rrajave.

Ama ka ende kohë për skandale të tjera që do mbulohen nga “drejtësia e pavarur” e cila tashmë ka një qëllim patriotik për tu shkrirë në një strukturë propagandistike e cila lëmon “liderin global”. Po ashtu publiku me barkun bosh, do ngopet me patetizmat e majës së qeverisë teksa do të shtojnë dozën se janë aq qelibar saqë po dorëzojnë të vetët në burg. “Kushdo që ka ngrënë dardha pas kurrizit tim le të përgjigjet”-tha Rama disa muaj më parë. Tashmë lista është me ata që kanë ngrënë “gorrica”, pasi dardha e madhe është në dorën dhe gojën e tjetërkujt. Një i madh, shumë i madh…! Rrajat në një lloj forme me hurin e “drejtësisë së re” rrahën pa dashje edhe ish-zëvendëskryeministrin.

Etiketa: arben ahmetajdhuneFushe Krujekorrupsion pasivpastrim parashRilindjeRrahman Rrajaspakurdher-arresti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025
AKTUALITET

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

13:06 : 09/10/2025
AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
Para

Von der Leyen: Ekziston një plan për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë

TË GJITHA

Rënia e avionit të Azerbajxhanit në 2024, Putin: Mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse

17:58 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com